BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x
BREAKING NEWS

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta janë Kampionët tanë Antikorrupsion, së bashku do të ndëshkojmë të korruptuarit

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta
x

Sport

Broja kthehet në janar tek Çelsi, Tuhel i mahnitur nga forma e shqiptarit

Broja kthehet në janar tek Çelsi, Tuhel i mahnitur nga forma e

Armando Broja ka qenë emri më i lakuar këto ditë në median sportive në Shqipëri, por edhe në disa prej medieve kryesore angleze, pas golit që ai shënoi për Sauthemptonin e tij në fitoren e fundjavës, një gol që rezultoi me vlerë trepikëshe. Broja po kalon momente magjike këtë sezon, dëshmuar dhe me paraqitjen e tij të mirë me përfaqësuesen kuqezi, ku ai realizoi tre gola në katër takime të luajtura, madje në këto katër takime vetëm njërin luajti si titullar, atë ndaj San Marinos, një pjesë loje, kurse në takimet e tjera ka luajtur zëvendësues vetëm disa minuta në secilin takim në pjesën e dytë të tyre. E megjithatë, falë golave të tij Shqipëria mori 9 pikë në këto katër ndeshje, 6 pikë ndaj Hungarisë dhe 3 pikë ndaj San Marinos. Veçanërisht me dy fitoret 1-0 ndaj hungarezëve, Broja ishte vendimtar me golat personalë, duke dëshmuar talentin e tij dhe që është një fenomen në rritje. Ai ka dalë nga akademia e Çelsit dhe është profesionist në çdo detaj. Çelsi e ka testuar jo vetëm me skuadrën e të rinjve, ku ai la gjurmë, por e huazoi edhe në Holandë një vit më parë, tek Viteshe, ku djaloshi shqiptar shënoi shumë gola dhe nxiti klubin ta kthente menjëherë në Premier League. Ai u stërvit me Çelsin në fazën përgatitore dhe trajneri gjerman i klubit, Tomas Tuhel e pëlqente dhe ishte gati ta “federonte” në listën e lojtarëve të nevojshëm, por klubi e pa të udhës ta huazonte sërish, për të mos e djegur në stol, duke e dërguar tek Sauthemptoni. Nuk ka pasur minutazh të plotë, por së fundmi ua ka mbyllur gojën të gjithëve me atë gol me vlerë fitoreje kundër Lidsit. Tani, tifozët dhe të gjithë teknikët e Çelsit duan që djaloshi shqiptar të kthehet në radhët e bluve të Londrës. Në janar pritet që ai të kthehet nga trajneri Tuhel në bazë, për të riveshur fanellën blu të Çelsit.

Vlerësimi i Micah Riçard

Pas ndeshjeve fantastike me Kombëtares e Shqipërisë, erdhi momenti që Armando Broja të tregojë aftësitë edhe me klubin e tij të Sauthampton, në Premier League. Në ndeshjen e parë titullar me Sauthemptonin në kampionatin anglez arrin të debutojë me gol, i cili më pas do i jepte edhe tre pikët skuadrës. Paraqitja pozitive të tij në fundjavë kanë marrë edhe vlerësimin e Micah Riçard. Sipas “BBC sport”, ish-lojtari i Mançester Sitit, tashmë analist në studiot televizive, ka thurur elozhe për 20-vjeçarin shqiptar, duke e cilësuar atë një sulmues të shkëlqyer dhe se gjithçka ishte shpërblim për punën e palodhur. “Broja ishte i shkëlqyer. Vetëm 20 vjeç dhe në huazim nga Çelsi. Klubi ka një akademi të madhe, me të vërtetë e ka. Broja vendosi ritmin që nga fillimi i ndeshjes. Ai po punonte shumë për skuadrën që ta kthente topin dhe disa njerëz mund të mendojnë se është e thjeshtë, por ajo vendos ritmin. Ai merr shpërblimin për të gjithë punën e tij të palodhur. Ishte te Viteshe sezonin e kaluar ku shënoi 11 gola, shënoi për Shqipërinë edhe në mesjavë. Ishte një gol i bukur kundër Lids dhe kjo është ajo që i nevojitet. Koha e duhur, vendi i duhur. Besimi u rrit, ai po vraponte prapa. Kur i sheh sulmuesit tuaj që kthehen pas për të marrë topin kjo i bën tifozët të ndizen dhe kjo është ajo që i duhej Sauthemptonit”, deklaroi Riçard.