BREAKING NEWS

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/ Nga masakrat tek atentatet, Policia në konferencë urgjente, zbardhen detajet e super-operacionit: Ishin vrasës me pagesë

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/
x
BREAKING NEWS

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 15 persona të dyshuar për vrasje. Detajet

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal,
x
BREAKING NEWS

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA, prokurori i njohur i Tiranës fiton gjyqin në Strasburg

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA,
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Nëse publikohet Memex e gjithë organizata e Policisë së Shtetit rrëzohet, ja kush janë ata që cënohen më shumë

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën paralajmërimin e fortë: Nëse grupet kriminale marrin në dorë sistemin MEMEX do të ketë pasoja, kjo situatë...

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të FRPD: Kë gënjeni ju, budallenj na dini?

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po gënjejnë, institucionet e dinë shumë mirë se cilat sistemi janë sulmuar dhe ç’të dhëna janë marrë

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po
x
BREAKING NEWS

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Hakerat kanë tentuar sulmin në bankat e nivelit të dytë, po tentohet të...

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë
x

Sport

Broja: Jam në formë, shpresoj të fitojmë në Izrael

Broja: Jam në formë, shpresoj të fitojmë në Izrael

Kombëtarja po bëhet gati për duelet e fundit në Ligën e Kombeve, pikërisht ndaj Izraelit dhe Islandës, por duel vendimtar për fatet e grupit të dytë në Divizionin B të kësaj lige është ai ndaj izraelitëve që luhet nesër në mbrëmje. Duhet thënë se kuqezinjtë kanë prej ditësh të grumbulluar në Durrës dhe ndihen optimistë për këtë duel, madje lojtarët që kanë dalë në konferencë shtypi, janë treguar më shumë se entuziastë, duke besuar se Shqipëria do të bëjë maksimumin e vet dhe do ta fitojë duelin me izraelitët. Në konferencën e djeshme ishte sulmuesi Armando Broja, si dhe mesfushori Qazim Laçi, që konfirmuan angazhimin maksimal të grupit për të dalë me rezultatin e dëshiruar nga përballja e nesërme me Izraelin.

Broja: Na duhen gjashtë pikë në këto dy sfida

Sytë e Edi Rejës dhe të sportdashësve shqiptarë janë nga sulmuesi kuqezi, Armando Broja, i cli duhet të zgjidhë këtë përballje në favor të Shqipërisë, sepse skuadrës tonë i duhet të shënojë më shumë se dy gola diferencë se kundërshtari. Lojtari doli dje në konferencë për mediet. Broja u shpreh se rëndësi kanë tri pikët në të dyja ndeshjet. Më tej sulmuesi theksoi se përtej faktit që nuk ka pasur shumë minutazh te Çelsi, ndodhet në formë të mirë për të luajtur. “Këto dy ndeshje janë të rëndësishme, duhet fitore dhe tri pikë për të dyja. Trajneri e vendos kush luan, në stërvitje e ka parë. Vetëm fitorja në duhet ajo ka rëndësi. E dimë që është ndeshje e vështirë, pasi në Tiranë na kanë mundur, por na duhet fitorja ishalla e arrijmë”, theksi Broja. I pyetur nëse tek Çelsi është në luftë për formacion dhe a do të luajë tek Kombëtarja nga minuta e parë, lojtari u përgjigj shkurt: “Se di, zgjedhjen e bën trajneri, por në qoftë se më fut në lojë do jap maksimumin. Për mua nuk ka shumë presion se kam luajtur që 3 vjeç, vetëm luaj për të fituar dhe ndihmuar ekipin”. Në fund, i pyetur a është në formë pas mungesës së minutave në krahasim me një sezon më parë, Broja theksoi se ai në formë është gjithmonë sepse stërvitet rregullisht. “Jo jam gjithmonë në formë, bëj stërvitje çdo ditë, është më e vështirë të luash te Çelsi se te Sauthempton, por jam mirë fizikisht dhe po vazhdoj me stërvitjen dhe vetëm fitoren kemi në mendje”, përfundoi ai.

Jashtë Kombëtares, por Ernest Muça shënon në Poloni

Ish-sulmuesi i Tiranës, Ernest Muçi, nuk është pjesë e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri i kombëtares, Edi Reja për dy ndeshjet e shtatorit, ato ndaj Izraelit dhe Islandës. Megjithatë, sulmuesi vijon të dërgojë sinjale nga Polonia, aty ku aktivizohet me Legian e Varshavës me 21-vjeçarin që gjeti rrugën e rrjetës në miqësoren ndaj S. Rzeszoë. Muçi realizoi golin e avantazhit për polakët teksa shënoi në minutën e shtatë të takimit duke vazhduar me formën e mirë të treguar në këtë fillim të sezonit. Deri më tani, Muçi ia ka dalë të shënojë dy gola në dhjetë paraqitje ndërsa statistikave të ish-futbollistit të Tiranës i shtohen edhe tre asiste. Ndryshe nga sezoni i kaluar, këtë sezon, Muçi ka besimin e trajnerit gjerman të Legias, Kosta Runjaic.