BREAKING NEWS

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme të vendit/ Kallëzohen 7 funksionarë publikë në Prokurori. Kush janë zyrtarët e lartë dhe akuzat që rëndojnë mbi to

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme
x

Sport

Broja rikthehet më i fortë në kampionatin holandez, Cikalleshi shkëlqen me 2 gola në Turqi

Broja rikthehet më i fortë në kampionatin holandez, Cikalleshi

Sulmuesit e Kombëtares mbyllën një fundjavë të frytshme, duke shënuar gola dhe duke marrë vlerësime në shtypin sportiv, vlerësime që i ndihmon ata të mbyllin një edicion të suksesshëm dhe të shohin me meritë ofertat e klubeve të mëdha europiane. Jo të gjithë do të kenë mundësinë të luajnë në kampionate më të forta dhe skuadra më të mëdha, por ecuria e mirë në këto xhiro të fundit të edicionit mund t’u japë atyre një shans ,më të mirë. Dje ishte dita e Sokol Cikalleshit në Turqi, me dy gola në fitoren pesëgolëshe të skuadrës së tij Koniaspor, ndërkohë që një ditë më parë, të shtunën, Armando Broja realizoi golin e radhës për Viteshen në Holandë, duke u kuotuar kështu si një prej sulmuesve më të mirë shqiptarë të këtij edicioni. Edhe lojtarët e tjerë u paraqitën mirë, por dy sulmuesit e sipërpërmendur patën kontribut më shumë.

Cikalleshi shkëlqen me dygolësh në Turqi

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Zymer Bytyçi dhe sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, kanë kontribuuar në fitoren e thellë të Koniasporit në Superligën e Turqisë. Bytyçi ka realizuar golin e tretë në triumfin kundër Karagumrukut me rezultat 5:1. Ai shënoi në minutën e 64-t pas asistimit të Sokol Cikalleshit. Për 24-vjeçarin Bytyçi ishte goli i dytë në këtë kampionat. Bytyçi ka edhe pesë asistime. Ndërkaq, Sokol Cikalleshi realizoi dy gola. Të parin personal dhe të tretin për Koniasporit e shënoi në minutën e 61-të. Kurse të dytin në minutën e 85-të. Cikalleshin ka shkuar në kuotën e 8 golave këtë edicion. Te Koniaspori në minutën e 88-të u inkuadrua në lojë edhe Erdon Daci, i cili zëvendësoi pikërisht Sokol Cikalleshin. Ky dygolësh e ndihmon mjaft sulmuesin e skuadrës kuqezi që të realizojë objektivat e tij sezonalë, megjithëse dëmtimet e shumta nuk e kanë lënë të dalë në kapacitetin e vet maksimal. Duhet thënë se pavarësisht moshës, Cikalleshi ka qenë një nga pikat e fortë edhe në ekipin kombëtar, si zgjedhje e dëshiruar e trajnerit Edi Reja, pasi kavajasi ka potencë në fazën ifnrensive por ai di t’i bëjë mjaft mirë të dy fazat e lojës e në këtë mënyrë ai është i preferuar pasi di të luajë në çdo sektor të fushës, duke bërë punë grupi.

Broja, e ardhmja në Kombëtare e ndritur

Nuk ishte në listën e të preferuarve, por kur u huazua nga Çelsi për në superligën holandeze, tek Viteshe, atij iu rritën shanset që të aktiviZiohej e të tregonte vlerat e tij. dhe lojtari ia ka dalë mbanë të tregojë potencialin e tij të madh, duke qenë një bomber i vërtetë me më shumë se 10 gola të shënuar këtë edicion të parë me skuadrën holandeze. Por Armando Broja nuk do të ndalet këtu. Ambicia e tij është të kthehet tek Çelsi në Premier League për të qenë titullar m blutë e Londrës. Ai është në listën e U-23 më të mirëve në kontinent. E thënë ndryshe, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, vazhdon të tregojë formën e tij të mirë me klubin në kampionatin holandez, teksa ndihmoi Viteshen të fitonte me rezultatin 2-1 ndaj Zuelles këtë të shtunë. Talenti shqiptar ka marrë një pasim në kufijtë e pozicionit jashtë loje, duke u shkëputur me vrull dhe pasi u paraqit i vetëm me portierin kundërshtar e dërgoi topin në rrjetë me një gjuajtje të saktë me të djathtën. Goli i tij kaloi në avantazh Viteshen në minutën e 27-të, ndërsa në startin e pjesës së dytë shënoi sërish, por gjyqtari e anuloi golin e tij pasi u konsultua me sistemin VAR për shkak të një prekje të topit me dorë. Bëhet fjalë për golin e 11-të sezonal për Armando Brojën, me 10 të realizuar në kampionat dhe 1 në Kupë. Shqiptari është vlerësuar me notën 7.4 në këtë takim duke qenë mes të mirëve në fushë për klubin e tij. Sulmuesi është aktivizuar në 27 ndeshje me Viteshen këtë sezon dhe ka një mesatare prej 1 goli në 174 minuta, duke bërë paraqitje mjaft të mira në këtë sezon të parë në kampionatin holandez.