BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Sport

“Bombë” nga Italia: Kristiano Ronaldo dëshiron të iki nga Junajtid, Roma dhe Sportingu si destinacione të mundshme

“Bombë” nga Italia: Kristiano Ronaldo dëshiron të iki

Kristiano Ronaldo nuk ndihet i gatshëm për të luajtur ende te Mançester Junajtid. Superylli i futbollit botëror raportohet se nuk e shikon veten pjesë të projektit të ri të “Djajve të Kuq” pas emërimit të ish-trajnerit të Ajaksit, Erik Ten Hag në pankinën e klubit më të titulluar në Angli. Media e njohur italiane “La Repubblica” shkon më tej duke shtuar se Roma shikohet si destinacioni i ardhshëm i ish-yllit të Real Madridit dhe Juventusit. Arsyet janë jo të pakta, te verdhekuqtë ndodhen tekniku Zhoze Murinjo, me të cilin ka punuar me Ronaldon për 3 vite në “Santiago Bernabeu”, si dhe shokët e kombëtares së Portugalisë, portieri Rui Patricio dhe mesfushori Serxho Oliveira. Në këtë mes, mund të luajë një rol të rëndësishëm dhe menaxheri i Ronaldos, Horge Mendes, i cili ka marrëdhënie mjaft të mira me Murinjon. Por, ajo ç’ka mund të pengojë transferimin e golashënuesit më të mirë në historinë e Realit, Ligës së Kampioneve dhe kombëtareve është fakti se Roma luan sezonin e ardhshëm në Ligën e Europës, jo në Ligën e Kampioneve, ku Ronaldo dëshiron të demonstrojë vlerat e veta më të mira. Një tjetër destinacion i mundshëm i përfolur i bomberit të Mançester Junajtid është dhe klubi portugez Sporting Lisbona. Me “Luanët”, Ronaldo nisi karrierën si lojtar profesionist në vitin 2002. Megjithatë, Ten Hag është ai që do të vendosë vulën për fatin e 5-herë fituesit të Ligës së Kampioneve dhe të “Topit të Artë”.
Rikthimi zhgënjyes në “Old Trafford”
Pasi nuk ia doli te Juventusi për 3 sezone radhazi duke mos arritur finalen e Ligës së Kampioneve, Ronaldo u rikthye te Mançester Junajtid me objektivin për t’i bërë “Djajtë e Kuq” një ekip tepër konkurues në Angli dhe Europë. Megjithëse, ia doli të shënonte 24 gola në 38 ndeshje, duke ndihmuar në kalimin e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, Junajtid nuk ia doli të siguronte pjesëmarrjen në kompeticionin më të fortë të klubeve botërore për sezonin 2022-2023 duke e mbyllur renditjen në Premier Ligë në vendin e gjashtë. Gjatë sezonit, klubi shkarkoi Ole Gunar Solskjaerin, por vazhdoi të zhgënjente dhe me Ralf Rangnikun. Fakti që Junajtid do të luajë sezonin e ri në Ligën e Europës dhe mosha e madhe e Ronaldos (37 vjeç) mund të ndikojnë jo pak që portugezi të kërkojë një tjetër destinacion. Në aspektin personal, Kristiano Ronaldo u shpall “Lojtari më i mirë i sezonit të Mançester Junajtid” si dhe u përfshi në “Ekipin më të mirë të sezonit në Premier Ligë”.