BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Bie Skënderbeu, Partizani rimerr kreun e Superiores

Bie Skënderbeu, Partizani rimerr kreun e Superiores

Java e 12-të e Kategorisë Superiore u mbyll dje me katër ndeshje, por padyshim me surpriza të mëdha, pasi Skënderbeu dhe Partizani ndryshuan sërish vendet, këtë herë me të kuqtë që rimorën kryesimin pas një fitoreje me shumë sforco në Krujë përballë Kastriotit 2-1, ndërsa korçarët zbritën në vend të dytë sepse pësuan disfatë në kryeqytet përballë Laçit. Kjo javë do të mbahet mend për surpriza e shumta dhe në ndeshjet e tjera, por edhe tensionin në rritje si pasojë e rivalitetit në klasifikim. Sa u takon kampionëve në fuqi të Skënderbeut, ata pësuan humbjen e 2-të sezonale pasi u mposht në stadiumin “Selman Stërmasi” me rezultatin 2-0 nga Laçi. Një fitore e merituar nga kurbinasit me një Skënderbe që luajti dobët dhe e kishte të vështirë të reagonte.

Goli i shpejtë i Shtubinës i dha zemër skuadrës së Memellit i cili mori fitoren e dytë radhazi në krye të Laçit ndërsa për një gabim të Bruno Ditës erdhi edhe goli i dytë i mbrojtësit Gjoni pak minuta përpara fundit që vulosi fitoren e bardhezinjëve që me këtë sukses u ngjitën në vendin e 3-të në kuotën e 22 pikëve. Kur ndeshja ishte 1-0 në favor të Laçit, Skënderbeu shpërdoroi disa mundësi të mira për të barazuar por nuk e gjeti dot golin pasi sulmuesit korçarë, Bregu, Krasniqi, Oto John dhe Hoxhaj ishin në një ditë jo të mirë. Me këtë disfatë skuadra e Shehit humbi edhe kreun e renditjes që tashmë i takon sërish Partizanit. Gjendja e pikëve është 28-26, por për vazhdimësinë kjo ka thjesht vlerë morale dhe imazhi, pasi në relaitet, formula e garës dhe duelet e drejtpërdrejta i japin mundësinë kujtdo të bëjë diferencë. Në fakt, të kuqtë bënë detyrën në transfertën e Fushë-Krujës ndaj Kastriotit duke fituar 1-2 në një ndeshje që u zhbllokua edhe Jurgen Bardhi autor i të dy golave për Partizanin. Goli i Roxher në minutën e 37-të ringjalli shpresat e Kastriotit për të marrë pikë në këtë sfidë por në pjesën e dytë Partizani ishte sërish më kërkues duke humbur disa mundësi të mira për të gjetur golin e tretë madje u ndal edhe nga traversa. Me suksesin e dytë radhazi në kampionat skuadra e Gegës u ngjit në kuotën e 28 pikëve, duke rimarrë kreun me dy pikë avantazh ndaj Skënderbeut. Duhet thënë se kjo javë ndihmoi shumë të kuqtë që të mos lëshojnë terren, përkundrazi, Skënderbeu ua bëri vetë më të lehtë, pasi pësoi disfatë dhe u la rrugë të kuqve ta parakalonin. Ndërkohë, vijon ecuria e shkëlqyer e Teutës në Superiore. Madje durrsakët morën vendin e katërt, duke lënë pas Kukësin dhe Flamurtarin që u ndalën në barazime këtë javë. Kështu, durrsakët morën një fitore me përmbysje me shifrat 1-3 në fushën e Kamzës duke fundosur skuadrën e periferia e kryeqytetit. Një ndeshje me dy tablo me Kamzën që zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë duke kaluar në avantazh me mbrojtësin italian Bonnani dhe duke humbur disa raste për të dyfishuar shifrat, por në pjesën e dytë u shfaq në fushë një tjetër Teutë që e dominoi takimin dhe përmbysi rezultatin me golat e Amadu Latif me penallti, Prognit dhe Beqajt duke marrë fitoren e 4-t në 5 ndeshjet e fundit dhe duke u ngjitur në kuotën e 21 pikëve. Përsa i përket Kamzës, Klodian Duro me këtë humbje i ka orët të numëruara në stolin e skuadrës nga periferia e kryeqytetit. Situata duket e qartë në kampionat.

Pas përfundimit të 12 javëve garë janë diferencuar dy skuadrat e kreut të renditjes, që janë Partizani dhe Skënderbeu, të shkëputur nga grupi i dytë i ekipeve që janë në mesin e tabelës, pra nga vendi i tretë e deri në vendin e gjashtë. Kështu, Laçi ka 22 pikë, Teuta 21, Kukësi 20 dhe Flamurtari 19. Për nga ecuria, duket se këto skuadra do të rivalizojnë për një vend në Ligën e Europës. më pas vijnë dy skuadra që kanë të njëjtin ritëm, Tirana dhe Luftëtari, me 10 pikë në renditje, të shkëputura nga grupi i mësipërm, por të rrezikuar në zonën e ftohtë të tabelës. Këto ekipe bëjnë llogaritë vetëm si të mbijetojnë në elitë. Kurse Kamza dhe Kastrioti me 8 dhe 4 pikën janë të ekspozuara ndaj rënies prej kategorie dhe do ta kenë të vështirë mbijetesën.