BREAKING NEWS

Mblidhet Kuvendi, deputetët kërkojnë interpelancë URGJENTE me kryeministrin Rama, ja çfarë është e paralajmëruar të ndodhë sot

Mblidhet Kuvendi, deputetët kërkojnë interpelancë URGJENTE
x

Sport

Bien shanset e rikthimit të Manajt në Itali, Barcelona kërkon 2 mln euro dhe transferim përfundimtar

Bien shanset e rikthimit të Manajt në Itali, Barcelona kërkon 2

Lojtarët e përfaqësueses po paraqiten mirë me ekipet e tyre në Europë. Dhe ka një kontigjent të madh lojtarësh shqiptarë që luajnë jashtë vendit. midis tyre spikasin ata që luajnë në Serinë A dhe B italiane, që përbëjnë edhe bërthamën e grupit titullar, një grup që shihet me përparësi nga trajneri Reja. Por lojtarë të mirë e të nevojshëm për Kombëtaren luajnë dhe në Spanjë, midis të cilëve sulmuesi Rei Manaj, pjesë e Barcelonës B. Por ai dëshiron të kthehet në Itali, për të luajtur me një skuadër të Serisë A ose B. A do të realizohet kjo gjë? Në fakt, falë paraqitjeve të mira që ka bërë me Barcelonën B gjatë muajve të fundit, por edhe me kombëtaren shqiptare, Rei Manaj ka ngjallur interesin e klubeve italiane të cilat kërkojnë ta rikthejnë në Itali bomberin kuqezi, aty ku hodhi hapat e parë si futbollist dhe ku u bë i njohur me fanellën e Interit. Sipas mediave italiane, Krotone në Serinë A dhe Peskara në Serinë B me të cilët sulmuesi ka luajtur edhe në të kaluarën, janë dy klubet të cilat janë të gatshme të afrojnë sulmuesin kuqezi. Ky i fundit po luan përsëri rregullisht me ekipin e dytë të Barcelonës, por duke qenë në kategorinë e tretë spanjolle, e ka të vështirë që të tregojë siç duhet vlerat e tij, ndaj është i hapur ndaj një rikthimi të mundshëm në futbollin italian. Por në këtë mes, ajo që bëhet pengesë është Barcelona. Katalanasit, nga njëra nuk duan të largojnë futbollistin shqiptar pasi plani i tyre për ta çuar ekipin e dytë në La Liga 2 nuk ishte i suksesshëm. Nga ana tjetër, nuk duan ta lënë të ikë në huazim, por të rikuperojnë një pjesë të parave që shpenzuan për të duke e blerë nga Albacete. Për këtë arsye, të dy klubet italiane kanë marrë përgjigje negative për huazimin, duke u bërë të qartë se Manaj mund të largohet vetëm si i transferuar përfundimisht, duke paguar kartonin e tij për një vlerë që në klub e përllogarisin rreth 2 milionë euro, aq sa shpenzuan për ta blerë. Rei Manaj që nga momenti që pjesë e kombëtares shqiptare u bë trajneri Edi Reja ka qenë një titullar fiks edhe te kuqezinjtë duke shënuar disa gola me peshë.

Kombëtarja/ Jo vetëm manaj, edhe të tjerët duan shanse

Rei Manajt i është dhënë shansi në shumë skuadra për të luajtur e treguar veten e tij. E njëjta gjë ka ndodhur me të edhe në ekipin përfaqësues. Ai e kapi shpejt skuadrën kombëtare Shpresa (U-21), e madje u ftua në përfaqësuesen e madhe, por ecuria në Kombëtare ka qenë me oshilacione të theksuara. Manaj ka bërë ndeshje të mira me përfaqësuesen, në mënyrë të padiskutueshme, por numri i golave nuk është ende në lartësinë që kërkon “10-shi” i ri i përfaqësueses. Sidoqoftë, nuk vihet në diskutim fakti se në Ligën e Kombeve Manaj pati goxha kontribut, nisur dhe nga pozicioni që i caktoi atij trajneri Edi Reja. Por në Kombëtare gjatë muajve të fundit kanë ardhur shumë lojtarë të rinj që kërkojnë shansin e tyre.

Lëvizja/ Lacio e huazon Durmishin tek Salernitana

Ndërsa Vedat Muriqi po bën plane të shtojë golat e tij tek Lacio, sidomos pas minutave të shtuara së fundmi, një tjetër lojtar shqiptar i Lacios mori drejtim ditën e djeshme pas vendimeve të fundit të klubit. Kështu, mbrojtësi shqiptar i Lacios, Riza Durmishi, është larguar nga skuadra në formë huazimi. Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi kryeqytetas. Mbrojtësi i krahut është huazuar te skuadra e Salernitana deri në fund të sezonit. Ekipi Salernitana garon në Serie B. Durmishi ishte transferuar te Lacio në vitin 2018 nga Real Betisi për shtatë milionë euro. Ai ka regjistruar 16 paraqitje, për ekipin italian. Duhet bthënë se Lacio është klubi italian që u ka dhënë më shumë mundësinë lojtarëve shqiptarë dhe kjo për shkak të Igli Tares, i cili drejton prej afro një dekade klubin lacial, si drejtor sportiv, një menaxher i suksesshëm dhe që ka marrë çmime të shumta për këtë detyrë në media dhe institucionet sportive italiane.