BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Briken Calja sërish në podium, medalje bronzi nga Botërori i Tajlandës

Briken Calja sërish në podium, medalje bronzi nga Botërori i

Peshëngritja shqiptare regjistron suksesin e radhës. Ajo që pritej ndodhi realisht dhe për mirë. Shtangisti Briken Calja merr medalje nga Kampionati Botëror i Tajlandës. Shtangisti kuqezi u ngjit në pedanë dje pasdite në orën 16:00 me orën e Shqipërisë, në baterinë A të peshës trupore 73 kg, duke regjistruar dy prova të sakta në stilin e shkëputjes. Në fakt, Calja e nisi garën e tij me provën 151 kg, duke e kaluar pa probleme. Më pas ngriti në provën e dytë 156 kg, duke siguruar vendin e tretë në këtë stil, gjë që i dha Caljes medaljen e bronztë. Në këtë stil vendin e parë e zuri kinezi Zhijong Shi, që ngriti në 166 kg, pra 10 kg më shumë se Calja. Vendin e dytë në këtë stil e zuri bullgari Bozhidar Andreev, që ngriti 1 kg më shumë se Calja, pra 157 kg. Natyrisht gëzimi i trajnerëve Sokol Bishanaku e Zef Kovaçi të skuadrës tonë kombëtare dhe i presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes Theodhor Masllavica, ishte i ligjshëm. Por suksesit në stilin e shkëputjes Calja nuk iu përgjigj si duhet në stilin e shtytjes. Ai ngriti me sukses 181 kg në provën e parë, duke mundësuar kështu klasifikimin në dygarësh, me 337 kg, një rezultat që e klasifikoi atë direk në vendin e pestë në renditje në Botërorin e Tajlandës. Briken Calja tentoi të ngrinte 188 kg në provën e dytë, por nuk ia doli e të njëjtën peshë nuk e realizoi as në provën e tretë, e cila do t’i kishte dhënë një vend të 3-të në dygarësh edhe në botë. Gjithsesi, në stilin e shtytjes Briken Calja zuri vendin e 13-të, një pozicion jo dhe aq komod për nënkampionin e Europës. sidoqoftë, peshëngritësi e kreu detyrën në dygarësh, me vendin e pestë, pozicion që e klasifikon atë për të marrë shpërblim sipas vendimit të qeverisë (VKM parashikon shpërblim për Botërorin deri në vend të gjashtë). Rezultati dhe performanca e Caljes janë në vazhdën e rezultateve dhe paraqitjeve të tij gjatë dy viteve të fundit, ku ai ka dalë një herë kampion e një herë nënkampion i Europës, me disa medalje ari e argjendi në kontinentin europian, ndërsa këtë herë radhitet edhe në top-5 të botës, një rezultat shumë i mirë. Për më tepër, me këtë rezultat, Briken Calja e ka të garantuar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Verore “Tokio-2020”. Për ekipin tonë përfaqësues Calja ishte sportisti i parë që u ngjit në pedanë, nga katër sportistë gjithsej që ka delegacioni sportiv i shtangës tonë. Radha tani është e dy shangistëve elitarë, si Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj, të cilët do të garojnë në peshën trupore 81 kg dhe kanë ambicie të forta për zonën e medaljeve. Në fakt, Qerimaj ka ambicie të marrë sa më shumë pikë olimpike, kurse Godelli e ka shans të madh për të hyrë në top-6 që e kualifikojnë direkt në Olimpiadë. Janë dy sportistë që do të rivalizojnë edhe me njëri-tjetrin dhe është një rivalitet brenda llojit. I fundit nga ekipi ynë që garon në këtë Kampionat Botëror është Krenar Shoraj, i cili do të zbresë në garë në peshën 89 kg, me ambicie për një pozicion të mirë dhe për të përmirësuar rezultatet e tij. në fakt, ecuria e Shorajt gjatë garave të fundit ka qenë mjaft e mirë dhe nuk përjashtohen surprizat nga shtangisti kuqezi. Padyshim, ambiciet e peshëngritjes tonë janë që të kualifikohen në Olimpiadën e Japonisë vitin e ardhshëm me sa më shumë sportistë. I sigurt deri tani është vetëm Briken Calja, kurse Qerimajt e Godellit u duhet punë e fortë në këtë aktivitet që të sigurojnë sa më shumë pikë, me shpresën se mund t’ia dalin të shkojnë në “Tokio-2020”. Shenja e parë e një suksesi të rëndësishëm u dha dje, ku Calja jo vetëm u rendit në top-5 të botës, por rrëmbeu edhe një medalje bronzi që është një kulminacion i karrierës së tij. Tashmë, institucionet duhet të hapin “thesin” për shtangistët elitarë që po nderojnë Shqipërinë nga aktivitetet sportive.

Adriatik BALLA