BREAKING NEWS

Situata e COVID-19 në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e mirë, ja sa raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit (Harta e shpërndarjes)

Situata e COVID-19 në vendin tonë, Ministria e
x
BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Sport

Bërdariç i vë kushte Vllaznisë, në Vlorë kërkohet ndëshkim për fajtorët e shkatërrimit të Flamurtarit

Bërdariç i vë kushte Vllaznisë, në Vlorë

Në Vlorë janë duke “qarë” rënien e Flamurtarit në kategorinë më inferiore por edhe në të njëjtën kohë janë rebeluar dhe duan që përgjegjësit të ndëshkohen. Gishti është adresuar tek zyrtarët e rëndësishëm të klubit dhe tek bashkia, që shihen përgjegjës për këtë situatë katastrofike. Kryetari i Bashkisë Dritan Leli dhe administratori i klubit, Sinan Idrizi, janë në shënjestër nga tifozeria vlonjate, që i sheh përgjegjës për katandisjen e klubit në këtë derexhe. Nga ana tjetër, në Shkodër, edhe pse fituan kupën dhe do të luajnë në Europë, zien nga brenda vala e pakënaqësisë. Kjo pakënaqësi nis nga stafi e trajneri Tomas Bërdariç, ku pretendohet se kanë muaj pa u paguar dhe tekniku nuk pranon të rinovojë pa u zgjidhur më parë pjesa financiare që ai e pretendon sipas kontratës. Edhe në Shkodër ka krizë, por jo në atë nivel sikurse në Vlorë, ku një prej emrave të mëdhenj të futbollit shqiptar, Flamurtari i madh që ka eliminuar Partizanin e Beogradit dhe është përballur në 4 ndeshje me Barcelonën e madhe, tani do të luajë në kategorinë më të ulët.

Bërdariç i nxjerr pengesa Vllaznisë

Thomas Bërdariç pret ende të bisedojë konkretisht me Vllazninë për të ardhmen e tij, pasi rinovimi dhe vazhdimësia me shkodranët nuk është aspak e sigurt. Kjo, jo vetëm për ofertat tunduese që ka marrë nga klube të tjera, pro sepse trajneri fillimisht kërkon të likuidohet nga shkodranët të cilët nuk kanë shlyer detyrimet që kanë ndaj tij, si me rroga të prapambetura, ashtu edhe me premio që kanë caktuar për Kupën e Shqipërisë. Gjithçka është konfirmuar sot nga Uliks Kotrri, ish-futbollisti i Vllaznisë i cili ka qenë menaxheri i Bërdariç në këtë vit, pasi ishte ai që e afroi pranë kuqebluve. Kotrri ka treguar në “Dribling” se Vllaznia vazhdonte të ishte në krye të listës së preferencave të gjermanit, por edhe klubi duhet të bënte hapa para për të treguar se e dëshironte me të vërtetë teknikun. “Janë disa kërkesa që i kanë ardhur trajnerit. Vllaznia është në krye për trajnerin, pret që të mbyllë kontratën e vjetër. Ai ka pa marrë 2 paga dhe shpërblimin e Kupës. Kam folur me Xhaferin. Nesër ose pasnesër do ulemi dhe flasim për të ardhmen e trajnerit. Bërdariçit i pëlqen Shkodra dhe tifozët për të vazhduar kontratën. Në gjithë botën fillimisht zgjidhet trajneri, me pas stafi i tij. Trajneri kërkon rritje rroge dhe e meriton. Nuk po kërkon lekë nga xhepi i askujt, por që i ka fituar vetë”, shpjegoi Kotrri situatën aktuale me teknikun gjerman.

Flamurtari në inferiore, kërkohet ndëshkim për fajtorët

Vlonjatët ranë në Kategorinë e Dytë pasi u mposhtën me penallti nga Tërbuni. Kështu, një ekip me shume traditë si kuqezinjtë tashmë kur kanë prekur fundin, do të provojnë për herë të parë nivelet më të ulëta të futbollit shqiptar. Sigurisht, reagimet për Flamurtarin ishin të shumta, teksa secili mundohej të gjente fajtorin për këtë dramë. Një nga ish-futbollistët e shquar të Flamurtarit, por edhe Shqipërisë, Ervin Fakaj nëpërmjet rrjeteve sociale ka identifikuar fajtorët e tij. Fakaj thekson se kryetari i Bashkisë, Dritan Leli, por edhe Sinan Idrizi, administratori i klubit, duhet të shpallen “Non Grata” në Vlorë.