Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Briken Calja akuzon: Kam sjellë medalje të shumta, nuk po marr shpërblimet që më takojnë me ligj

Postuar: 18/10/2019 - 07:21

Peshëngritja është sporti që i ka sjellë vendit më shumë medalje nga aktivitetet ndërkombëtare dhe është fakt i pamohueshëm që shtanga ka një traditë, e cila ruhet me fanatizëm nga trajnerët me përvojë të saj, por edhe nga brezat e shtangistëve që ndjekin njëri-tjetrin. Por edhe pse me medalje të shumta, peshëngritësit shqiptarë marrin shumë pak shpërblime. Pjesa dërrmuese e tyre nuk janë në punë e për siguracionet askush nuk di të thotë si qëndron problemi. Një mesazh në media, në formën e një letre të hapur, nga shtangisti Briken Calja, tregon gjithçka në lidhje me shpërblimet e munguara për medalistët. Calja vë gishtin në “plagë”, duke kërkuar dinjitet, por pa e mohuar se është i zhgënjyer. “Përgjatë dy viteve të fundit kemi arritur rezultate historike për sportin shqiptar dhe për peshëngritjen në veçanti! Por, në Shqipëri, këto triumfe historike të hidhen në kosh sa hap e mbyll sytë. Marrim një shembull konkret: Në Bullgari kundërshtarit tim në peshën 73 kg, Andrev Bozhidar, pas 21 ditëve, kohë e cila është normale për sa i përket pritjes që i bëhen analizave anti-doping, ministri përkatës i sporteve i bën pritje zyrtare dhe i siguron mbështetje të mëtejshme institucionale, financiare dhe morale për garat e ardhshme. Ndërsa në një univers paralel, Briken Calja në Shqipëri, fitues i 4 medaljeve të arta e 2 të argjendta Evropiane dhe një bronzi Botërore, ende nuk është shpërblyer për të gjitha medaljet që i takojnë dhe është në pritje akoma pas 19 muajve për një pritje zyrtare nga ana e institucioneve përkatëse. Ky është skandal dhe qesharake njëkohësisht”, shprehet Calja. Më pas kujton se VKM-të duhen zbatuar. “Meqë ra fjala te shpërblimet, po ju informoj e sqaroj që zyrtarët e ministrisë, me anë të disa argumenteve qesharakë nuk zbatojnë dhe hedhin në kosh rregullat e Federatës Botërore të Peshëngritjes dhe V.K.M-në për shpërblimet në sport. Unë po kërkoj zbatimin e një VKM-je, asgjë më shumë, as lëmoshë e asgjë. Për Brikenin flet rezultati dhe jo burokracitë dhe parazitizmat e rëndomta që gjejmë në shoqërinë tonë. Realisht, ligji i sportit dhe VKM-të përkatëse janë përmirësuar ndjeshëm, por problemi qëndron zbatimi i tyre”, nënvizon ai. Më tej tregon nodhinë e dhimbshme me shpërblimin e Europianit 2018. “Po vuaj padrejtësisht këtë çështje dhe dispozitat ligjore të parashikuara ne V.K.M dhe ligjin shqiptar më japin plotësisht të drejtë të përfitoj shumë herë me tepër se ç’kam përfituar deri më sot. Konkretisht, në 2018, kam marre 3 medalje ari dhe jam shpërblyer vetëm për një të tillë, shto dhe faktin që për shpërblimin e një medaljeje të vetme kam pritur 1 vit të plotë kalendarik, ndërkohë që ligji shqiptar e parashikon për 3 muaj. E njëjta gjë ndodh dhe me medaljet e 2019. Më kanë kërkuar dokumentacion nga Federata Botërore, e Europës, Komiteti Olimpik dhe Federata Shqiptare. Ua kam dorëzuar të gjitha dokumentet përkatëse dhe Ministria i ka dorëzuar vetë në institucionet përkatëse. Tani nuk dihet se ku qëndron problemi. Ç’duhet të bëjë më Briken Calja?”, thekson më tej shtangisti kuqezi. por ai nuk ndalet me kaq dhe del në një çështje tjetër të mprehtë që ka të bëjë me mohimin e punësimit që ia jep ligji. “Prisni, se ka akoma: Çështje tjetër është dhe punësimi i medalistëve të kampionatit Evropian dhe Botëror. Konkretisht, nga ana ligjore unë përfitoj punësim pranë Ministrisë se Brendshme ose te Mbrojtjes, por deri tani asgjë e tillë nuk ka ndodhur edhe pse dokumentacionet janë plotësuar të gjitha zyrtarisht. Se kur do të plotësohen këto gjëra, nuk e di, mbase pas një shekulli?! Ligji dhe VKM-ja për sportet kanë një vit që kanë hyrë në fletoren zyrtare. Jam i lodhur nga këto burokracira. Kur do të vijë dita kur do të marrim atë që meritojmë pa u bërë pjesë e këtyre dogmave skandaloze të shoqërisë sonë? Njëkohësisht, nëpërmjet këtij postimi publik i drejtohem Kryeministrit dhe Ministres së Arsimit dhe Sporteve. Jam i gatshëm të bashkëpunoj për t’i dhënë drejtimin e duhur zgjidhjes së kësaj situate. I zhgënjyer, i zemëruar por kryelartë”, përfundon postimin e tij shtangisti Briken Calja.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 19:56

Bota e futbollit italian është tronditur nga një skandal seksual. I prekur është futbolli italian, ku portieri i Reggiana, Matteo Voltolini, është bërë protagonist i një vide seksuale.

Postuar: 21/11/2019 - 14:26

Pas Edi Reja, rinovimi i kontratës me trajnerin e kombëtares konfirmohet edhe nga Federata Shqipt

Postuar: 21/11/2019 - 11:52

Prestigjiozja italiane i ka kushtuar një hapësirë të veçantë çështjes së inaugurimit të stadiumit

Postuar: 21/11/2019 - 10:34

Mungon konfirmimi zyrtar nga ana e FSHF-ës por ti dhënë fund spekulimeve mendon vetë tekniku ital

Postuar: 21/11/2019 - 07:24

Largimi në mesnatën e dy ditëve më parë të trajnerit Mauricio Poçetino nga drejtimi i Totenhemit,

Postuar: 21/11/2019 - 07:23

Dueli mes Partizanit dhe Laçit konsiderohet i rëndësishëm për atë që pretendon “kurorën e d

Postuar: 21/11/2019 - 07:21

Në dy ndeshjet e fundit të Kombëtares në grupin H kualifikues të Euro-2020, që Shqipëria luajti k