
SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë Toptani përballë Ismail Qemalit

Beteja për paratë, hyrja në Europian na sjell 9.25 milionë euro, ja sa vlen një fitore në grup

Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Shtator 2023

Gjatë kualifikueseve të kampionatit europian nuk ka vetëm një betejë për pjesëmarrjen apo për titullin prestigjioz, por edhe për një shumë të madhe parash në rast kualifikimi dhe ecurie pozitive në grupe dhe më tej.
Në total, për ekipet pjesëmarrëse do të shpërndahen 371 milionë euro, ndërkohë gjatë edicionit të mëparshëm kjo shifër ishte 301 milionë, kurse në krahasim me vitin 2016, kur Shqipëria mori pjesë në Europianin e Francës, kjo shifër është rritur me 23 për qind.
Të gjithë janë kuriozë se sa do të fitojë federata e një shteti për pjesëmarrjen në turneun e vitit të ardhshëm. Shqipëria me pozitat që ka aktualisht dhe duke parë ndeshjet e mbetura në Grupin E, është pranë prerjes së një bilete për në finalet e këtij kompeticioni.
Dhjetë pikë dhe kryesuese në grup, kuqezinjve u mjaftojnë vetëm 5 pikë në tri ndeshjet e mbetura për të parë veten në Gjermani qershorin e ardhshëm, teksa do të përballet me Çekinë në muajin tetor, ndërsa në nëntor dy sfidat e tjera me Moldavinë në transfertë dhe Ishujt Faroe në Tiranë.
Nëse Kombëtarja do të kualifikohet në “Euro 2024”, kjo do t’i sillte Federatës Shqiptare të Futbollit 9.25 milionë euro. Kjo shifër është minimalja dhe e njëjtë për 24 kombëtaret që do të marrin pjesë në grupe. Më tej për itimet nuk ndalen me kaq, pasi për çdo fitore në grup UEFA ka vendosur një bonus prej 1.5 milionë eurosh, ndërsa barazimi vlen 750 mijë euro.
Duke e parë buxhetin e FSHF-së, një pjesëmarrje në Europian do të sillte të ardhura marramendëse në arkat e institucionit të futbollit që mund t’i investojë në të gjithë lëvizjen futbollistike në Shqipëri, nga moshat te të rritur e deri te infrastruktura. Përveç fondeve që merren nga UEFA dhe FIFA, ky do të ishte një bonus i madh për futbollin shqiptar.
Çdo kombëtare që do të kalojë grupet do i sjellë federatës përkatëse 2 milionë euro të ardhura. Ndërkohë 3.25 milionë të tjera do të përfitohen nëse arrin në çerekfinale.
Gjysmëfinalja vlen 5 milionë euro. Sa i përket dy ekipeve që shkojnë në finale, humbësi do të marrë 7 milionë euro, ndërkaq kombëtarja që fiton Europianin Gjermani 2024 do të përfitojë 10 milionë euro. Në total, kampionët që nga fillimi dhe deri në fund të këtij kompeticioni mund të arkëtojnë deri në 34 milion euro.
Më të lexuarat


Rikthimi i madh/ Broja gati për Kombëtaren, ja kur vjen në Shqipëri

Futbolli rikthehet në “shtëpi”, ja ku do të organizohet Euro 2028

Befasuese, Inter Miami pranon se Mesi do ta mbyllë karrierën tek Barcelona

Laçi turpëron Tiranën në kryeqytet, fitorja e kurbinasve vjen nga ish-i bardheblu Josa

Agron Haxhihyseni: Me peshëngritjen s’merrem më kurrë, në Shqipëri federata e shtangës nuk ka integritet

Inter-Benfika/ Ndizet sfida, regjistrohen 2 raste të arta shënimi në pak minuta

Frikë nga tërmeti në Napoli para duelit me Realin, ekspertët kontrollojnë stadiumin

Ibrahimovic feston sot ditëlindjen, ja dhurata me shumën marramendëse që i bëri vetes

Rikthehet Maratona e Tiranës

U zgjodh zv. president i UEFA, flet për herë të parë Armand Duka
