BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Brazili e nis mbarë Kupën e Amerikës, shkëlqen Kutinjo në fitoren e thellë kundër Bolivisë

Brazili e nis mbarë Kupën e Amerikës, shkëlqen Kutinjo

Brazili është padyshim lider i futbollit botëror, jo vetëm me kupa bote të fituara më shumë nga të tjerët (5 të tilla nga 4 që kanë fituar Gjermania dhe Italia), ndërkohë që po luan në këtë moment Kupën e Amerikës, një aktivitet të cilin e organizon vetë Brazili dhe që shihet dhe si pretendenti kryesor për të fituar trofeun. Në fakt, ndeshjet luhen në mesnatë me orën e Europës, por kjo nuk i ka penguar sportdashësit të shijojnë spektaklin që prodhon futbolli amerikano-latin, për më tepër që këtë herë në Kupën e Amerikës marrin pjesë edhe skuadra nga kontinente të tjera, si Katari e Japonia. Ndërkohë, dje startoi zyrtarisht aktiviteti, me përfaqësuesen “Selacao” që zbriti e para në tapetin e gjelbër. Dhe në fakt, Brazili e ka nisur me këmbën e mbarë edicionin e 46 të Kupës së Amerikës, ku është edhe vend mikpritës, pasi arriti të fitojë me rezultatin e pastër 3-0, në sfidën hapëse përballë Bolivisë. Pa Nejmar, i cili u dëmtua një javë para startit të kompeticionit, ishte futbollisti i Barcelonës, Filipe Kutinjo, ai që mori për dore skuadrën e Tites dhe pasi zhbllokoi rezultatin në minutën e 50-të me 11-metërsh, dyfishoi avantazhin 3 minuta më vonë. Goli i tretë dhe i sigurisë për Brazilin, erdhi vetëm 5 minuta nga fundi, ku ishte sulmuesi që erdhi për të zëvendësuar Nejmar, Everton, ai që dërgoi topin në rrjetën e portës së Bolivisë. Sot në mbrëmje, në orën 21:00 do të përballen dy skuadrat e tjera të grupit A, Venezuela dhe Peruja. Sot, në orët e para të mëngjesit, në fushë do të zbresë Argjentina e Lionel Mesit, që do ta startojë këtë edicion të Kupës së Amerikës, me sfidën përballë Kolumbisë, një takim që pritet të jetë mjaft interesant dhe emocionues. Pritësit e aktivitetit, Brazili, vend në të cilin po mbahet Kupa e Amerikës për herë të parë pas vitit 1989, u paraqit me fanella të bardha dhe kjo ndodhi pas më shumë se 60 vjetëve në historinë e përfaqësueses braziliane. Më herët ndodhte që Brazili ta fillojë ndeshjen me fanellë të verdhë e më rrallë me blu, por ngjyra e bardhë ishte një surprizë e madhe e ndoshta mjaft e bukur. Një nisje e mbarë që ia vlen të diskutohet edhe për këtë detaj jo pak të rëndësishëm. Ndërkohë, Në Copa America, La Liga mban vendin e parë me plot 26 futbollistë, të cilët vijnë nga ekipe të ndryshme, si Real Madrid, Atletiko Madrid, Barcelona, Espanjol, Betis,Vilareal, Celta Vigo, Alavesh, Getafe, Girona, Hueska dhe Rayo. 5 prej këtyre futbollistëve janë të ekipeve që kanë rënë një kategori më poshtë (Girona, Hueska dhe Rayo). Lionel Mesit, me shumë mundësi, gjatë këtij edicioni të Copa America do t’i duhet të përballet me shokët e tij të skuadrës, si me Luis Suarezin (Uruguai), Kutinjon dhe Arthur (Brazil). Reali i Madridit ka 4 futbollistë në Copa America: brazilianët Kasemiro dhe Miliato (ka vetëm pak javë që ka firmosur më Realin), Fede Valverde të Uruguait dhe blerjen e fundit, japonezin Take Kubo, një 18-vjeçar që cilësohet si Mesi i ri. Atletiko përfaqësohet gjithashtu me 4 lojtarë: Luis Felipe (Brazil), Diego Godin dhe Gimenez (Uruguai) dhe Santiago Arias (Kolumbi).

Adriatik BALLA