BREAKING NEWS

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I qëndroi deklaratës për një rikthim të tij të mundshëm në krye të PD-së, Sali Berisha bën lëvizjen urgjente

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I
x
BREAKING NEWS

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet e rënda që po ndodhin në zgjedhjet për kryetarin e ri: Po fusin...

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet
x
BREAKING NEWS

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron çfarë do të ndodhë sot në zgjedhjet e PD-së, ka një mesazh të ‘koduar’ edhe për Berishën: Rama e...

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë
x
BREAKING NEWS

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për
x
BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS, lë edhe mandatin e deputetit: Deklaroj fundin e...

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS,
x
BREAKING NEWS

SURPRIZA e Kongresit të PS-së, vajza e të ndjerit Bashkim Fino me lot në sy mban fjalimin drithërues dhe zbulon vendimin që ka marrë: Do plotësoj porosinë e babait!

SURPRIZA e Kongresit të PS-së, vajza e të ndjerit Bashkim Fino me
x

Sport

Bomba e mediave Italiane, Igli Tare i përfshirë në skandalin e basteve, në lojë edhe Nadrangheta me mafien kalabreze

Bomba e mediave Italiane, Igli Tare i përfshirë në skandalin e

Një skandal i madh pritet të bëhet publik orë pas ore, e në të duket se është përfshirë Igli Tare, për të cilin një dokumentar investigativ në “Rai3” thotë se ka në pronësi një kompani bastesh që operon në Shqipëri e që ka lidhje me segmente të mafias italiane. Investigimi nuk është i vonë, por disavjeçar, e megjithatë, të dhënat e fundit dokumentojnë se ish-sulmuesi i Shqipërisë, posedon një kompani bastesh por nën emrin e një personi tjetër. Në fakt, bëhet fjalë për një hetim të Prokurorisë së Barit, e cila pretendon se ka zbuluar një aleancë të mafies siçiliane, “Ndraghetës” dhe klaneve bareze, për të investuar dhe ndikuar në botën e basteve. Sipas prokurorisë, mes kompanive të ndryshme që do të përfshiheshin në këtë operacion, ishte edhe një subjekt shqiptar me ortakë Genti dhe Igli Tare, njëri konsull në Turqi dhe tjetri Drejtor Sportiv te Lacio në Serinë A. Kjo është një goditje e rëndë për ish-sulmuesin kuqezi që ka prej vitesh që drejton në pikëpamjen sportive një prej klubeve elitare italiane.

Qëndrimi paraprak i Tares

Shqiptari Igli Tare, me detyrë drejtor i Lacios, ka hedhur poshtë akuzat se zotëron një kompani shqiptare të basteve përmes një pale të tretë. Media të caktuara në Itali e kanë akuzuar Taren se është në kontroll të plotë të një kompanie bastesh shqiptare përmes një personi tjetër. Akuzat burojnë nga një artikull i botuar nga “La Repubblica”, me titullin: “Futbolli, klanet dhe biznesi: hijet shqiptare të Tares së Lacios’’. Por Tare, nëpërmjet avokatit të tij, ka mohuar kategorikisht akuzat. “Thjesht është një temë e mbështetur nga gazetari dhe e atribuar prej tij akteve të hetimit, sipas të cilave ‘në fakt, kompania u përket vëllezërve Genti dhe Igli Tare’. Në mënyrë të ngjashme Igli Tare e deklaron veten të papërfshirë në operacionin e përshkruar nga gazetari si një përpjekje e klanit Martiradonna për të blerë këtë kompani bastesh. Për shkak të pavlefshmërisë totale dhe pavërtetësisë së lajmit, Igli Tare kishte paralajmëruar më parë gazetarin Daniele Autieri nëpërmjet e-mailit në përgjigje të një serie pyetjesh specifike të bëra nga Autieri si gazetar i stafit të gazetës. Igli Tare rezervon të drejtën për të ndërmarrë veprime më të gjera juridike, për të cilat ai tashmë u ka dhënë drejtën avokatëve të tij, duke përfshirë në lidhje me profilet e mëtejshme të paligjshmërisë së objektit të lajmit”, thuhet në komunikatë. Kompania “Top Bast” ka 400 pikë aktive në Shqipëri dhe është regjistruar zyrtarisht në emër të Erma Bajramit, por që sipas Guardia di Finanzas ishte vetëm një figurë. Në fakt, urdhri i nënshkruar nga prokurori i Barit thotë se kjo kompani bastesh është e vëllezërve Genti dhe Igli Tare. Genti është konsull shqiptar në Turqi, kurse Igli drejtor sportiv te Lacio. Në artikullin e gazetës italiane përmendet edhe transferimi i sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, nga Fenerbahçe tek Lacio, për shumën e 17.5 mln eurove dhe ku kanë përfituar jo pak por katër palë të interesuara. Dyshohet, gjithashtu, për lidhje jo të ligjshme dhe me disa menaxherë në Shqipëri që kanë lidhje me drejtorin e Lacios, e që sipas medieve italiane bënin transferime të organizuara me qëllime përfitimi.