BREAKING NEWS

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në Vlorë: Nipi vret xhaxhin, më pas edhe veten

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për kundërshtarët tanë. S’mund të kërkonim më shumë se kaq

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për
x
BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x

Sport

Blerjet e orës së fundit duan kohë të përshtaten, Partizani dhe Tirana një hap pas rivalëve

Blerjet e orës së fundit duan kohë të përshtaten,

Tirana dhe Partizani e nisën edicionin aktual të futbollit në Kategorinë Superiore si skuadra pretendente për titull, nisur jo vetëm nga bërthama e grupeve nga sezoni i kaluar, por më së pari nga lëvizjet që bënë në merkaton e verës e sidomos nga lëvizjet e orë së fundit të afatit të transferimeve verore. Madje Partizani, në orën e fundit të merkatos afroi Ergys Kaçen, por edhe katër lojtarë të rinj afrikanë si një lëvizje për të ardhmen. Por për të dy klubet ka një ngërç në këtë fillim edicioni, që lidhet me mungesën e përshtatshmërisë së këtyre futbollistëve. Ata duan kohë që të përshtaten dhe kjo do të kërkojë kohë edhe për të marrë rezultatet e dëshiruara. Sado të punojnë trajneri Ilir Daja dhe Orges Shehi në krye të ekipeve respektive të Partizanit dhe të Tiranës, sërish rezultatet do të kenë ulje-ngritje në këtë pjesë të parë të sezonit, pasi grupet nuk janë harmonizuar dhe ka plot elementë që nuk e kanë marrë ngarkesën e duhur përgatitore. Gjithsesi, pavarësisht rezultateve zhgënjyese në dy javët e para, Partizani mbetet ekip pretendent për trofe këtë sezon, kurse Tirana ka ambicie jo vetëm të kthehet në Europë, por të fitojë titullin kampion, për këtë arsye ka rikthyer në gjirin e grupit lojtarët që e nxorën atë kampion në vitin 2020, të tillë si Muça, Ngo e ndonjë tjetër.

Golat, “pronë” e të huajve

Ndonjëherë shifrat juanë kokëforte dhe flasin më mirë rreth ecurisë së skuadrave dhe objektivave të tyre. Që shënojnë sulmuesit e huaj më shumë se vendasit edhe ky është një fakt kokëfortë por realitet ama. Nëse nuk do të ishte për fitoren e Kukësit ndaj Kastriotit, mund të shkohej drejt një rekordi unik. 4 nga 5 ndeshje të javës së dytë të Kategorisë Superiore përfunduan në një barazim identik sa u përket shifrave, 1-1. Baraspeshë dhe ndeshje të luftuara, me ndarjen e një pike që lë dikë të kënaqur dhe dikë më pak. Barazime që, gjithsesi, mund të konsiderohen një tregues i rivalitetit të lartë në një futboll që nuk njeh emra. Nuk ka të bëjë nëse luan Tirana e 25 titujve me Egnatian e rikthyer pas 16 vitesh në Superiore. Skënderbeu si objektiv parësor ka mbijetesën përballë një Partizani që lufton për titullin, e aq më pak kur sfidat janë të ekuilibruara, si ajo mes Dinamos, së ndërtuar për majat, me Laçin gjithmonë protagonist, apo mes Vllaznisë dhe Teutës, rivalëve të mëdhenj të konfiguruar në këto 2 sezonet e fundit. Flet fusha dhe aty është vështirë të fitohet, edhe pse janë vetëm dy javët e para dhe më pas gjithçka mund të ndodhë, rivaliteti i madh duket se do të jetë një shoqërues i përhershëm i këtij kampionati. Në një kampionat të ri spikatin dhe emra të rinj, të spikatur golat e barazimeve për Laçin e Teutën, Roganoviç, që bën të shpërthejë me atë goditje nga larg gëzimi i kurbinasve, apo Koumbemba, kongolezi që me atë goditje me kokë ngroh zemrat e tifozëve durrsakë se më në fund mund të kenë gjetur “bomberin” që prisnin. E megjithatë edhe këtu ka një tendencë, golat “e huaj”. Më së shumti, në këtë fillim kampionati, po spikatin futbollistët e ardhur nga jashtë, për ta kuptuar mjafton një bilanc i thjeshtë: nga 20 gola të shënuar në total në dy javët e para të Superiores, plot 17 janë shënuar nga futbollistë të huaj, sfida për goleadorët vendas, është e hapur.