BREAKING NEWS

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, identifikohet pronari i restorantit, policia e shpall në kërkim

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për
x
BREAKING NEWS

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim
x
BREAKING NEWS

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha
x
BREAKING NEWS

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, meteorologu Hakil Osmani parashikon si do të jetë moti në gusht, surprizat që na presin javën e ardhshme dhe kthesa e madh pas datës 15

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, meteorologu Hakil Osmani parashikon si do
x
BREAKING NEWS

“Ma tregoi Fatos Nano në burg”, Idajet Beqiri plas ‘bombën’ për Ilir Metën

“Ma tregoi Fatos Nano në burg”, Idajet Beqiri plas
x

Sport

Besar Sulaj: Një medalje europiane dua këtë vit, boksi shqiptar ka bërë progres

Besar Sulaj: Një medalje europiane dua këtë vit, boksi shqiptar

Boksi është një disiplinë sportive që u shkon fort shqiptarëve, qoftë për natyrën e tyre individualiste, por edhe temperamentin e spikatur. Ky sport burrëror kërkon përgatitje të lartë fizike dhe psikologjike dhe shqiptarët gjatë këtyre kohëve, brenda e jashtë vendit, kanë lënë gjurmë në ringjet e mëdha, duke shpalosur talentin e tyre. Në radhët e klubit të Tiranës militon aktualisht edhe një djalosh me cilësi të spikatura në boks, Besar Sulaj, i cili, si shumë të rinj që e ushtrojnë këtë sport dëshiron të lerë gjurmë dhe të korrë sukses ndërkombëtar. Ndryshe nga të tjerët Sulaj qëndron me këmbë në tokë, i ndërgjegjshëm se rivaliteti është i madh, por ndeshjet që ka zhvilluar deri tani e bindin se mund të japë më shumë dhe mund të arrijë nivele akoma më të larta. 20-vjeçari dha një intervistë për gazetën “SOT”, ku shpalos objektivat e tij, punën përgatitore dhe natyrisht ambicien për një trofe europian.

Besar Sulaj: Një medalje europiane dua këtë vit, boksi shqiptar

Kush është Besar Sulaj?

Datëlindja: 8 janar 2001

Vendlindja: Tiranë

Klubi: Tirana Boks

Trajneri: Renato Kurti

Pesha: 80 kg (gjysmë e rëndë)

Bilanci: 30 ndeshje (27 fitore, 3 humbje)

Besar Sulaj: Një medalje europiane dua këtë vit, boksi shqiptar

- Çfarë ju ka shtyrë të merreshit me boks? Ndërmjet shumë disiplinave sportive, si ka mundësi që përfunduat në sportin e ringut?

- Unë që i vogël vija i shëndetshëm, desha të them i fuqishëm, dhe marrja me sport ishte e natyrshme, për më tepër që më pëlqente sporti. Në fillim jam lidhur me futbollin, por ndodhi që pashë një video të një boksieri që më pas u bë idhulli im, Roi Xhons Xhunior, e që nga ai moment iu futa boksit. Kisha edhe parametra të mira fizikë për të qenë një boksier dhe kështu e nisa karrierën në boks që në moshë të vogël. Shkova u regjistrova tek Tirana dhe brenda 5-6 muajsh dola kampion  për moshën U-14. Kjo ndodhi në vitin 2015, e që nga ai moment nuk i jam ndarë boksit, duke u përmirësuar dhe duke ëndërruar gjithnjë më të mirën. Kam dalë katër herë kampion i Shqipërisë me grupmoshat, fillimisht me U-14, më pas me U-16, më tej me U-18 e së fundmi edhe në elitë. Kur garon në elitë (+18 vjeç), duelet zhvillohen pa kokore dhe kjo e shton adrenalinën e boksimit, e bën atë jo vetëm interesant, por emocionues dhe spektakolar.

- Po thoni që është më mirë të boksosh pa mbrojtëse, apo jo?

- Po, sigurisht që po. Kuptohet, pa kokore ka dëmtime, ka dhe rreziqe, por ka më shumë adrenalinë si sport, të kërkon të përgatitesh më shumë dhe njëherësh të jesh më i vëmendshëm. Pa kokore boksi bëhet më i vrullshëm, më profesionist.

