BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Sport

Bërdariç u jep garanci tifozëve të Vllaznisë: Kupa e Shqipërisë vjen sot në Shkodër

Bërdariç u jep garanci tifozëve të Vllaznisë: Kupa e

Vllaznia dhe Skënderbeu do të përplasen sot në mbrëmje në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë, takim që do të luhet në stadiumin “Air Albania, duke nisur prej orës 19:00. Natyrisht që shkodranët shihen favoritë, por nuk do ta kenë të lehtë, pasi ecuria e javëve të fundit e Skënderbeut ka qenë mbresëlënëse, aq sa korçarët siguruan mbijetesën në Superiore pa shkuar fare në “play-out”, duke tejkaluar parashikimet. Në prag të këtij dueli, kanë folur të dy trajnerët respektivë, Bërdariç i Vllaznisë dhe Memelli i Skënderbeut, duke përmendur emrat e qyteteve nga vijnë skuadrat e tyre si pritës të trofeut të kupës. Pra ka emocione dhe entuziazëm, por pritet të shihet se cila skuadër është përgatitur më mirë.

Bërdariç e merr seriozisht Skënderbeun

Pasi i iku kampionati nga duart vetëm për shkak të golavarazhit, Vllaznia do të provojë të mbyllë me trofe sezonin, sepse do të përballet me Skënderbeun në finalen e Kupës së Shqipërisë, e planifikuar për të hënën në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania” të kryeqytetit. Shkodranët kanë dhuruar një futboll mjaft të bukur këtë sezon dhe janë gati të hapin shampanjën e festës në finale, ndërsa trajneri Bërdariç doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku vlerësoi skuadrën e tij dhe bëri thirrje për përqendrim maksimal. “Fakti që do të luajmë finalen e Kupës së Shqipërisë, është një pikë maksimale për lojtarët tanë, që duhet thënë se kanë bërë një sezon mjaft të mirë. Duhet ta marrim Skënderbeun shumë seriozisht, pasi edhe ata kanë dhuruar performanca pozitive dhe qëndruan në Superiore. Ne e dimë që duhet të jemi në maksimumin tonë për të fituar ndeshjen nesër. Fitimi i Kupës është i rëndësishëm për mua dhe skuadrën, pasi është speciale ta mbyllësh sezonin me trofe. Jemi të bindur për ta fituar këtë ndeshje”, u shpreh trajneri gjerman. Kohët e fundit në media është raportuar se për trajnerin e shkodranëve ka shfaqur interes Tirana, e cila i ka ofruar pankinën për sezonin e ri, por vetë Bërdariç mohon këto zëra dhe i quan të pavërteta. “Jo, nuk kam dijeni. Dikush mund të ketë shpërndarë një thashethem apo fjalë, pasi e dimë që është fundi i sezonit dhe po tentohet të merren lojtarë apo trajnerë. Dikush mund të mendojë për mua, por askush nuk ka folur me mua”, tha Bërdariç.

Presioni i finales

Presioni në këtë finale pritet të bjerë mbi klubin kuqeblu, që duhet të fitojë për të mbyllur sezonin me trofe, pasi korçarët e kanë arritur objektivin e tyre, mbijetesën, megjithatë Bërdariç nuk fshihet dhe shprehet i bindur që Kupa do të udhëtojë drejt Shkodrës. “Më pëlqen presioni, pasi duhet të jesh i kujdesshëm. Ne kemi strategjinë tonë, kemi stilin tonë të lojës dhe duhet të shijojmë ndeshjen, të jemi të uritur, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të fituar finalen nesër. Jam i bindur që trofeu i Kupës do të vijë në Shkodër”, deklaroi trajneri i kuqebluve. Sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferri është shumë pranë blerjes së aksioneve të klubit shkodran dhe ka deklaruar se do të mbajë gjatë Bërdariçin te kuqeblutë, ndërsa vetë trajneri pranon se e ardhmja do të diskutohet pas finales së Kupës. “E ardhmja ime nuk varet nga ndeshja e Kupës, por është një finale dhe duam ta fitojmë, për të treguar që jemi më të mirë se Skënderbeu dhe për të mbyllur në mënyrën më të mirë këtë sezon. Pres që fillimisht sponsori Xhaferri të marrë drejtimin e klubit dhe më pas do të ulemi të diskutojmë, por për momentin jam i përqendruar vetëm te finalja e Kupës”, tha Bërdariç. FSHF-ja dhe drejtues të dy klubeve kanë bërë apel te autoritetet shëndetësore, që të hapen dyert e “Air Albanias” për një numër të kufizuar tifozësh në finale, teksa këtë thirrje e përsërit edhe Bërdariç, i cili thotë se e pret një surprizë në këtë aspekt deri nesër. “Është zhgënjyese që nuk do të ketë asnjë tifoz, pasi të dy ekipet e meritojnë ta luajnë këtë finale me publik. Kam parë shumë ngjarje ku ka grumbullim masiv njerëzish dhe nuk e kuptoj si nuk lejohen tifozët në një finale, ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Shpresoj ta mendojnë edhe njëherë dhe të na bëjnë një surprizë nesër”, u shpreh gjermano-kroati Brdariç.