BREAKING NEWS

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK, nëse Kraja nis goditjen e Berishës dhe Metës rrezikohet të ketë destabilitet

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK,
x
BREAKING NEWS

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente sekrete, së shpejti qeveria e Shqipërisë do të ekspozohet

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente
x
BREAKING NEWS

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje atyre që synonin të ma ‘hiqnin kokën’, të përshpejtojnë

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje
x
BREAKING NEWS

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte
x
BREAKING NEWS

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga
x
BREAKING NEWS

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve,
x
BREAKING NEWS

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do
x
BREAKING NEWS

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe
x

Sport

Bie koeficienti i Superiores, futbolli shqiptar në një nivel me Maltën e Ishujt Faroe

Bie koeficienti i Superiores, futbolli shqiptar në një nivel me

Në këtë moment që flasim Shqipëria, kampionati i saj, ndodhet në vendin e 43-të në Europë, pra futbolli shqiptar kuotohet në renditje si vend i 43-të, duke pësuar rënie të ndjeshme krahasuar sidomos me Kosovën që ka bërë progres dhe ndodhet në pozita më të mira, por edhe vendet e rajonit, ndërsa në Ballkan lë pas vetëm Maqedoninë dhe Malin e Zi, skuadrat e të cilave këtë edicion u paraqitën gjithashtu më mirë dhe sezonin e ardhshëm me siguri që do të na kalojnë në klasifikim. Po si ka mundësi që futbolli shqiptar është kaq dobët në Europë, duke u renditur me vende si Malta, Ishujt Faroe apo Lihtenshtejni e Luksemburgu (ky i fundit qëndron shumë më lart, sepse Dudelanzhi, skuadra e këtij vendi ka shkuar vjet deri në fazë grupesh e këtë vit vijon marshimin në Europë)? Për këtë duhet të shohim statistikat e sezoneve të ndryshme të Superiores tonë, konkluzionet për të cilën dalin nga performanca e skuadrave tona në Europë. Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, që janë vende nga rajoni, edhe pse janë poshtë Shqipërisë në renditje, kanë tregues në përmirësim dhe me siguri që vitin tjetër do ta kalojnë. Pra, rënia e futbollit shqiptar në rankimin e UEFA-s është evident në çdo plan, qoftë të ekipeve kombëtare, ashtu dhe të futbollit të klubeve. Edhe në ranglistën e klubeve, bie në sy se Vllaznia ndodhet në vendin e 408-të, Tirana është në vendin e 351-të, Skënderbeu 291-të, e Partizani në vendin e 282-të. Teuta në vendin e 273-të (mori pjesë vjet në Champions League e kaloi një raund). Kukësi ndodhet në vendin e 234-t, e më mirë nga këta paraqitet Laçi, që falë edhe performancës së vjetshme që shkoi deri në raundin e tretë, renditet në vendin e 207-të. Pra asnjë skuadër në 200 vendet e para, diçka, jo pozitive për futbollin e një vendi.

Humbjet financiare, 1 mln euro më pak se një vit më parë

Jo vetëm nga ana e prestigjit, por mungesa e avancimit në kupat e Europës sjell dëme të mëdha për klubet tona, një pjesë e të cilave varen nga prurjet e parave që fitojnë nga pjesëmarrja dhe ecuria në kompeticionet e UEFA-s. Mos kalimi i dy e më shumë tureve sjell pak të ardhura dhe skuadrat tona këtë herë nuk kapërcyen turin e dytë, duke pasur humbje të ndjeshme nga një vit më parë. Viti 2022 mund të konsiderohet si dështim për skuadrat shqiptare në rastin e përfitimeve nga Europa. Katër skuadrat së bashku sivjet kanë grumbulluar pak më shumë se 2 milionë euro. Kështu pjesën e luanit e merr Tirana me 810 mijë euro. Në vendin e dytë Laçi me 550 mijë euro. Vllaznia me 450 mijë dhe Partizani me 250 mijë euro. Saktësisht janë 2060000 euro. Në krahasim me sezonin e shkuar shuma është shumë e ulët dhe ekipet tona kanë humbur një të tretën e parave. Sezonin e shkuar ekipet shqiptare grumbulluan 3060000 ose 1 milion euro më shumë se ky sezon. Një situatë që do të rrudhë në investime skuadrat tona, duke ditur që vjet Teuta grumbulloi 1.11 milionë euro, ndërsa Laçi 850000 euro. Veç humbjeve Shqipëria humbet shumë edhe në koeficient, sepse vetëm Laçi, Vllaznia e Partizani kanë marrë rezultate pozitive.