- Cila është ambicia juaj e radhës? Po në planin afatgjatë?

- Synoj që këtë vit të marr pjesë në Lojërat Europiane, ku do të garoj me U-22. Kuptohet, qëllimi është të marr medalje të artë në këtë aktivitet, do të ishte diçka e bukur në këtë moment të karrierës time. Në planin afatgjatë ambicia është të garoj me të rriturit në Lojërat Europiane, pra të dal kampion i Europës, një tjetër aktivitet i rëndësishëm janë Lojërat Olimpike Europiane. Mos mendoni se unë “fluturoj”. Unë e njoh vështirësinë e këtij sporti dhe nuk nxitohem të bëj deklarata. Ky sport ka shumë rivalitet, por unë dua t’i ngjis shkallët një e nga një, por në mënyrë të sigurt.

- Cili është aktiviteti më i rëndësishëm ku ke marrë pjesë?

- Në garat kombëtare kam marrë pjesë në të gjitha, jam pak a shumë i afirmuar, por rëndësi për një boksier kanë garat ndërkombëtare. Aktiviteti më i rëndësishëm ku kam marrë pjesë është turneu ndërkombëtar që u zhvillua në Udine, e në grupin tonë ishte Polonia, Irlanda, Italia dhe Shqipëria, të cilën e përfaqësova unë. Atje fitova një ndeshje të madhe me polakun. Aktiviteti organizohej nga federate europiane dhe ajo italiane, prandaj kishte rëndësi dhe kuptohet niveli i performancës ishte i lartë.

- Çfarë mendimi keni për boksin shqiptar, këtu brenda Shqipërisë?

- Boksi shqiptar është në progres, është diçka që duket dhe preket. Unë jam pjesë e klubit të Tiranës dhe klubi na ka mbështetur. Kemi pasur mbështetjen e drejtoreshës Debora Keçi dhe kryetarit të Bashkisë Erjon Veliaj. Kuptohet, rol në këtë mbështetje ka edhe trajneri Renato Kurti. Ne tek Tirana jemi 8 sportistë, boksierë, që mbulojnë të gjitha peshat. Unë vetë garoj në 80 kg, ose siç quhet ndryshe pesha gjysmë e rëndë.

- Keni marrë oferta nga jashtë, për të përfaqësuar ndonjë vend tjetër?

- Ofertat edhe vijnë, kuptohet që interesime ka, por unë e kam bërë një zgjedhje, kam zgjedhur ngjyrat kuqezi. Dikush mund të mendojë se është e lehtë të shkosh të luash për një vend tjetër, por harrojnë se duan 10 vjet të pajisesh me pasaportë, është diçka që nuk ia vlen.

- Pse ju keni zgjedhur Italinë për t’u stërvitur?

 - Unë kisha disa javë në Itali, për qëllime familjare, por e shfrytëzova kohën për t’u stërvitur në Romë.

- A ka diferenca në kushtet stërvitore?

- Jo, edhe ne në Shqipëri kemi kushte të mira në stërvitje, nuk na ka munguar kujdesi. Edhe vendi ynë ka bërë progres e përmirësime në infrastrukturë. Megjithatë, vend për të bërë më shumë ka, mjafton të jetë vullneti. Madje tek ne klubi i Tiranës shpenzon, bashkia gjithashtu, pra paguajnë, kurse në Romë nuk ka pagesa, por atje kanë gjetur zgjidhje nëpërmjet sponsorëve.

- Së fundmi, cila do të jetë gara e radhës e juaja?

- Kampionati Ballkanik do të zhvillohet brenda këtij viti, por edhe turne të tjerë rajonalë do të ketë si në Kroaci etj. Unë do t’i shfrytëzoj këto aktivitete për t’i fituar. E dëshiroj titullin ballkanik prandaj mezi e pres si aktivitet. “Gongu i Artë” është gjithashtu një aktivitet rajonal që dua ta fitoj. Pra do të ketë gara ku unë do të mund të shpalos cilësitë e mia.

 

Besar Sulaj: Një medalje europiane dua këtë vit, boksi shqiptar

Besar Sulaj: Një medalje europiane dua këtë vit, boksi shqiptar