BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x
BREAKING NEWS

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, Dodik kërkon të instalojë në Ballkan skemën që po përdor Vladimir Putini në Ukrainë

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta
x

Sport

Broja kërkohet nga Evertoni, por Tuhel s’e lëshon, Ndoji vijon me gola tek Breshia

Broja kërkohet nga Evertoni, por Tuhel s’e lëshon, Ndoji vijon

Lojtarët e Kombëtares po paraqiten mirë në këto ndeshje të para të sezonit të ri, sidomos ata që luajnë në Itali,. Por edhe pak prej tyre që aktivizohen këtë edicion në Premier League angleze. Duhet thënë se në Angli luan me Çelsin Armando Broja, por futbollisti mori vetëm pak minuta në ndeshjen që Çelsi barazoi 2-2 në derbin e Londrës me Totenhemin. Shumë pak minuta për shqiptarin i cili nuk kishte çfarë të bënte më shumë në kaq pak kohë. Por futbollistinekërkojnë klube të tjera në Premier League që e shohin si titullar, midis tyre Evertoni, prandaj shitja e tij në ditët e fundit të merkatos nuk përjashtohet. Po a do ta lerë të ikë trajneri Tomas Tuhel? Nga ana tjetër, në Itali legjionarët tanë kanë një dimension më të shprehur, janë më prezent. Në Serie B po shkëlqen në këtë fillim sezoni mesfushori i Kombëtares Emanuele Ndoji, por a do ta marrë ai ftesën në ekipin përfaqësues nga trajneri Edi Reja? edhe kjo është një çështje që ha diskutim.

Transferimi i Brojës në duart e Tuhelit

Nuk janë vetëm mediat tona, por edhe vetë mediat e njohura sportive britanike që shkruajnë se emri i Armando Brojës vazhdon të lidhet me klube të ndryshme. Evertoni po insiston për afrimin e sulmuesit të kombëtares shqiptare, por Çelsi është në mëdyshje për të larguar. Thomas Tuhel e vlerëson 20-vjeçarin, të cilin e ka aktivizuar si zëvendësues në dy takimet e para në Premier League ndaj Evertonit dhe kundër Totenhemit. Mediet angleze raportojnë se “Blutë e Londrës” janë të prerë në lidhje me Brojën, duke pranuar vetëm mundësinë e huazimit të pastër, pa të drejtë apo detyrim blerje nga klubi nga Liverpuli. Frank Lampard e njeh mirë lojtarin shqiptar, pasi ishte pikërisht ai në stol kur Broja debutoi me Çelsi në Premier League. Tani e do sërish në ekip për t’i besuar majën e sulmit të Evetonit. Një nga klubet që tentoi blerjen e Brojës ishte Uest Ham, “Çekiçët” ofruan 30 milionë paund për kartonin e tij, ofertë që u refuzua nga drejtuesit e Çelsit. Mbetet të shihet e ardhmja e Brojës, por duket qartë se kjo e ardhme është në duart e trajnerit Tomas Tuhel.

Ndoji vijon me gola tek Breshia

Mesfushori shqiptar, Emanuele Ndoji,mund të konsiderohet pa frikë edhe si njeriu i momentit te Breshia. Futbollisti shqiptar shënoi një tjetër gol spektakolar për “dallëndyshet”, duke i hapur udhë fitores në ndeshjen e parë të kampionatit në Serinë B.Pas një ndeshjeje spektakolare ndaj Pisës në Kupën e Italisë, ku shënoi një gol, goditi një traversë dhe një shtyllë, Ndoj u konfirmua në formacion edhe në sfidën e parë të kampionatit, ndaj Sudtirolit. Edhe këtë herë Ndoj nuk zhgënjeu, pasi shënoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit, duke zhbllokuar sfidën, ndërsa Breshia e trajnerit Pep Klotet fitoi me rezultatin 2-0. Ndoj nuk grumbullohet nga Kombëtarja Shqiptare që prej 2019-ës, pasi ka pasur probleme fizike, megjithatë forma fantastike që po kalon, vështirë se nuk po monitorohet nga trajneri Edi Reja. Ndoshta kjo performancë e bukur e tij meriton një ftesë nga trajneri Reja në Kombëtare.