BREAKING NEWS

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen ‘diagnozën’ e krizës brenda PD-së dhe bën deklaratën e fortë

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen
x
BREAKING NEWS

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc Çapja, Klodiana Lala zbulon çfarë i pret 14 të rrezikshmit e shpallur në kërkim: Pas një muaji do të...

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc
x
BREAKING NEWS

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi Kodheli jep lajmin fantastik, merr postin e rëndësishëm në Asamblenë e NATO-s

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi
x
BREAKING NEWS

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët “përpijnë” tregun e fruta-perimeve në Tiranë, shikoni pamjet çfarë po ndodh mes dy pallateve. Reagon Policia

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët
x
BREAKING NEWS

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive tronditëse të Dumanit dhe Hoxhajt, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur, shkresat i përcillen Interpolit

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive
x
BREAKING NEWS

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e fortë: Maskara...

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e
x
BREAKING NEWS

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/ Rithemelimi zbardh agjendën, ja si do të mësohen emrat fitues. Berisha e Paloka do të…

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj demokracisë, ish-kryeministri është simboli i korrupsionit, pas SHBA edhe BE pritet ta shpallë “non grata”

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj
x

Sport

Bledar Gjeçaj: Vllaznia e sezonit të ardhshëm do të jetë një skuadër e gjitha shkodrane, Liga Unike po na jep eksperiencë

Bledar Gjeçaj: Vllaznia e sezonit të ardhshëm do të

Basketbolli për këtë sezon po shkon drejt fundit. Mbetet për t’u përcaktuar skuadra fituese e titullit, një trofe që do të diskutohet në duelin midis Teutës dhe Vllaznisë. Durrsakët shihen favoritë, por shkodranët, duke mos pasur asgjë për të humbur dhe me objektiva të realizuar deri tani, duken më entuziastë dhe kërkojnë të jenë jo thjesht sfidantë, por surpriza e bukur sezonale. Finalet e “play-off”-it do të nisin këtë të shtunë dhe skuadra që siguron e para tri fitore merr titullin kampion. Duke folur për pritshmëritë e finales, por edhe duke bërë një analizë të kujdesshme të sezonit, një nga figurat e mëdha të basketbollit në Shkodër, njëherësh trajner i Vllaznisë për femra, Bledar Gjeçaj, tha në këtë intervistë për gazetën “SOT”, se të gjithë po përpiqen të lënë gjurmë në këtë fundsezoni dhe dëshira është vërtet e madhe. Nga ana tjetër, ai vuri në pah disa probleme që pati këtë edicion, sidomos me oraret e pamundura stërvitore tek të rejat, apo dhe dobësitë e skuadrave të Shqipërisë në organizim krahasuar me ato të Kosovës që e dominuan Ligën Unike.

- Ju shënuat një ngjarje të pazakontë këtë edicion në karrierën tuaj, pasi u bëtë trajner i dy skuadrave njëherësh, Vllaznisë së meshkujve dhe të femrave në basketboll. Duke qenë se e njihni tashmë secilin kampionat, pra në çdo gjini, deshëm një mendim tuajin për edicionin në tërësi, sidomos tek meshkujt ku do të keni dhe një rivalitet të fundit për titull. Cila është përshtypja juaj për këtë sezon në basketbollin shqiptar?

Atëherë, le ta nisim nga vajzat. Fillimi i sezonit ishte i vështirë, pasi na u larguan dy lojtare drejt Tiranës. Megjithatë, synimi ynë, pra objektivi sezonal, ishte të renditeshim në vend të 6-të, por me kohën gjërat u përmirësuan. Gjithsesi, Vllaznia e vajzave “play-off”-in nuk e arriti dot, por ama u renditëm në vend të 5-të, një pozicion që përgjithësisht më kënaq. Duke e analizuar me kujdes skuadrën dhe rezultatet e saj, mund të shtoj se Vllaznia e këtij sezoni është një skuadër kryesisht me lojtare të reja. Mos harrojmë një fakt domethënës që Vllaznia për të reja doli kampione vetëm pak ditë më parë. Ky është padyshim një sukses i rëndësishëm sezonal, që na bën optimistë, por njëherësh e bën sezonin tonë të suksesshëm.

