BREAKING NEWS

“Halle halle kjo dynja”, Rama poston foton e Gregut dhe bën reagimin epik: Xhaja i vet dhe Erjoni im...

“Halle halle kjo dynja”, Rama poston foton e Gregut dhe bën
x

Sport

Bota e sportit në zi për Kobi Brajant, reagime emocionuese nga më të mirët e sportit botëror

Bota e sportit në zi për Kobi Brajant, reagime emocionuese nga më

Një nga sportistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave në basketbollin botëror e ndoshta në krejt sportet, Kobi Brajant, u nda nga jeta dy ditë më parë si pasojë e përplasjes së helikopterit me të cilin po udhëtonte së bashku me 9 persona të tjerë, midis të cilëve edhe vajza e tij e vogël 13-vjeçare, Xhiana. Kjo ngjarje ka shokuar botën sportive, e cila e njihte Kobi Brajantin si një legjendë, një ikonë e basketbollit, figurë karizmatike e frymëzimi për të rinjtë në mbarë botën. Për këtë ngjarje ka një “pushtim” të rrjeteve sociale nga fansat e tij dhe dashamirës të sportit, që kanë lënë mesazhet e tyre prekëse për humbjen e kësaj figure të madhe të sporti botëror.

Më i madhi i të gjitha kohërave në basketboll, Majkëll Xhordan, në një komunikatë për mediat, bëri nderimet e tij për Brajant, i cili ishte ndër lojtarët shumë të pakët që patën nderin të krahasohen me të si lojtar me potencialin për të qenë më i mirë i të gjitha kohëve. “Jam i tronditur me lajmin tragjik për vdekjen e Kobe dhe Xhiana. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dhimbjen që jam duke e ndier. Unë e doja Kobin, e kisha sikur vëllain tim të vogël. Ne bisedonim shpesh dhe do të më mungojnë shumë ato biseda. Ai ishte garues i ashpër, njëri prej më të mëdhenjve të basketbollit dhe një forcë kreative. Kobi ishte, po ashtu, edhe baba i mirë, që e donte thellësisht familjen e vet.

Ai ishte shumë krenar me dashurinë që e bija e tij kishte për lojën e basketbollit. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për Vanesan (bashkëshorten e Kobit), “Lejkërsave” dhe tifozëve të basketbollit nëpër botë”, shkruan Xhordan. Tom Bredi një tjetër ikonë e sportit, gjithashtu ka reaguar në faqen e tij në Instagram duke shprehur keqardhjen e tij të madhe. Kristiano Ronaldo gjithashtu është një tjetër personazh i cili e cilëson Kobi Brajant si një frymëzim dhe legjendë. Edhe Leo Mesi e ka quajtur të rrallë si askënd tjetër, ndërsa rekordmeni i atletikës, Usain Bolt, në faqen e tij në Tëitter ka postuar një foto me Kobin me mbishkrimin “nuk mund ta besoj”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjithashtu shfaqet i tronditur, dhe shpreh ngushëllimet e tij për familjen dhe miqtë e basketbollistit. Në qendrën sportive “Kobi Brajant” të ngritur në Filipine, mbështetës të shumtë të basketbollistit afrohen pranë saj me lule në duar, duke shkruar dhe në një faqe muri dhe mesazhet e tyre në ndër të “Black Mambas”. Në Kinë ku gjithashtu legjenda e Los Angeles Lakers kishte ngritur një sallë basketbolli, mbështetës të Brajant janë të tronditur nga lajmi. Në Amerikë mijëra njerëz u shfaqën rrugëve më qirinj nëpër duar në kujtim të Brajant. Madje, në ndarjen e çmimeve të “Grammy Awards” është mbajtur 1 minutë heshtje në nder të basketbollistit. Kobi Brajant, 41 vjeç, do të kujtohet gjithmonë si një nga basketbollistët më të mirë të historisë.