BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Sport

Broja më i kërkuari në Angli për autografe, Manaj ende s’po “shkrep” tek Specia

Broja më i kërkuari në Angli për autografe, Manaj ende

Armando Broja dhe Rei Manaj janë dy sulmues të rinj të Kombëtares. Ndeshjet e fundit ata janë ftuar rregullisht nga trajneri Edi Reja, së bashku me disa lojtarë të tjerë si bare, Uzuni e Çokaj. Natyrisht që nga të rinjtë pritet më shumë dhe Reja ua ka dhënë mundësinë, por specialistët janë ndarë në arsyetimin e tyre, ku edhe pse me pak minuta Broja ka qenë shumë më efikas se Manaj që ka luajtur titull,ar. Këtu nuk ka vend për aludime kush është më i miri, nuk është qëllimi i askujt në përfaqësuese për këtë, por është fakt që Broja, edhe me skuadrën e tij Sauthempton në Premier League angleze po shkëlqen, ka shënuar dhe është futbollisti që kërkohet për autografe nga tifozët anglezë, ndërkohë që Manaj ende nuk po “shkrep” si duhet me Specian. Në fakt, luajnë në kampionate që kanë filozofi të ndryshme dhe në klube që kanë objektiva të ndryshme e lojë të ndryshme, kështu që krahasimi nuk vlen shumë, por për lushnjarin duhet ende punë për të arritur në rolin e titullarit dhe me efikasitet në formacion, kurse Broja, falë staturës së tij të fuqishme, golave dhe lojës së pëlqyeshme, po tundon Çelsin që ta kthejë në skuadër në merkaton e janarit, për të dhënë kontribut në objektivat e bluve të Londrës, aq më tepër që Lukaku nuk po kalon momente të mira.

Autografet dhe qetësia e Brojës

Armando Broja shënoi dy gola vendimtarë në dy ndeshjet me Hungarinë që zhvilloi përfaqësuesja jonë në kuadër të grupit I eliminator për Botërorin e Katarit të vitit 2022. Një djalosh 20 vjeçar shënoi gola me vlerë por trajneri Edi Reja nuk e ka vendosur atë titullar në sfidat e fundit, duke ngjallur polemika. Ndërkohë, me dy gola në 2 ndeshjet e tij të para si titullar te Sauthempton, Armando Broja është kthyer menjëherë në benjaminin e tifozëve, aq sa një prej fansave për të tërhequr vëmendjen në ndeshjen e fundit ndaj Bërnlit në mënyrë që sulmuesi t’i jepte fanellën mbante në duar flamurin shqiptar. Bëhej fjalë për një tifoz me ngjyrë i cili u vu re nga Broja i cili i ndikuar edhe nga flamuri me ngjyrat kuqezi i bëri dhuratë fanellën që mbajti veshur në ndeshjen ndaj Bërnlit. Kjo tregon se popullariteti i tij është rritur ndjeshëm dhe fansat e dëshirojnë shumë. Nuk është rastësi që Broja luan titullar tek Sauthemptoni, pasi trajneri atje ia di vlerat.

Manaj me Specian synon të lerë gjurmë

Manaj ka pak kohë që ka mbërritur tek Specia. Ai ishte pjesë e Barcelonës B, ku pati performancë relativisht të mirë. Me Specian synon të lerë gjurmë, por kjo do të varet nga hapësira që do t’i lërë trajneri. Për momentin Manaj po pret të kapë formën maksimale, por në të njëjtën kohë të ketë rol titullari, gjë që është e vështirë. Mbetet të shihet se si do të shkojë sezoni i tij me skuadrën italiane, por për momentin ai nuk po shkrep si do ta dëshironte, krejt ndryshe nga Broja dhe Uzuni, që kanë një start të fuqishëm me skuadrat e tyre. Në nëntor do të kthehen ndeshjet e Kombëtares, fillimisht me Anglinë e në fund me Andorrën. Synohet ndonjë mrekulli, kështu që Reja do të monitorojë formën e lojtarëve për të zgjedhur më të mirët. Broja e ka fituar tashmë vendin e tij, dhe Reja e di që presioni i publikut është i fortë.