- Sa prej këtyre të rejave janë pjesë e Vllaznisë së të rriturave? Dhe, së dyti,a e përballojnë vajzat stërvitjen dhe kalendarin e ndeshjeve në dy gara njëherësh?

Janë plot 7 lojtare nga kjo kategori që luajnë në ekip të parë. Në fakt, qëllimi është të nxjerrim lojtare të reja për vazhdimësinë dhe skuadrën e parë. Vajzat e përballojnë garën dhe stërvitjen, madje zhvillimi i më shumë ndeshjeve i bën ato më efikase në parket dhe kështu plotësojnë boshllëkun që e ka kampionati shqiptar sa i takon numrit të ndeshjeve sezonale. Problemi nuk është ky, por janë kushtet, sepse nuk kemi ambient shtesë ku të stërvitemi. Kjo na detyron të bëjmë stërvitje me orar në pallat të sportit. Mirëpo orari që u kanë lënë vajzave është i papërshtatshëm. Ora 2-4 pasdite detyron vajzat të vijnë me bukë në dorë në stërvitje, sepse shumica e tyre janë në shkollë të mesme dhe u duhet të dalin nga shkolla e të vijnë direkt në stërvitje. Pra orari është i papërshtatshëm dhe ne do të përpiqemi të ndryshojmë disi këtë gjë sepse është e papranueshme që vajzat të vijnë me bukë me vete në orarin e stërvitjes.

- Po me meshkujt si paraqitet situata?

Siç e dini, në janar iku sponsori dhe u desh të bënim ndërhyrje. U mblodhëm si grup dhe vendosëm të përcaktonim disa prioritete, pra të vinim në vijë ca gjëra. Në këtë rast unë personalisht mora barrën më të madhe të punës, pra për të drejtuar skuadrën. Javët e para e kam bërë këtë pa kurrfarë pagese, thjesht si dashamirës, si ish-lojtar i klubit dhe padyshim si dashamirës i basketbollit në këtë qytet. Në prill erdhi trajneri tjetër, por ai nuk e shtyu gjatë. Me të pësuam humbje ndaj dy ekipeve më të dobëta, Dinamos e Partizanit. Por më pas erdhi Bekteshi dhe situata ndryshoi për mirë e tani Vllaznia është në finale. Përballë nesh në finalen e “play-off”-it është Teuta e Durrësit. Do të jetë një finale e vështirë për ne. Në gjysmëfinale ne eliminuam Tiranën dhe kjo nuk ishte pak. Përpiqemi që t’i qëndrojmë afër ekipit. Si staf shkëmbejmë ide dhe mbështesim njëri-tjetrin, pasi në fund të fundit Vllaznia nuk është thjesht një skuadër sporti, por është dashni e këtij qyteti.

- Konstatoj nga tabela e rezultateve dhe gjendja e skuadrave se Teuta duket një rival i vështirë për ju në finale. Si qëndron forca juaj në raport me durrsakët?

Në këtë moment që po flasim Teuta është një gjysmë hapi para nesh. Kjo ndodh për dy arsye. E para se ata janë konsoliduar rrugës, pasi e nisën si duhet edicionin. E dyta se ata kanë 8-9 lojtarë që luajnë me ekipin e parë, pra janë aktivë. Kurse ne kemi 7 të tillë, kurse të tjerët i kemi të rinj. Megjithatë, dëshira për të fituar nuk mungon dhe unë shoh se jemi moralisht shumë mirë dhe optimistë për maksimumin tonë. Po përgatitemi dhe shpresojmë që finalja të flasë për ne.

- A do të marrë pjesë Vllaznia në Europë?

Jo, nuk mund të ndodhë. Që të marrësh pjesë jashtë vendit duhet një buxhet jo i vogël, gjë që ne nuk e disponojmë në këtë moment. Por, siç e dini dhe ju tashmë, ne marrim pjesë në Ligën Unike, një aktivitet mbarëkombëtar. Synimet e klubit janë të fokusuara tek të rinjtë, pasi dëshirojmë të ndërtojmë një Vllazni me shkodranë.

