BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Bilanci sezonal i kuqezinjve, spikatën Gjimshiti e Ismajli, zhgënjyen Strakosha e Sadiku

Bilanci sezonal i kuqezinjve, spikatën Gjimshiti e Ismajli, zhgënjyen

Sezoni që po lëmë pas ishte përgjithësisht i mirë për lojtarët e Kombëtares, por pati dhe dështime. Natyrisht, kur vjen fjala tek lojtarët më të mirë në mendje të shkon Berat Gjimshiti, i cili regjistroi një super sukses me Atalantën, duke u pozicionuar në zonën Champions me ekipin e tij, por njëherësh duke qenë lider i mbrojtjes së ekipit. Me pak fjalë, Gjimshiti vlerësohet si një nga lojtarët me sezonin më të mirë nga kuqezinjtë. Menjëherë pas tij renditet Ardijan Ismajli, i cili këtë sezon u bë pjesë e Specias në Serie A, e ngjashëm si Gjimshiti edhe ai e fitoi me meritë vendin e titullarit dhe falë lojës së tij në mbrojtje por edhe ndihmesës në sulm zhvilloi një sezon fantastik, duke e mbajtur Specian në Serie A. Lojtarë si Berisha, Hysaj, Kumbulla e ndonjë tjetër bënë gjithashtu një sezon të mirë në top-ligat europiane. Një performancë të shkëlqyer bëri edhe Uzuni në Hungari. Por pati dhe dështime, ku dy më të rëndësishmit ishin portieri Thomas Strakosha që humbi vendin e titullarit tek Lacio, si dhe sulmuesi Armando Sadiku i cili nuk po zë vend gjëkundi dhe nuk po ia del të jetë kompetitiv, madje nuk ia doli as në Amerikën e largët me FC Bolivar.

Gjimshiti, elozhe prej Atalantës dhe vlerësime nga UEFA

Një nga lojtarët vendimtarë të Atalantës është padyshim Berat Gjimshiti. Mbrojtësi i kombëtares ka bërë një punë të madhe në prapavijë, mirëpo në momente të caktuara ka ndihmuar edhe në sulm. Madje, së fundmi, Atalanta nëpërmjet rrjeteve sociale tregon një moment kur lojtari i kombëtares merr pjesë në sulm. Me një lëvizje të zgjuar Gjimshiti shmang portierin Skurupsi të Bolonjës, por në fund goditja e tij ndalet në vijën fatale nga një mbrojtës. “Sulmues. Berat Gjimshiti me një lëvizje prej një sulmuesi të vërtetë”, shkruan Atalanta në postim. Por nuk është vetëm kjo. Sepse Gjimshiti është vlerësua nga UEFA si më i miri i ombëtares Shqiptare dhe njëherësh në top-100 futbollistët më të mirë të Europës. Në fakt, Kombëtarja shqiptare e futbollit ka patur gjithmonë në radhët e saj emra të spikatur në arenën ndërkombëtare, lojtarë të cilët kanë arritur të lënë gjurmë në klube të rëndësishme në kampionatet më të fortë në Europë. Por si rrallëherë në parë, Shqipëria ka edhe falë statistikave të UEFA-s një lojtar që organizata e futbollit e rendit mes 100 më të mirëve në Europë. Prej 4 vitesh, në faqen e saj të Internetit, UEFA publikon një renditje statistikore të të gjithë futbollistëve në Europë, duke marrë për bazë paraqitjet e tyre me kombëtaret dhe tashmë në Top-100 është një prej lojtarëve të përfaqësueses shqiptare. Berat Gjimshiti, pasi ka bërë emër me Atalantën, duke u kthyer në një nga mbrojtësit më të vlerësuar në Serinë A, po përsërit të njëjtat paraqitje edhe me fanellën e Shqipërisë dhe falë statistikave të regjistruara nga ai ndeshje pas ndeshje, tani ka arritur kuotën e 1357 pikëve dhe vendin e 98 mes futbollistëve të të gjithë Europës. Aspak keq kur sheh se renditet përkrah Kanselo, apo më mirë se sa Zinçenko e Rudiger të cilët janë protagonistë me skuadra pjesëmarrëse në Europian.