BREAKING NEWS

Nuk përmbahet Meta, i përvishet keq gazetarëve/ Presidenca njofton konferencë të jashtëzakonshme: Fakte të reja tronditëse. NUK KENI PARË GJË AKOMA!

Nuk përmbahet Meta, i përvishet keq gazetarëve/ Presidenca
x

Sport

Berisha surprizohet në Bergamo nga tifozët e Atalantës, Hysaj shënjestrohet si dështak

Berisha surprizohet në Bergamo nga tifozët e Atalantës, Hysaj

Lojtarët e përfaqësueses kuqezi po kalojnë një moment të mirë, jo të gjithë sigurisht, por ata që aktivizohen me Kombëtaren janë në pozita të mira me skuadrat e tyre në Europë. Padyshim, vëmendjen kryesore e marrin ata që luajnë në Itali, në Serinë A dhe në serinë B, lojtarë që përbëjnë bërthamën e skuadrës përfaqësuese. Dy ditët e fundit vëmendjen e kanë marrë portieri Etrit Berisha, titullar në Kombëtare, si dhe mbrojtësi Elseid Hysaj, kapiten i kuqezinjve. I pari vjen pas një fitoreje domethënëse të SPAL kundër Atalantës, pra kundër ish-skuadrës së portierit shqiptar, ndërsa Hysaj vijon të jetë në shënjestër të kritikave, sidomos pas duelit të fundit të Napolit me Lacion, ku ai mori kartonë të verdhë, shkaktoi penallti dhe pavarësisht se Napoli fitoi, Hysaj dëshmoi se i duhet ende shumë punë për të kapur maksimumin e tij në fushën e lojës. Edhe pse Gatuzo ka vijuar t’i besojë, Hysaj është ende larg pritshmërive dhe mediat italiane evidentojnë faktin se ai është në shumë momente vendimtare për grupin “out”, pa pasur ndikim pozitiv në formacion.

Atalanta e priti mirë, Berisha surprizon me një fanse të vogël

Mbrëmjen e të hënës, skuadra e SPAL-it ku aktivizohet portieri Etrit Berisha udhëtoi për në Bergamo, ku sfidoi Atalantën. Një ndeshje e cila ishte e veçantë për gardianin e Kombëtares shqiptare duke qenë se më parë ai ka mbrojtur ngjyrat e Atalantës. Referuar edhe asaj që shkruajnë mediumet sportive italiane, në fund të 90 minutave, SPAL, falë edhe aftësive të Berishës ia doli të merrte tre pikët në transfertë duke u përmirësuar në tabelën e klasifikimit, teksa objektivi i tyre është mbijetesa. Mirëpo, përtej ndeshjes dhe fitores, Berisha është emocionuar nga pankarta e një vajze të vogël në stadium. Në atë pankartë ishte një vizatim i cili tregonte portierin me fanellën e SPAL, i kapur prej dore nga vajza e vogël. Këtë episod Berisha ka vendosur ta ndajë në llogarinë e tij në Instagram ndërsa i dedikoi edhe një shkrim. “Kam zgjedhur këtë foto për të treguar si ishte ndeshja e djeshme. Përtej luftës dhe fitores që ishte shumë e rëndësishme për ne, dua të falënderoj Antia. Një tifoze e vogël dhe të gjithë ju në stadium që më keni bërë të ndihem i emocionuar”, ishin fjalët e Berishës në postimin e tij. Kjo ishte edhe një formë e tifozerisë së Atalantës për të treguar se nuk e kanë harruar vitet që portieri shqiptar ka qenë pjesë e tyre.

Hysaj sërish në “gijotinë”, mediat italiane e quajnë dështim

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj, ka zhvilluar një nga ndeshjet më të dobëta të tij me fanellën e Napolit mbrëmjen e djeshme ndaj Lacios. Edhe pse ekipi i tij arriti të fitonte minimalisht ndeshjen, mbrojtësi nuk ka shpëtuar nga kritikat e gjithë opinionit sportiv në Itali. Dy kartonë të verdhë pas vetëm 19 minutash lojë dhe një penallti e shkaktuar ishin të vetmet shenja, që shkodrani la ndeshjen e mbrëmshme. Megjithatë, kishte edhe nga ata që mendonin se vendimet ndaj 25-vjeçarit ishin të dyshimta. Për të mbyllur gjithë polemikat e pasndeshjes mendon një nga personat më me eksperiencë në arbitrimin italian dhe jo vetëm, Ticiano Pieri.

Ish-arbitri shprehet se të dy kartonët e verdhë dhe penalltia në dëm të Hysajt ishin absolutisht të drejtë. Gjithashtu shprehet se penalltia e humbur më pas nga Imobile, duhet të përsëritej, edhe nëse shënohej gol sepse sulmuesi e preku topin me të dyja këmbët. “Të dy kartonët e verdhë ndaj Hysaj dhe akordimi i penalltisë janë absolutisht të drejtë. Gjithashtu, dua të shtoj se penalltia e goditur nga Imobile duhet të përsëritej edhe nëse shënohej gol sepse ai e preku topin me të dyja këmbët, fillimisht me të djathtën e më pas me të majtën, diçka që është e parregullt”, deklaroi Pieri për mediat italiane. Pra Hysaj ka probleme, por çuditërisht Gatuzo i beson atij dhe me Hysajn në formacion janë marrë rezultate të mira, pavarësisht se performanca e shqiptarit lë për të dëshiruar.