
Çfarë po ndodh me monedhat e tjera? Ja me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro ditën e sotme

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Në shtatë ditë janë hapur pesë dosje penale për politikanët e lartë, SHBA ka nisur hetimet për Metën, Berishën dhe...

Nga përmendja e emrit të Edi Ramës 6 herë në dosje, te mesazhet dhe takimet me ish-agjentin e FBI, mediat amerikane tregojnë si funksiononte skema dhe publikojnë informacionin që mund të tronditë kryeministrin shqiptar

27 Janar 2023

Fillove dhe ti si Berisha? Eksperti i ekonomisë shpërthen ndaj deputetes së PS-së: Na sillni fakte dhe jo komente

SPAK ngre stekën/ Ambasadorja e BE zbulon arsyen e fortë përse zbarkoi në zyrën e Altin Dumanit: Çështje të bujshme që janë hapur dhe nuk mbaron këtu

A po përgatiten sanksione nga BE për zyrtarët e korruptuar? Ambasadorja Hohmann zbardh të vërtetën

"McGonigal ishte ortak me 25% te një kompani shqiptare", Salianji: Edi Rama sot minimalisht duhet të dorëhiqet

Brazili “poker” dhe spektakël ndaj Koresë së Jugut, në çerekfinale me Kroacinë

Shkruar nga Adriatik BALLA 6 Dhjetor 2022

Brazili është gjithmonë aty, në majën e futbollit botëror, skuadër që hyn në çdo ndeshje për të fituar, që luan futboll të hapur e spektakolar, që ka lojtarë të kalibrit të lartë dhe padyshim është një nga skuadrat pretendente për të fituar titullin e këtij Botërori. Mbrëmë përfaqësuesja braziliane shkatërroi skuadrën e Koresë së Jugut, duke e mundur me rezultatin e thellë 4-1, rezultat që iu përshtat lojës dhe mentalitetit të Brazilit. Rikthimi i Nejmarit ishte një tjetër shenjë se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur për brazilianët. Në fakt, Brazili e nisi lojën në sulm dhe me një gol të shpejtë të shënuar në minutën e 7-të nga Vinicius Junior, i cili u shërbye nga Nejmar. Ky i fundit shënoi vetë golin e dytë, pikërisht me penallti në minutën e 13-të. Dy golat e shpejtë të brazilianëve treguan jo vetëm superioritetin e skuadrës jugamerikane, por njëherësh edhe vullnetin e saj për t’i mbyllur llogaritë e kualifikimit që në pjesën e parë. Për këtë arsye, Brazili e shtoi dozën sulmuese në minutat në vazhdim dhe gjeti golin e tretë me Riçarlison, në minutën e 29-të. Por skuadra e Tites nuk do të ndalej me kaq, pasi asistimit të Vinicius do t’i përgjigjej si duhet Paketa, i cili në minutën e 36-të shënoi golin e 4-t. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 4-0, një rezultat që tregon jo vetëm dominimin, por edhe kualifikimin e parakohshëm të Brazilit. Në pjesën e dytë brazilianët menduan të menaxhonin epërsinë e krijuar, duke vendosur të luajnë në mesfushë dhe të bëjnë pasime të dendura. Por koreanët nuk dorëzoheshin dhe pas shumë përpjekjesh arrijnë të shënojnë golin e nderit në minutën e 76-të me anë të Paik. Minutat e fundit të ndeshjes ishin mjaft të mira për koreanët, që tentuan të bëjnë “Brazilin” në fushë, nëpërmjet pasimeve të sakta e të shpejta dhe driblimeve të shumta, por deri në kufijtë e zonës kundërshtare e pa mundur ta çanin mbrojtjen braziliane, e cila, e udhëhequr nga një veteran si Dani Alvesh, ishte në superformë dhe e menaxhoi mirë epërsinë e rezultatit. Fiton kështu Brazili me rezultatin 4-1 dhe kalon në çerekfinale, aty ku do të gjejë Kroacinë, një kundërshtar shumë më i vështirë se Koreja e Jugut dhe që luan një futboll disi ndryshe, ku përgatitja fizike dhe taktike qëndrojnë lart dhe për më tepër Kroacia ka përcojë tashmë në kto aktivitete, pasi katër vjet më parë ishte finaliste. Fitoren e mbrëmshme Brazili ia dedikoi të madhit Pele, i cili po kalon shqetësime shëndetësore dhe ndodhet në spital.
Më të lexuarat


Sulmuesi/ Reali gati të sakrifikojë Vinicius për Kilian Mbape

Pesë “rebelë” të Mançester Sitit shprehen të pakënaqur me trajnerin Pep Guardiola

Kukësi fitore “magjike” në Rrogozhinë përballë Egnatias, i largohet fundit

Partizani pëson disfatë nga Teuta, Tirana fitore në minutat e fundit me Erzenin

Vendimet e UEFA-s/ Ndryshime në formulën në Ligën e Kombeve

Mbrojtësi/ Rrahmani rikthehet si lider i Napolit, marshon drejt titullit në Itali

Trajneri Silvinjo nis “gjurmimin” e të rinjve kuqezi në Europë, në listë edhe Skuka

Kombëtarja U-16 dy miqësore me moshatarët italianë, humbje të thella

Armando Broja mes lojtarëve më të shpejtë në botë!

E ardhmja e Allegrit është e pasigurt, del në skenë një emër i ri për stolin bardh e zi
