
Flamur Noka zbardh një tjetër pjesë të dosjes së McGonigal dhe plas deklaratën e fortë: FBI ka përgjuar Ramën, ka në dorë biseda...

Çështja “Gërdeci”, avokati Beqiri zbërthen lëvizjet e Shkëlzen Berishës: Ja zyrat ku hyri për të...

“Rama s’del në publik prej 4 ditësh”/ Gazetari ngre dyshime të forta: Ishte i ftuar edhe në një eveniment sportiv, por...

“Do bëj revolucion…”/ Avokati zbulon shifrën marramendëse: Ja sa miliona euro duhet të kthejë familja Berisha

“Jo vetëm Rama”/ Gazetari plas deklaratën e bujshme: McGonigal ka takuar edhe politikanë të tjerë, mes tyre edhe...

Luftë në kufi më Shqipërinë? Ish-kryeministri bullgar bën paralajmërimin e fortë dhe zbardh planin e presidentit rus: Putin po përgatit një konflikt të frikshëm në...

"Është një kërcënim global"/ Ngrihet alarmi: Një ngjarje katastrofike do të godasë botën në 2 vjet
“Ka surpriza”/ Gazetari plas deklaratën ‘bombë’: Rama nuk pritet më zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë

Broja dhe Bajrami, sezonin tjetër mund të luajnë në të njëjtën skuadër të Serisë A

Shkruar nga Adriatik BALLA 29 Nëntor 2022

Lojtarët e Kombëtares nuk bënë një vit të mirë në aspektin e lojës e të rezultateve gjatë 2022-shit, por Edi Reja, që shpreson të rinovojë kontratën me FSHF-në dhe presidentin Armand Duka beson se ky kontigjent është në gjendje të kualifikohet në Europianin e vitit 2024 në Gjermani. Duhet thënë se ndër kuqezinjtë lojtarët më të kërkuar në treg janë Armand Broja dhe Nedim bajrami. Të dy janë pikasur nga klubet italiane dhe në merkaton e verës priten surpriza, por kjo nuk e përjashton mundësinë që surpriza të ketë që në merkaton e janarit. Mbetet të shihet se kush do të ofrojë më shumë, por për Brojën është i interesuar Milani, i cili a hyrë në bisedime me Çelsin, kurse për Bajramin ka shprehur interesim Interi, por edhe klube të tjera.
Broja sulmues me të ardhme
Milani ia di forcën Brojës prandaj edhe insiston që ta ketë në skuadër. Klubi kuqezi italian e sheh Brojën si pasues të Zlatan Ibrahimoviçit. Shtatlarti shqiptar mund të ketë të njëjtat tipare teknike e fizike sikurse dhe shtatlarti suedez. Broja ka pikasur në Premier League me Sauthemptonin ku ishte i huazuar sezonin e kaluar dhe shihet si mundësi, por ndoshta Milani e dëshiron si lojtar stoli fillimisht dhe kjo mund t’i prishë punë lojtarit për vazhdimësinë. Ndërsa Bajrami është afirmuar tashmë dhe për të ka pasur interesime të ndryshme. Por ai mbetet sidoqoftë një lojtar i Empolit derisa të vijë një ofertë e majme për klubin italian.
Lojtarët që luajnë në Itali
Për kuqezinjtë që luajnë në Itali ka folur trajneri i Kombëtares Edi Reja, në një nga të përditshmet sportive italiane gjatë ditëve që po përgatiteshin për duelin me Armeninë. “Ka shumë prej tyre. Është Gjimshiti, pastaj Kumbulla që është një djalë shumë i mirë, por fatkeqësisht nuk po gjen shumë hapësirë ??te Roma. Ismajli po rritet tek Empoli, një mbulues i madh. Sikur të ishte pak më i qetë në fazën e posedimit të topit mund të bëhej një futbollist i rëndësishëm, një lojtar i madh. Dhe pastaj Hysaj, Bajrami dhe Berisha, kapiteni ynë. Asllani? Ai duhet të luajë. Unë jam egoist në këtë rast, sepse flas si trajner i Shqipërisë. Shpresoj që ai dhe Kumbulla të huazohen në janar për të gjetur më shumë hapësirë. Ata nuk janë shumë të lumtur, por çfarë mund të bëjmë ne? Kanë kontratë me dy klube të mëdha. Duke thënë këtë, shpresoj se diçka mund të ndodhë, duke pasur parasysh moshën e tyre. Duhet të luajnë më shumë. Sa për Brojën mund të them që ai ka një potencial të madh, është një lojtar i strukturuar, 190 cm i gjatë, ka teknikë dhe shpejtësi të madhe, nuk e kap dot kur niset. Ka vetëm një fazë, që është posedimi i topit. Duhet të përmirësojë të dytën, sepse kur aksioni ka mbaruar, ndihmon pak. Nga ky këndvështrim, këtë vit ai po ecën pak më mirë, por sigurisht që nuk e ndihmon fakti që luan 20 ose maksimumi 30 minuta. Është e vërtetë, Napoli e kërkonte me ngulm. Xhiuntoli ishte i interesuar, e di që foli edhe me ne. Por ai synonte të qëndronte në Çelsi, një klub që më pas i rinovoi kontratën”, tha Reja, i cili edhe vetë nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, pasi kontrata i skadon zyrtarisht ditën e nesërme, pra më 30 nëntor dhe në FSHF duhet të marrin një vendim për të ardhmen e tij.
Më të lexuarat


Redon Xhixha fiton “Topin e Artë” për vitin 2022, tek femrat e merr Megi Doçi

Rënia e nivelit të Superiores, Kosova 10 vende para Shqipërisë

Broja ndër 18 lojtarët më të shpejtë në botë, por këtë vit nuk i shërben Silvinjos

Portieri/ Diant Ramaj, shqiptari që doli zbulim i Eintraht Fraknkfurtit

Merkato/ Bersant Celina firmos për Stoke Sitin

Rrahmani: Napoli im super, tani i motivuar për të fituar titullin

Befasia/ Kampionati brazilian, numri një në ligat botërore

Merkato/ Valencia synon titullarin e Juventusit, Ruganin

Kejlor Navas nuk pranon stolin, do të largohet nga Paris San Zhermen

Messi shpallet lojtari më i mirë i vitit 2022, ja cilët janë futbollistët që vinë pas tij
