Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Bëri 300 mln euro shpenzime, Reali ka tani një listë largimesh me 17 emra

Postuar: 14/06/2019 - 07:28

Reali i Madridit është shndërruar në një kantier të madh, ku trajneri Zinedin Zidane po bën çmos që të formatojë një grup të së ardhmes, duke hequr nga barra e përgjegjësisë një pjesë të titullarëve veteranë, të cilëve u është lënë e hapur rruga e largimit, si dhe duke afruar lojtarë të rinj, deri dje “të panjohur” në treg, por që kanë një rritje të pabesueshme të performancës dhe klubi “Los Blancos” ka shpenzuar kohët e fundit gati 300 mln euro për afrimin e disa prej kualiteteve të rinj më të mirë në botë. Afrimi i këtyre të rinjve të shkëlqyer i hap rrugën klubit të shesë lojtarët e vjetër apo dhe ata që nuk janë në planet e trajnerit Zidane, duke bërë kështu që të krijohet ideja e plotë e një Realit të formatuar nga e para, një Reali të ri dhe një skuadër të së ardhmes. Sikurse raportojnë mediat spanjolle, Reali i Madridit është klubi më aktiv në merkaton e kësaj vere. Afrimet e Rodrigo, Eder Militao, Joviç, Hazard dhe Mendi kapin shifrën e 300 milionë eurove shpenzime, por “Los Blancos” nuk do të ndalen me kaq pasi do të afrojnë të tjerë lojtarë që pritet të vihen në dispozicion të trajnerit Zidane. Megjithatë më parë Reali duhet të shesë dhe te “Los Blancos” kanë nisur fushatën e spastrimeve. Janë plot 17 lojtarë që me shumë gjasa do të largohen nga klubi “merengues” që në këtë merkato pritet të bëjë një revolucion të vërtetë. Në radhë për t’u larguar qëndrojnë Hames Rodriguez, Gareth Bale, Mateo Kovaçiç dhe Marcelo. Janë me valixhe në duar edhe Lukas Vaskez, Mariano Diaz, Kejlor Navas, Dani Keballos, Marko Llorente, Naço Fernandez, Jesus Vallejo, Teo Hernandez, Borja Majoral, Raul de Tomas, Luka Zidane, Luka Silva ndërsa në dyshim të madh është edhe e ardhmja e Iskos që vështirë se do të qëndrojë. Të konfirmuar nga skuadra aktuale janë Kurtuas, Odriozola, Karvajal, Ramos, Varane, Regulion, Modriç, Kros, Kasemiro, Brahim Diaz, Karim Benzema, Vinicius Jr. dhe Marko Asensio edhe pse ky i fundit ka oferta dhe mund të vendosë të largohet. Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse Reali e ka seriozisht këtë listë, pra emrat e 17 lojtarëve që planifikohen të largohen. Nëse ky përbën një projekt të klubit, atëherë mund të konstatohet qartë se Zidane dhe presidenti Perez kanë në plan të formatojnë thuajse nga fillimi një Real të së ardhmes, bazuar në lojtarët e rinj dhe që kanë premisa të jenë shpejt grupi më i ri dominues në botë në rang klubesh. Është fakt evident që disa lojtarë e kanë shprehur vetë dëshirën për largim, midis të cilëve edhe Gareth Bejl, i cili nuk gëzon më as mbështetjen e trajnerit Zinedin Zidane e as të presidentit Florentino Perez. Në dyshim është dhe ai që deri dje ishte i paprekshëm, Marcelo, së bashku me mbrojtësin Serxhio Ramos, megjithëse ky i fundit arriti një akord paraprak për zgjatjen e kontratës me “Los Blancos”. 

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/11/2019 - 19:21

UEFA ka bërë  zyrtare edhe vendin ku do të luhet ndeshja e 17 nëntorit, mes Shqipërisë dhe Francës.

Postuar: 11/11/2019 - 16:29

Një gol spektakolar është shënuar në kampionatin Irlandez të futbollit.

Postuar: 11/11/2019 - 16:23

Franca ka humbur një lojtar të rëndësishëm për sfidën ndaj Moldavisë dhe Shqipërisë.

Postuar: 11/11/2019 - 08:17

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është përballur me një të papritur gjatë ndeshjes kundër Milanit

Postuar: 11/11/2019 - 07:24

Futbollisti që është prekur së fundmi nga fenomeni i racizmit, është sulmuesi brazilian Taison, i

Postuar: 10/11/2019 - 22:10

Dy fitore në po kaq ndeshje.