BREAKING NEWS

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson të dhënat: Ja sa raste të reja u shënua në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik
x
BREAKING NEWS

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama jep mesazhin e fortë në France 24, paralajmëron ndryshimin e madh: Do të bëjmë çfarë është e mundur që...

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama
x
BREAKING NEWS

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena që donin të vrisnin biznesmenin e njohur në Sarandë?

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena
x

Sport

Bindi në fushë me Viteshen, Çelsi përgatit kthimin bdhe rinovimin me Armand Brojën

Bindi në fushë me Viteshen, Çelsi përgatit kthimin bdhe

Dy lojtarë të Kombëtares kanë marrë vëmendjen maksimale ditën e djeshme. Bëhet fjalë për mbrojtësin Ivan Balliu, i cili luan me Almeirën në ligën e dytë spanjolle dhe është shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të ekipit. Për shkak të performancës cilësore atij i është propozuar menjëherë rinovimi, duke qenë një nga lojtarët e Kombëtares që i jep më së shpejti drejtim karrierës së tij për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, nga lojtarët e rinj njeriu që ka spikatur më shumë është Armando Broja, i cili është pjesë e Çelsit të Londrës, por këtë sezon ishte i huazuar tek Viteshe në kampionatin elitar holandez. Performanca cilësore në Eredivisie po i jep shanse të rikthehet në Londër për të qenë pjesë e ekipit të parë. Lajmin e japin vetë mediat britanike. Sa u takon lojtarëve të tjerë të Kombëtares, ata kanë nisur të bëjnë bilancet e sezonit dhe duket e më i dështuari është Armando Sadiku, i cili ende nuk ka gjetur rrugën e rrjetës në Bolivi, e po ashtu në mëdyshje për praninë e tij në Kombëtare është sulmuesi Bekim Balaj, pjesë e Shturm Grazit në Austri.

Broja, kthimi tek Çelsi do të jetë i bujshëm

Ai ka potencial dhe po rritet vazhdimisht. 11 golat e shënuar me Viteshen në këtë sezon mes Eredivizies dhe Kupës së Holandës nga Armando Broja nuk kanë mbetur pa rënë në sytë e drejtuesve të Çelsit të cilët besojnë shumë te aftësitë e talentit shqiptar dhe sipas mediave angleze kanë përgatitur rinovimin e kontratës së bomberit të kombëtares kuqezi me një pagë ndjeshëm të përmirësuar ekonomikisht. Broja është vetëm 19 vjeç dhe gjatë këtij sezoni ka treguar një nivel të jashtëzakonshëm duke përfunduar në radarët e shumë klubeve nga kampionate të rëndësishme por Çelsi nuk ka ndërmend ta shesë shqiptarin prandaj pritet t’i rinovojë kontratën. Mbetet për t’u parë nëse Çelsi do ta huazojë sërish Brojën në një tjetër skuadër sezonin e ardhshëm ndoshta në kampionatin anglez apo do ta lejojë akoma të rritet te Viteshe. Ekziston edhe mundësia që ai të jetë pjesë e Bluve të Londrës në edicionin 2021-2022, por gjithçka do të varet nga dëshira e trajnerit Thomas Tuhel. Kontrata aktuale e sulmuesit të kombëtares shqiptare me Çelsin skadon në verën e vitit 2022 ndërkohë që marrëveshja e re mund ta lidhë Brojën me klubin londinez deri në 30 qershor të vitit 2025.

Ivan Balliu rinovon me Almerian

Mbrojtësi Ivan Balliu është një nga emrat e përfaqësueses shqiptare që po luan më rregullisht me klubin e tij. E megjithatë, kjo nuk i ka mjaftuar që të bindë trajnerin Edi Reja që ta grumbullojë në vitin e fundit. Tekniku ka preferuar që para lojtarit që luan në Spanjë të grumbullojë Albi Dokën, apo edhe të mendojë zgjidhje të tjera për krahun e djathtë, ndonëse Balliu duket zgjidhja perfekte për një rreshtim 3-5-2 si aplikon Reja. E ndërsa trajneri i kuqezinjve injoron plotësisht aftësitë e lojtarit, te Almeria janë mëse të lumtur pasi kështu Balliu nuk humb ndeshje të La Liga 2, e cila vazhdon edhe kur luhen ndeshjet e kombëtareve. Kjo situatë ka bërë që mbrojtësi shqiptar të jetë një ndër futbollistët më të aktivizuar në këtë edicion te Almeria, e cila është shumë e lumtur me rendimentin e tij. Për këtë arsye, klubi dhe futbollisti po bëhen gati të ulen në tavolinën e bisedimeve dhe të hedhin firmën mbi një kontratë të re. Balliu ishte afrimi i parë i Sheikh Al Turki kur ky i fundit bleu Almerian dy vite më parë dhe duket se do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij klubi për rendimentin që ka shfaqur gjatë këtyre dy viteve. Ai ka edhe një opsion për të zgjatur marrëveshjen për një tjetër vit, por sipas mediave spanjolle, palët do të ulen në tavolinë për një kontratë të re, pasi klubi do të vlerësojë Balliun duke përmirësuar edhe kushtet financiare të një lojtari i cili brenda pak kohë është kthyer në një nga kapitenët në ekip dhe shihet si një nga liderët e skuadrës, opinioni i të cilit ka shumë peshë. Gjithsesi, para se të nisin negociatat, të dy palët do të presin fundin e sezonit, për të mësuar nëse e ardhmja e afërt do të jetë në La Liga 2 apo në La Liga, pasi ekipi është plotësisht në garë për kthimin në elitën e futbollit spanjoll.