BREAKING NEWS

Listat e hapura/ Kryeministri Rama del live dhe jep qëndrimin e PS (VIDEO)

Listat e hapura/ Kryeministri Rama del live dhe jep qëndrimin e PS (VIDEO)
x

Sport

Bomberat e kampionatit drejt ligave të huaja, klubet turke të parët në radhë për kualitetet e Superiores

Bomberat e kampionatit drejt ligave të huaja, klubet turke të

Lojtarët më të mirë të sulmit në Kategorinë Superiore, ka gjasa të mos e mbyllin sezonin në Shqipëri, pasi kërkohen nga klube në liga të huaja, ku padyshim ofertat e klubeve turke po i tundojnë më shumë. Ka disa lojtarë që do të provojnë të luajnë jashtë vendit me mbylljen e këtij edicioni dhe në prag të sezonit të ardhshëm. Merkato e verës do t’i testojë të gjithë, jo vetëm sa i takon ofertave që do të mbërrijnë, por edhe shumës financiare që do të ofrohet. Natyrisht, kampionati shqiptar ka talente, por kërkohet një punë më e madhe menaxheriale në treg. Sidoqoftë. Nga sulmuesit, një eksperiencë jashtë vendit e kërkojnë Dejvi Bregu, Sherif Kallaku si dhe Vasil Shkurtaj. Të tre kanë kaluar një sezon të mirë dhe mund të marrin një shans në merkaton e verës. Madje Bregu cilësohet i talentuar, Shkurtaj me eksperiencë, kurse Kallaku në shpërthim.

Gjici për Shkurtajn

Në lidhje me sulmuesin e Kukësit, Vasil Shkurtaj, duket se edhe vlonjati do të largohet nga kampionati shqiptar, për të provuar një eksperiencë të re jashtë vendit. Shkurtaj është goleador i fuqishëm dhe një eksperiencë jashtë vendit mund ta ndihmonte të arrinte më të mirën në karrierën e tij. ndoshta një ofertë në Kroaci apo në Greqi mund ta joshte djaloshin vlonjat që ka dy sezone që ka spikatur në Superligë. Në lidhje me të ardhmen e tij ka folur edhe presidenti i nderit i klubit të Kukësit, Safet Gjici. “Këto janë marrëdhënie juridike. Aty ka jurist. Nuk i di detajet, nëse arrihet marrëveshja atëherë le të vazhddojë. Vasili do japë maksimumin deri në ditën e fundit. Nëse ka dëshirë, Kukësi është aty. Klubi ja ka dhënë “ok”, por lojtarit kur i mbaron kontrata dhe ka ofertë më të mirë, zgjedhin ofertën më të mirë. Ka një pagë të mirë, nëse nuk do ketë ofertë më të mirë, nuk do ta lejë Kukësin”, theksoi Gjici.

Nuabueze, një shans në ligën turke

E ardhmja e kryegolashënuesit të Kategorisë Superiore, Kirian Nuabueze me shumë gjasa do të jetë në Turqi, nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një kalim në Superligën turke apo në Ligën e Parë të sulmuesit nigerian me pasaportë amerikane, gjithsesi largimi i tij nga Laçi duket i sigurt. Një parashikim të tillë e ka bërë menaxheri turk Gural Bergen i cili ka hedhur grepat për të siguruar sa më shumë futbollistë cilësorë nga tregu ballkanik. Duke parë krizën financiare për shkak të koronavirusit, klubet turke po shikojnë më shumë nga vendet me të ardhura të pakta ku futbollistët kanë paga të ulëta si për shembull në Shqipëri për të gjetur elementë cilësorë. Tashmë Gural mbron interesat për Turqinë të Kirian Nuabuezes dhe në një intervistë ka folur me superlativa për futbollistët që luajnë në Shqipëri. “Kohët e fundit kemi kontrolluar kryesisht Poloninë, Shqipërinë dhe Serbinë dhe jemi fokusuar aty. Të ardhurat e lojtarëve në Ballkan nuk janë aq të larta sa në Turqi dhe sigurisht që do të kenë dëshirë që të vijnë në vendin tonë. Edhe ne do të përfitojmë nga ky aspekt pasi do të marrim lojtarët më me nivel. Pas pandemisë, merkato do të ndryshojë rrugën e saj dhe mendoj se Turqia do të orientohet nga vendet ballkanike. Do të rritim cilësinë tonë dhe do të ketë më shumë progres”, deklaroi ai. Emri i parë që ka piketuar menaxheri turk është ai i golashënuesit më të mirë të Superiores deri tani, Kirian Nuabueze. Sulmuesi nuk dihet ende nëse do të japë kontributin e tij për Laçin në vijimin e sezonit për shkak të problemeve fizike, por ka autorizuar Bergen që t’i gjejë një skuadër në kampionatin turk. “Kemi marrë autorizimin për përfaqësimin e tij në Turqi dhe po punojmë për t’i gjetur një ekip. Ka edhe lojtarë të tjerë atje”, garantoi menaxheri turk.