BREAKING NEWS

Finalizohet operacioni/ Shkatërrohet grupi kriminal i shpërndarjes së drogës në Shkodër, arrestohen 8 persona në aksionin blic, në kërkim një infermier (Skema me medikamentet)

Finalizohet operacioni/ Shkatërrohet grupi kriminal i shpërndarjes
x
BREAKING NEWS

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e Vlorës, reagon Spartak Ngjela dhe paralajmëron ‘tërmet’ në politikën tonë: Aty i kanë provat e krimit...

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen “Gërdeci”, rigjykim për ish-ministrin Fatmir Mediu

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen
x
BREAKING NEWS

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, sekuestrohen disa dosje pronash. Bie sërish drejtori. Zbardhen lëvizjet e reja

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga avioni”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat ‘bombë’ dhe plas paralajmërimin e frikshëm për Berishën: Kjo është dosja që ka Basha në dorë!

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë taborët e tij për të shkatërruar PD, është i dalë boje dhe në grahmat e fundit të tij

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata në PD në eksplozion e sipër, Basha e Berisha dinë shumë sekrete për njëri-tjetrin

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata
x
BREAKING NEWS

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED dhe përplasja me Donald Lu, te refuzimi i arrestimit dhe braktisja nga presidenti

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED
x

Sport

Blerjet e Vllaznisë në sulm janë efikase, 3 lojtarë mund të bëjnë diferencën për titull

Blerjet e Vllaznisë në sulm janë efikase, 3 lojtarë mund

Vllaznia realizoi para pak ditësh procesin e privatizimit të klubit, nëpërmjet një ankandi që u fitua nga sponsori Alban Xhaferri. Natyrisht që procesi i privatizimit të klubeve në Shqipëri do të jetë i pashmangshëm me kalimin e viteve, por ky hap i Vllaznisë ishte i domosdoshëm dhe natyrisht i duhuri që skuadra të rrisë pretendimet e veta dhe të jetë në top-renditjen e ligës, ku përveç pjesëmarrjes në Europë synohet që të fitohen trofetë sezonalë. Fitorja ndaj Laçit në xhiron e parë të kampionatit ka sjellë entuziazëm në Shkodër dhe të gjithë besojnë se Vllaznia është në rrugën e duhur. Sidomos sulmi e dëshmoi veten dhe me tre blerje të bëra në merkaton e verës, dy të huaj si dhe Liridon Latifi, dëshmojnë kualitet që i japin përparësi Vllaznisë.

Statistikat

Pesë gola në Laç ndaj një rivali që bëri më mirë se çdo skuadër tjetër shqiptare në Kupat e Europës (Laçi), janë një sinjal se Vllaznia e këtij sezoni mund të bëjë gjëra të mëdha, madje mund të reduktojë edhe ato pak gabime që bëri edicionin e kaluar për të festuar në fund titullin kampion që është edhe objektivi kryesor i shkodranëve. Edhe pse në skuadër janë bërë shumë ndryshime krahasuar me një vit më parë ku emra si Isaevski, Eni Imami, Dajan Shehi, Herald Marku, Demir Imeri apo edhe Haris Dilaver janë larguar, boshti i grupit është ruajtur dhe është forcuar me të tjerë emra cilësorë si Liridon Latifi, Esin Hakaj, Elvedin Heriç, Ante Aralica, Diagne, braziliani Kaina apo edhe maqedonasit Bulatoviç dhe Djurdjeviç, për më tepër që në timonin e skuadrës vazhdojnë të jenë Thomas Bërdariç dhe Elvis Plori që qëndron pas tij, ky është një tjetër tregues që i mbush me besim drejtuesit e Vllaznisë për të zhvilluar një sezon edhe më pozitiv se ai i kaluari.

Avantazhet e privatizimit

Privatizmi është një tjetër faktor pozitiv për këtë Vllazni që në Laç tregoi grintë, dëshirë por edhe cilësi, duke marrë një fitore të çmuar me 5 gola në një fushë që në shumë raste ka vendosur fatet e titullit kampion. Për të fituar kampionatin duhet patjetër të mundësh Laçin dhe nëse realizon këtë brenda në Kurbin është një bonus akoma më i madh. Është ende herët për të përmendur fjalën titull pasi është luajtur vetëm java e parë e kampionatit, por me atë çfarë treguan kuqeblutë në fushë ndaj Laçit, kjo Vllazni ka shanse të mira për të synuar maksimumin në këtë sezon. Prurjet e reja treguan menjëherë se mund të jenë një vlerë e shtuar për Vllazninë, duke nisur që nga Liridon Latifi një njeri që e di sesi fitohet titulli në Superiore për të vazhduar me kroatin Aralica apo edhe brazilianin Kaina. Të shënosh 5 gola në transfertë në një kampionat si ky i yni ku diferencat mes skuadrave janë fare të vogla, është një tjetër tregues se Vllaznia është një nga pretendentet kryesore për titull në këtë sezon, edhe pse diçka më shumë do të kuptohet në dy ndeshjet e radhës me shkodranët që do të sfidojnë dy skuadrat e tjera përveç Laçit me të cilat diskutuan titullin kampion sezonin e shkuar, kampionët e Teutës të cilët i presin këtë fundjavë në “Loro Boriçi” dhe Partizanin, ndeshje që do të luajnë në transfertë.