BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Sport

Bogdani ngre në “qiell” Kumbullën, lojtari rrëfen emocionet e firmës me Romën

Bogdani ngre në “qiell” Kumbullën, lojtari rrëfen

Legjionarët po kalojnë një moment të mirë me skuadrat e tyre në Europë, qoftë në nivel ligash kombëtare, ashtu dhe në kompeticionet e UEFA-s, pra në Champions dhe Europa League. Një nga lojtarët që ka spikatur si i ri i talentuar është padyshim Marash Kumbulla, që firmosi dy ditë më parë me Romën. Për të kanë mbërritur vlerësime të shumta. Kështu, Erjon Bogdani ish-sulmuesi i Kombëtares, i cili pjesën më të madhe të karrierës së tij u aktivizua në Serinë A italiane me skuadra si Siena, Kievo apo edhe Çezena në një intervistë për mediat në Apenine ka komentuar transferimin e Marash Kumbullës te Roma, duke vlerësuar maksimalisht talentin shqiptar, me Bogdanin që është shprehur se Roma ka bërë një goditje të zgjuar. Erjon Bogdani e ka stërvitur Marash Kumbullën te Shqipëria U-19 kur ka qenë trajner i kuqezinjve të vegjël. “Roma ka marrë një mbrojtës të shkëlqyer dhe po ashtu kanë bërë një investim të shkëlqyer. Kumbulla është i datëlindjes 2000 dhe në Kombëtare me mua ka luajtur edhe pse ishte nën moshë. Ka pasur një përmirësim dhe rritje të madhe. Zhvilloi një kampionat shumë të mirë në sezonin e kaluar”. Mos ishte pak i lartë çmimi prej 30 milionë euro? “Vlerësimi i tij nuk ishte i ekzagjeruar. Ishin shumë klube pas Marashit. Roma ka bërë një lëvizje të shkëlqyer për një lojtar që është rregullisht edhe në kombëtare”, theksoi Bogdani.

“Lojtar që lexon lojën, nuk gabon”

Nuk mungoi komenti i Bogdanit edhe për lëvizjet që ka bërë Fonseka tek Roma dhe përshtatjen e lojtarit shqiptar. “Në Serinë A duhet të përmirësohesh gjithnjë sepse ka sulmues të fortë. Kumbulla është i gjatë, disa thonë se është i ngathët, por nuk është e vërtetë. Marashi e lexon aksionin shumë mirë, ka edhe sensin pozicionimit. E ndoqa në sezonin e kaluar dhe më impresionoi, veçanërisht në ndeshjen me Interin ku markoi Lukakun. I qëndroi atij shumë mirë nga pas”, nënvizoi Bogdano. Në fund ka një koment edhe për shanset që të luajë titullar tek Roma, ku ka bindjens e Marash Kumbulla e ka potencialin e duhur për të qenë në fushë si lojtar i formacionit të parë. “Ai me mua ka luajtur edhe me katër mbrojtës duke u aktivizuar si qendër e majtë. Por, ai është një lojtar që ka personalitet dhe nuk ka frikë edhe të shkojë përpara për të nisur një aksion. Po flasim për një djalosh 20-vjeçar që di shumë mirë të adaptohet në sistemet mbrojtëse”, u shpreh Bogdani.

Kumbulla: Nuk mund të refuzoja një klob si Roma

Nuk mungoi dje dhe vetë komenti i Marash Kumbullës, i cili u shpreh për mediat italiane i lumtur për këtë lëvizje dhe theksoi se nuk mund të refuzohej oferta e një klubi si Roma. Jo vetëm kaq, por mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë nënvizoi se projekti i klubit i kishte pëlqyer dhe se ai do të jepte maksimumin e tij për ngjyrat verdhekuqe. Shkurt dhe qartë djaloshi, që e konsideron Romën si një mundësi të parefuzueshme dhe premton se do bëjë maksimumin për të mos zhgënjyer. “Roma përfaqëson një mundësi dhe sfidë që nuk mund ta refuzoja. Më pëlqeu projekti i klubit dhe nuk hezitova aspak për të pranuar ofertën. Do të bëj maksimumin për të mos zhgënjyer personat që besuan tek unë”, u shpreh mbrojtësi pas zyrtarizimit. Kumbulla kalon në klubin verdhekuq me formulën e huazimit dyvjeçar dhe në anën e kundërt shkojnë plot tre lojtarë. Mert Çetin, i cili do të zëvendësojë direkt Kumbullën në mbrojtje, si dhe Mateo Kancelieri dhe Abudramane Diabi i bashkohen Veronës si pjesë e marrëveshjes me Kumbullën me formulën e huazimit dyvjeçar. Pas dy vitesh Roma do të duhet të ketë mbyllur të gjithë detyrimet ndaj Veronës, që llogariten 13.5 milionë neto dhe 3.5 bonuse sipas paraqitjeve të Kumbullës. Kumbulla nga ana e tij ka firmosur kontratë deri në vitin 2025 dhe do të marrë 1.5 milionë euro pagë neto, plus 500 mijë të tjerë në formë bonusesh. Ai do të veshë fanellën numër 24. Roma njoftoi se Kumbulla do të aktivizohej që në javën e parë pikërisht ndaj Veronës.