BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x
BREAKING NEWS

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me
x
BREAKING NEWS

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin
x

Sport

Broja mund të mos i mbijetojë revolucionit të Poçetinos tek Çelsi, shqiptari në luftë me kohën

Broja mund të mos i mbijetojë revolucionit të Poçetinos

Ardhja e Mauricio Poçetinos në krye të pankinës së Çelsit besohet e do të sjellë një revolucion në skuadër. Këtë revolucion e ka paralajmëruar vetë trajneri argjentinas, i cili ka hartuar një listë me lojtarët që nuk i dëshiron në planet e tij për të ardhmen. Sipas medieve angleze, bëhet fjalë për një listë me 10-15 emra që nuk shihen të sigurt dhe në këtë listë përfshihet edhe sulmuesi kuqezi, Armando Broja. Shqiptari është dëmtuar që në fillim të sezonit të shkuar dhe bëri 7 muaj jashtë fushave. Koha e rikuperimit të tij ka qenë gati një vit, kështu që procesi i riaftësimit vijon. Por koha nuk po punon për të, ndaj shihet i rrezikuar. Kjo pasi trajneri Poçetino mund të ndikojë nxjerrjen e tij si lojtar për ta huazuar, ose bërë zëvendësime në treg. Është ende herët për ta thënë këtë, pasi vendimet finale i merr stafi presidencial i klubit, por me ardhjen e teknikut argjentinas askush nuk e ka vendin e sigurt. Por mediat angleze, përfshi gazetën “The Sun”, shkruajnë se Çelsi nuk do ta lëshojë Brojën, pasi kështu do të kursejë miliona në treg. Sipas medieve, sulmuesi është në luftë me kohën, për të arritur rikuperimin e plotë dhe për të qenë i pranishëm në stërvitjen e parë të Mauricio Poçetinos.

Situata e lojtarit tek Çelsi dhe shanset e aktivizimit

Sulmuesi shqiptar Armando Broja nuk ka prekur topin në një ndeshje që prej muajit dhjetor, kur këputi edhe ligamentet e gjurit, iu nënshtrua operacionit dhe humbi pjesën e mbetur të sezonit. Sipas mediave pranë klubit blu, 21-vjeçari është shumë pranë rikuperimit dhe kërkon që të lerë përshtypje nën urdhrat e trajnerit të ri. Nga ana tjetër, Poçetino është i etur që të nënshkruajë me një sulmues të klasit botëror, me synimin për të rikthyer londinezët në Ligën e Kampioneve. Por, Broja mund të ofrojë një opsion falas për një sulmues rezervë. Lukaku kërkon që të vazhdojë tek Interi edhe pasi të mbarojë periudha e huazimit. Obamejang pritet që të largohet dhe prania e Brojës mund të bëjë që Çelsi të mos ketë nevojë për të kërkuar në treg një sulmues rezervë. Në prill, duke reflektuar për dëmtimin e tij, shqiptari tha: “Ende nuk e kam marrë plotësisht veten. Është diçka që mbetet në mendje. Ishte një tronditje e madhe, sepse unë kam qenë gjithmonë një djalë mjaft i shëndetshëm dhe kisha pasur vetëm disa lëndime të lehta, aty-këtu. Ishte një tronditje edhe më e madhe për mamanë dhe babain tim, sepse ata rrallë më kanë parë të lënduar. Pas operacionit, unë isha i shtrirë në shtrat për rreth dy javë. Ishte një nga periudhat më të këqija të jetës sime. Ishte e tmerrshme. Nuk mund të ngrihesha nga shtrati. Mamaja ime vraponte nëpër shtëpi për të më marrë tableta dhe për të më dhënë ushqimin. Ishte një luftë. Ndihesh pothuajse i padobishëm. Nuk mund të flija. Kisha dhimbje. Dita dhe ajo që ndodhi më luante vazhdimisht në mendje. Mendoja se si mund ta kisha shmangur atë, edhe pse kjo nuk ishte një gjë e mirë për të bërë. Më duhej të bëja një hap prapa. Ishte diçka që duhej ta kaloja, të filloja të fokusohesha vetëm për t’u rikthyer në formë dhe besoj se rikthimi do të ishte më i mirë”, u shpreh Broja në intervistën e fundit dhenë për gazetën e njohur “The Sun”.