BREAKING NEWS

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim Bashën: Zgjidh o Berishën o SHBA

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën
x
BREAKING NEWS

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga gara kandidati i njohur, ja çfarë ka ndodhur

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga
x
BREAKING NEWS

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat tronditëse: Si më “shiti” mua dhe Edi Palokën tek ambasada! Lulzim Basha do të arrestohet nëse shkon në këtë vend...

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6 kandidatët e mundshëm për 6 marsin

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje
x
BREAKING NEWS

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe dëbore gjatë natës (Zonat e prekura)

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe
x

Sport

“Bomba” e Evra: Martial u dogj sepse tek Junajtid erdhi Ibrahimoviç që e “eklipsoi”

“Bomba” e Evra: Martial u dogj sepse tek Junajtid erdhi

Martial shihej si fenomen i së ardhmes, por ardhja e Ibrës tek Junajtid i dogji planet. Ndërkohë, dje Junajtid mposhti 1-0 Kristal Palace

Për sulmuesin francez Enthoni Martial ka pasur shumë pritshmëri dhe jo më kot Mançester Junajtid pagoi 60 milionë euro për kartonin e tij teksa e transferoi në ishull nga klubi i Monako në vitin 2015. Por, Martial pati shumë ulje e ngritje, ndërsa së fundmi, një nga ata që e njeh mirë këtë futbollist, Patris Evra ka zbuluar edhe se cili mund të ketë qenë problemi i vërtetë për 26-vjeçarin. Ish-futbollisti thekson se problemet e Martial nisën në momentin kur Ibrahimoviç mbërriti në Mançester dhe kërkoi pikërisht numrin 9, të cilin e mbante Anthoni Martial. “Mbaj mend që ishim në kombëtare me Martial dhe ai mori një telefonatë nga klubi, ku i thanë se duhej të lironte numrin 9-të dhe të merrte 11-tën. Ai tha menjëherë “Jo”, ndërsa më pas e telefonoi edhe Murinjo për të njëjtën çështje. Nuk po them se ai nuk po luante mirë si shkak i fanellës, por gjithçka filloi aty. Martial mund të shkatërroj çdo lloj mbrojtësi nëse vendos ta bëjë këtë dhe për diçka të tillë më vjen vërtet keq. Shumë persona e njohin talentin e tij, mjafton të pyesni Uejn Runi. Martial është një nga numrat 9 më të mirë, por ka nevojë për agresivitet për të bërë gol. Është më shumë një çështje personaliteti”, u shpreh Evra. Ndërkohë, Mançester Junajtid fitoi dje në Premier League, gjë që bëri që trajneri i ri Ralf Ragnik ta nisë me fitore aventurën e tij në krye të “djajve të kuq”. Pikërisht ditën e djeshme, në “Old Trafford”, Junajtid mposhti Kristal Palacen, në kuadër të xhiros së 15-të të Premier Leagues. Golin e tri pikëve e shënoi mesfushori brazilian, Fred. Ai realizoi gol të bukur në minutën e 77-të, pas asistimit të Mason Grinvud. Pas kësaj fitoreje, Mançester Junajtid, ka 24 pikë dhe është në pozitën e gjashtë, kurse Kristal Palasë mban vendin e 12-të me 16 pikë. Trajneri gjerman nuk i kurseu elozhet për djemtë e tij, duke u shfaqur i gëzuar në prononcimin e dhënë për ndeshjes. “Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si luajti skuadra, sidomos në 30 minutat e para. Presingu ynë ishte i shkëlqyer, na mungoi vetëm goli. U mbrojtëm mirë dhe e kontrolluam ndeshjen gjatë gjithë kohës. Mbajtja e paprekur e portës ishte shumë e rëndësishme. Kam mbetur realisht i befasuar nga loja e djemve, duke marrë parasysh edhe faktin që kemi zhvilluar vetëm një seancë stërvitore së bashku. U paraqitëm shumë më mirë se pritshmëritë. Është gjithmonë më e lehtë të ndërtosh kur skuadra vjen nga një periudhë e suksesshme. Në përgjithësi, unë jam shumë i kënaqur me mënyrën se si luajtëm sot”, tha Ragnik.