BREAKING NEWS

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe tregon çfarë pritet

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja
x
BREAKING NEWS

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

“Ata që s’janë kapur janë emrat më
x
BREAKING NEWS

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin
x
BREAKING NEWS

“Në dhomë ndodhej gruaja dhe dy fëmijë të vegjël”, Dumani rrëfen grabitjen e dështuar në shtëpinë e Talo Çelës: Shkuam për 500 mijë euro por morëm vetëm...

“Në dhomë ndodhej gruaja dhe dy fëmijë të
x
BREAKING NEWS

Klodiana Lala zbulon se çfarë përfiton Nuredin Dumani pas dëshmive që tronditën botën e krimit: Kjo është vetëm një pikënisje

Klodiana Lala zbulon se çfarë përfiton Nuredin Dumani pas
x
BREAKING NEWS

SPAK zbulon krahun e djathtë të Nuredin Dumanit, kryenin krime bashkë (Emri)

SPAK zbulon krahun e djathtë të Nuredin Dumanit, kryenin krime
x

Sport

Broja merr vëmendjen e klubeve të mëdha, 3 gjigantë anglezë interesohen për shqiptarin

Broja merr vëmendjen e klubeve të mëdha, 3 gjigantë

Klubet e Evertonit, Ulverhemptonit dhe të Lids Junajtid janë vënë në kërkim të sulmuesit shqiptar Armando Broja, nisur nga performanca e nivelit të lartë që ai pati me Sauthemptonin në pjesën e parë të sezonit në Premier League angleze. Padyshim që ka oferta nga brenda dhe nga jashtë kampionatit anglez, por vendimin final për të e merr klubi i Çelsit, i cili ka kartonin e futbollistit dhe me shumë gjasë do ta kthejë atë në verë në Londër, për ta inkuadruar në radhët e klubit. Kjo pasi trajneri Tomas Tuhel e ka përfshirë atë në listën e preferencave për në formacionin titullar, nisur dhe nga ngecja e sulmuesve të tjerë në këtë moment. Madje Lukaku, një nga blerjet e mëdha të verës, nuk ka pasur një performancë cilësore dhe tifozët radikalë të klubit kanë bërë ankesë në rrjet duke thënë se ardhja e Lukakut ka qenë dështim, sikurse ka qenë dështim edhe largimi i Brojës, e për këtë japin statistika të të dy lojtarëve ku shqiptari qëndron më lart, edhe pse është vetëm 20 vjeç.

Ofertat e klubeve angleze

Armand Broja ka shënuar 7 gola (5 në Premier Ligë dhe 2 në Kupën e Ligës) dhe është shndërruar në një prej emrave më të lakmuar të merkatos në Premier Ligë këtë muaj. Pas Sauthemptonit që ka përgatitur një ofertë prej 30 milionë eurosh dhe Njukasëllit që e përmirëson atë me 10 milionë euro të tjera (40 milionë euro), edhe Uest Hemi ka nisur bisedimet me Çelsin për talentin 20-vjeçar. Por nuk janë vetëm këto, pasi të tjerë emra të spikatur të futbollit anglez kanë dalë dje në skenë, duke kërkuar me ngulm shërbimet e futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë. Kështu, ditën e djeshme dolën në skenë edhe tri klube të reja që interesohen për shërbimet e sulmuesit të Kombëtares shqiptare: Ulverhemptoni, Evertoni dhe Lids Junajtid. Në fakt, Çelsi nuk e ka vendosur ende të ardhmen e lojtarit të akademisë dhe nuk ka ndër mend që të nxitohet me lojtarin që ka një kontratë deri në vitin 2026. Vlerësimet e para të bluve të Londrës për kartonin e tyre nisën nga 25 milionë euro, por nëse Broja vazhdon të tregojë këtë formë, atëherë në fund të sezonit të gjithë duhet të ribëjnë llogaritë me një vlerë më të lartë kartoni. Gjithçka mbetet për tu parë pasi rreth shqiptarit qarkullojnë shumë lajme në këtë kohë.

Sauthemptoni, preferencë e parë për ta blerë

Sauthemptoni mbetet favorit për ta blerë futbollistin, nisur dhe nga fakti se Broja është përshtatur me grupin e lojtarëve dhe i ka dhënë provat se është lojtar i së ardhmes. “Shenjtorët” janë favoritë për të siguruar shërbimet e 20-vjeçarit dhe pika e tyre më e fortë është vullneti i futbollistit dhe familja e tij, që e këshillojnë të qëndrojë në “St Mary’s”. Ndërkohë, trajneri i Çelsit, Tomas Tuhel, ka folur me superlativa për talentin shqiptar. Gjermani mendon se ende Broja ka nevojë që të rritet për të mbajtur peshën e sulmit të tij. Kështu që, nuk përjashtohet që ai të mendojë ta lërë sulmuesin në huazim edhe për një sezon të dytë te Sauthemptoni. Por nëse drejtoresha Marina Granovskaia jep OK-in për ta shitur, atëherë një gjë është e sigurt: Çelsi do të përfshijë edhe klauzolën e riblerjes në kontratë.