
Drejtësia makthi i presidentit, pasuria miliona euro rrezikon ta bëjë subjekt të SPAK, nga vilat e 13 apartamentet, te shpenzimet mijëra paund në Londër

Bora dhe acari bllokon topin, FSHF shtyn ndeshjet e javës 20

Shkruar nga Adriatik BALLA 15 Shkurt 2021

Kur ishte luajtur vetëm java e parë e fazës së tretë dhe ku ishte përcaktuar edhe grupi i skuadrave pretendente për titull, moti i keq me dëborë e ngrica ka mbërthyer vendin dhe kjo pati impakt të menjëhershëm negativ edhe në futboll, pasi detyroi Federatën Shqiptare të Futbollit që të ndërpriste e të shtynte ndeshjet në kategoritë inferiore e madje të shtynte dhe javën e 20-të të Superligës, në mënyrë që të kishte kohë për rikuperim të fushave të futbollit dhe të evitoheshin dëmtimet tek lojtarët. Por ka probleme, pasi shtyrja e ndeshjeve do të sjellë më tej ngjeshjen e kalendarit, duke e bërë futbollin shqiptar të dalë jashtë natyrës së tij. Kujtojmë që bojkoti në fillim të sezonit për më shumë se një muaj solli një ngjeshje të kalendarit në mënyrë të paparashikuar, një fenomen që solli luajtjen e shumë ndeshjeve në kohë të shkurtër në periudhën e mëpasshme, duke u sjellë klubeve shqetësime të forta me dëmtimet. Ky element nuk ishte marrë parasysh, pasi dihet që në futbollin shqiptar lojtarët nuk kanë nivel për të përballuar fizikisht garën me ndeshje të ngjeshura. Për pasojë pati dëmtime të shumta në të gjithë radhët e klubeve. Me shtyrjen e fundit të ndeshjeve, do të ketë një fazë të re dëmtimesh, që mund të ndikojë tek disa klube që kanë organikë të varfër që të dalin jashtë objektivave të tyre. Partizani rrezikon, por edhe Tirana, ndërsa Vllaznia do të vihet në provë serioze pas këtij momenti. Gjithsesi, është fakt, dëbora dhe ngricat do të shtyjnë disa ditë Superioren dhe topi do të detyrohet për të paktën një javë të ndalojë.
Vendimi
Moti i keq dhe reshjet e dëborës që kanë përfshirë të gjithë vendin tonë kanë detyruar Federatën Shqiptare të Futbollit që të shtyjë të gjitha ndeshjet e parashikuara për këtë javë. Federata e Futbollit ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e të gjitha klubeve dhe është njohur me situatën e rënduar të terreneve sportive dhe stadiumeve, ku do të zhvilloheshin shumë ndeshje. Duke vlerësuar këtë situatë Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë vendimin që të shtyjë ndeshjet e futbollit në të gjitha nivelet e kampionateve deri të shtunën e ardhshme, datë 20 shkurt 2021.
Njoftimi i së shtunës
Për bllokimin e kampionatit dhe shtyrjen e ndeshjeve FSHF kishte paralajmëruar që të shtunën, pasi u kuptua nga shërbimi meteorologjik që vendi do të pushtohej nga reshjet e dendura të dëborës. Për këtë arsye federata e pa të arsyeshme që asnjë ndeshje futbolli të mois luhet të dielën, pra ditën e djeshme dhe ky ka qenë një veprim i drejtë, pasi dje temperaturat ishin të ulëta dhe fushat e futbollit në mbarë vendin u mbuluan nga “velloja e bardhë” dimërore. “Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike në të gjithë vendin Federata Shqiptare e Futbollit vendosi, që të gjitha ndeshjet e parashikuara për t’u luajtur nesër (e diel), datë 14 shkurt 2021 të vlefshme për Kategorinë e Dytë dhe të gjitha nivelet e kampionatit të moshave nuk do të zhvillohen. Data e zhvillimit të këtyre ndeshjeve do të njoftohen në ditët në vazhdim”, njoftoi FSHF.
Skënderbeu, i vetmi i përshtatur me “petkun e bardhë” në fushë
Nga të gjitha ekipet e Superiores, Skënderbeu i Korçës është i vetmi që është mësuar me stërvitje në borë, diçka që e ka nisur disa ditë më parë dhe ndryshe nga skuadrat e tjera tek Skënderbeu nuk ka paraqitur probleme diçka e tillë. Natyrisht, FSHF mori masë për të pezulluar ndeshjet e kësaj jave në kategoreitë inferiore dhe për të shtyrë një javë në Superligë, por ky fakt nuk ka ndryshuar axhendën e Skënderbeut, teksa pavarësisht temperaturës disa gradë nën zero dhe fushës së mbuluar nga bora, trajneri Migen Memelli i ka nxjerrë të tijtë në stërvitje.
Më të lexuarat


Shkëlqimi dhe rënia e Vllaznisë, statistikat tregojnë se shkodranët s’kanë forcë për titullin

Një tjetër kuqezi “ngroh” Rejën para eliminatoreve, Ramadani një hap para të tjerëve për mesfushën e Kombëtares

Kinezët nxjerrin në shitje Interin, klubin zikaltër pritet ta blejë princi i Arabisë Saudite

Vllaznia në krizë totale, Partizani ngec në Fier, Teuta e Laçi kërcënojnë kreun

Boksit i refuzohet kërkesa për të bërë aktivitete, shpërthen Zef Gjoni: Persekutimi i dorezave vazhdon

“Ka para për të gjithë, nëse ndodh kjo gjë e humbim”/ Dalin në dritë fakte tronditëse për vdekjen e Maradona-s, kush fshihet pas vdekjes së legjendës së futbollit?

Kryeministri anglez Xhonson “presion” UEFA-s e FIFA-s: Dua Europianin dhe Botërorin 2030, vetëm Anglia e përballon

Shiriti i kapitenit, me afrimin e eliminatoreve nxjerr “kokë” sërish problemi i liderit në Kombëtare

Partizani ka grupin më racional të Superiores, Daja: Të nisë puna me rinovimet

Sporti në zi! Ndërron jetë sulmuesi legjendar (EMRI)
