BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Sport

Boksit i refuzohet kërkesa për të bërë aktivitete, shpërthen Zef Gjoni: Persekutimi i dorezave vazhdon

Boksit i refuzohet kërkesa për të bërë aktivitete,

Kërkesat e shumë federatave sportive për të nisur aktivitetet e tyre sezonale e vjetore u miratuan nga autoritetet shëndetësore. Natyrisht, futbolli ishte i pari që u kthye në fushë, ndërsa në fund të shkurtit të njëjtën gjë bëri edhe basketbolli, teksa i është hapur drita jeshile edhe volejbollit. Por shumë federata të tjera sportive janë në pritje të “dritës jeshile” nga autoritetet shëndetësore, kurse një pjesë nuk kanë marrë përgjigje pozitive. Kështu, tri ditë më parë Federata Shqiptare e Boksit ka marrë një përgjigje negative për kërkesën e saj, një vendim që sipas argumentimit nga autoritetet lidhet me shkallën e lartë të rrezikut të infektimit me Covid-19. Tani, e vërteta është se boksi dhe jo vetëm po zhvillohet në të gjitha vendet e botës. Pa praninë e spektatorëve sigurisht, ama aktivitetet zhvillohen normalisht. Vetëm pak ditë më parë në Kosovë u organizua një veprimtari ndërkombëtare e madje dhe Kupa Pavarësia (me rastin e 13 vjetorit të shtetit të pavarur të Kosovës. Askush nuk u ankua nga asgjë, madje edhe raste infektimi nuk ka pasur. Prandaj, dhënia e një përgjigjeje negative duhet të jetë shqetësuese, për më tepër që ndodhemi në vit olimpik dhe federatat sportive janë vënë në punë për të mundësuar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të Tokios. Me refuzime të tilla, vetë shteti bëhet pengesë që të zhvillohet sporti e më keq aooma, ia pret Shanset Shqipërisë të shkojë me një numër më të madh sportistësh në Olimpiadë. Këtë shqetësim e ndau edhe trajneri i Kombëtares së boksit, tekniku i njohur i dorezave, Zef Gjoni, i cili akuzoi rëndë autoritetet se po persekutojnë sportin e boksit, duke e krahasuar me sistemin e kaluar monist, kur ky sport u ndërpre për gati 30 vjet.

“Turp i madh, boksin po e trajtojnë si në kohën e Enverit”

Trajneri Gjoni ishte shprehur dhe më herët për nevojën e kthimit të garave të boksit, duke dhënë madje garanci se nuk ka kurrfarë rreziku për infektim,s epse do të merreshin masat e duhura. Por për të është e papranueshme që të ketë një qasje të tillë aspak serioze e të dëmshme për objektivat e këtij sporti, ku nuk nguroi ta quajë një persekutim të boksit dhe një trajtim si në kohën e Enverit. “Boksi është anuluar, nuk na dhanë leje për të bërë aktivitetet. Ky është padyshim një turp i madh. Përgjigja negative erdhi para dy ditësh. Në një kohë që boks po bëhet gjithandej, në rajon, Europë e botë, ne bëhemi i vetmi vend i planetit ku nuk bëhen ndeshje boksi. Shikoni se sa situatë e vështirë është krijuar, sa vihet në rrezik ekzistenca e këtij sporti. Jemi në prag të eliminatoreve ku kemi shanse me një sportist për të shkuar në Olimpiadë, ku R. Zenelit i duhet edhe një fitore, pra një ndeshje larg, kurse këtu mbyllen garat. Ne kemi marrë ftesë për të qenë në Europian në Kroaci, në maj, madje na paguajnë ata vajtjen 10 ditë para për përgatitje, kurse këta nuk na lejojnë të bëjmë një kampionat. Nuk dua të bëj politikë sepse sporti duhet të qëndrojë jashtë politikës, por qeveria po sillet me boksin si Enveri. Me këtë mentalitet po e fshin sportin në Shqipëri dhe ai që fshin sportin nuk pyet as për kisha e as për xhamia, i shemb edhe ato. Veç Enveri ishte i tillë. Po ç’janë këto vendime selektive, ku një federatë lejohet e tjetra jo? Në një vend ku nuk bëhen dy vite gara sportive, zëre se e ke fshirë sportin e atij vendi”, u shpreh ndër të tjera trajneri i kombëtares së boksit, Zef Gjoni. Duhet thënë se zyrtarisht Shqipëria ka siguruar pjesëmarrjen në Olimpiadë me atleten Luiza Gega, por edhe me shtangisti Briken Calja. Sportistë të tjerë si Izmir Smajlaj, Franko Burraj, Erkand Qerimaj etj, janë duke bërë garë për të kapur sa më shumë pikë. Ndërkohë, nga boksi më afër këtij objektivi është Rexhinaldo Zeneli.