BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore...

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të
x
BREAKING NEWS

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, Edi Rama gati t’i hedhë në “gojën” e SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti, ja si ish-kreu i SHISH Visho Ajazi u përfshi në pazare me Saimir T...

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas “bombës” së KPA, ja emri pretendent që ka mazhorancën e votave në Këshill

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita Malltezit për t’u katapultuar në krye të partisë fut “zjarrin” brenda Rithemelimit, krahu i djathtë i Sali Berishës del hapur kundër vajzës së ish-kryeministrit

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita
x

Sport

Boniek elozhe De Rosit të Romës: Ai ka lindur për tu bërë trajner

Boniek elozhe De Rosit të Romës: Ai ka lindur për tu

Disa lojtarë të shquar i kanë hyrë botës së trajningut por nuk kanë pasur sukses. Rast i mirë Maradona e ndonjë tjetër, por ka të tjerë që kanë spikatur edhe pse nuk kanë qenë futbollistë të mirë si Murinjo etj. Por ka dhe lojtarë të mëdhenj që bëhen trajnerë të mirë si Zidane, Ançeloti etj. Ndërkohë, nuk kanë fund elozhet për trajnerin e Romës, Daniele De Rosi që ia ka dalë të rikthejë verdhekuqtë në “shinat e duhura” pas problemeve me Hoze Murinjon. I fundit që vlerëson punën e 40-vjeçarit është Zbignie Boniek. Zëvendëspresidenti i UEFA-s, theksoi se De Rosi është i “prerë” për rolin e trajnerit ndërsa shtoi se tashmë edhe lojtarët më të dobët të Romës kanë fituar besim dhe kontribuojnë për skuadrën. “Daniele nuk më befason aspak. Para se të bëhej trajner, në një intervistë fola për mënyrën sesi ai kishte përshtatshmërinë perfekte për të qenë trajner. Ai ishte trajner në fushë edhe kur ishte lojtar. De Rosi është një trajner i kompletuar në mënyrën se si flet, në mënyrën se si shprehet. Në ndeshjen ndaj Milanit, ai tregoi se nuk është vetëm një trajner i mirë, por edhe një menaxher i shkëlqyer grupi, një drejtues, di të menaxhojë mirë stresin në një situatë të vështirë. Romës i solli shumë rezultat ndryshimi i trajnerit, me De Rosin ka nisur një “erë” e re. Tani edhe lojtarët në dukje më të dobët kanë fituar besim dhe po kontribuojnë për skuadrën. Në fund, dua të theksoj se më vjen keq edhe për mënyrën si përfundoi marrëdhënia me Murinjon, ai i ka sjellë shumë gëzim Romës”, u shpreh Boniek. Ndërkohë që Daniele De Rosi po merr vëmendje si teknik i lindur për këtë punë, një tjetër emër i njohur po bën përpjekje të gjejë veten në krye të ndonjë skuadre. Drejtuesit e Bajernit të Mynihut vijojnë të mendojnë për trajnerin e sezonit të ardhshëm, duke qenë se prej kohësh është vendosur se do të ndërpritet marrëveshja me teknikun aktual, Thomas Tuhel. I preferuari i bavarezëve është Julian Nagelsman, për të cilin rekordmenët gjermanë duket se janë penduar që e shkarkuan në marsin e vitit 2023. 36-vjeçari është aktualisht në krye të Gjermanisë dhe do të udhëheqë “panzerat” në Euro 2024, por pas këtij kompeticioni nuk ka ende asgjë të sigurt për aventurën me katër herë Kampionët e Botës. Ndërkohë, në orët e fundit listës së emrave për të zëvendësuar Tuhel, i është shtuar edhe Roberto De Zerbi. Italiani që është në drejtimin e Bajernit të Munihut, është gjithashtu në fokusin e Barcelonës, teksa pëlqehet për stilin e lojës që aplikon. Nga ana tjetër, te Bajerni është hedhur poshtë ideja për të emëruar Zinedine Zidane. Gjithsesi, Zidane po pret momentin e tij për të marrë drejtimin e një skuadre të madhe europiane.