- A nuk ngjan pak raciste dhe krahinariste kjo?

Nuk e kisha fjalën në këtë drejtim, përkundrazi, qëllimi është të mbështesim elementin vendas pasi nuk kemi kapacitete financiare për të bërë blerje cilësore dhe duke zgjedhur elementë vendas sjellim më shumë spektatorë në shkallët e pallatit të sportit, por edhe i japim vazhdimësi ekipit. Natyrisht kjo nuk e përjashton mundësinë e blerjes së ndonjë elementi që i bën punë grupit, ndonjë organizator etj. Pra, afrime mund të bëhen, por, e theksoj, fokusi kryesor do të jenë të rinjtë shkodranë.

- Le të flasim dy fjalë për Ligën Unike. Këtë sezon pati një gamë të zgjeruar ndeshjesh. A është arritur qëllimi?

Nuk është e keqe si ide, aspak. Problemi është se ka diferenca midis skuadrave të Kosovës krahasuar me ne, gjë që e shprehin qartë rezultatet e shënuara këtë sezon. Kjo ndodh se ata kanë klube më të organizuara, kanë më shumë kualitete dhe natyrisht kanë një ligj sponsorizimi, gjë që u ka sjellë prioritete në menaxhim. Megjithatë, liga është gjë e mirë, pasi na mëson, na jep eksperiencën e duhur dhe na motivon. Pra klubet e Kosovës mund të shërbejnë si shembull për ne dhe nga shkëmbimi i eksperiencave mund të fitojnë të gjithë, por edhe mund të kemi një ligë cilësore.

- Çfarë duhet bërë që të kemi një performancë më të mirë?

Duhet patjetër që elementi vendas të rrisë nivelin. Mos harroni që kampionati ynë në periudhën midis majit e tetorit është pushim dhe kjo e penalizon rëndë atë. Kjo godet drejtpërdrejt cilësinë dhe profesionalizmin. Kjo është një kohë e gjatë që ka efekte negative, në një kohë që basketbolli ynë ka nevojë për më shumë ndeshje. Plus sistemi, që është shumë i keq. Lojtarët tanë nuk paguhen rregullisht, pra s’paguhen për periudhën e pushimit, ndërkohë që duhej të ishte e kundërta. Kjo situatë ka sjellë uljen e nivelit. Thënë ndryshe, duhet që së pari të rritet interesi, në mënyrë që të afrohen sponsorët. Duke ardhur donatorët dhe duke u shtuar rivaliteti, lojtarët do të bëjnë kontrata profesioniste dhe do të paguhen rregullisht gjithë vitit, kjo do ta mbajë sportistin të angazhuar në stërvitje gjithë kohës.

- Një çështje me interes diskutimi është dhe formula e garës, e kam fjalën për numrin e ekipeve në elitë. A ndikon kjo?

Rregulli i Federatës Shqiptare të Basketbollit është që: nëse kampionati bëhet me 10 skuadra, atëherë do të krijohen dy grupe, A dhe B, i pari me 6 ekipe e i dyti me 4 ekipe. Por kampionati shqiptar i basketbollit të femrave ka 8 skuadra, kështu që ka vetëm një grup. Prandaj në fillim unë doja një vend të 6-të, që të ishim të sigurt, pra në grupin e sigurisë. Tek meshkujt formula funksionon dhe këtë edicion Lezha (Besëlidhja) mundi Partizanin në garën e “play-out”-it dhe Partizani ra një kategori më poshtë e Lezha u ngjit në elitë. Formula parashikon që skuadra e fundit në grup bie automatikisht dhe Dinamo ra si e fundit në renditje, pra doli direkt. Mua më vjen keq për Partizanin, por formula është në të mirë të basketbollit dhe në këtë rast rregullorja është korrekte dhe e bazuar në rregulloret e FIBA-s. Ajo që dua të theksoj së fundmi është se basketbolli ynë ka nevojë të shtrihet në të gjithë hapësirën gjeografike e jo vetëm në disa qytete. Kështu do të shtoheshin ekipet dhe do të rritej numri i ndeshjeve, por edhe do të kishim një shtrirje më të madhe të këtij sporti.