
Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

Pas ‘dasmës’ në BBV, Nard Ndoka bën thirrjen epike për shqiptarët: Luizi u ‘martu’, në 11 shkurt të “martojmë” Ramën

“Çështjet e Brilant dhe Ervis Martinaj të lidhura”/ Gazetari zbardh prapaskenat e forta: Grupet kriminale e kanë metodë përdorimin e...

A ka kryer Ervis Martinaj ndërhyrje plastike?/ Artan Hoxha zbulon si qëndron e vërteta

Vrau të riun nga Kukësi në Prizren, zbardhet kërkesa më e fundit e prokurorisë për “Kobrën” dhe pesë të tjerë

Pas njoftimit të datës së protestës, Berisha bën lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Vëmendje shoferë! S’ka më të lëvizësh me makinë pa dokumente, makina monitoruese zbret në terren (Detaje)

Broja rikthehet në stërvitje, dëmtimi në Tiranë ndaj Italisë pa probleme

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Dhjetor 2022

Përfaqësuesja luajti gjatë muajit nëntor disa ndeshje miqësore, por vetëm njërën arriti të fitonte, atë ndaj Armenisë në duelin e fundit në këtë seri përballjesh testuese. Praktikisht fitoi atë takim ku nuk ishte në fushë sulmuesi Armando Broja, i cili u dëmtua në një miqësore më herët, pikërisht atë me Italinë të humbur 3-1 në “Air Albania” në Tiranë. Dëmtimi i Brojës alarmoi jo vetëm stafin e Kombëtares, por edhe vetë klubin e Çelsit, i cili e mori menjëherë lojtarin pranë qendrës së saj mjekësore dhe e skanoi tërësisht. Ndërkohë, kur kanë kaluar gati tri javë nga ajo përballje, sulmuesi ka dhënë shenja pozitive të një rikthimi të shpejtë, pra ka shenja rikuperimi dhe ndihet optimist. Këtë e vënë në dukje edhe vetë mediat pranë klubit blu të Londrës që njoftojnë zbritjen e shqiptarit në stërvitje. Në fakt, skuadra e Çelsit është rikthyer dje për të zhvilluar seancën e parë stërvitore në Kobham, me një grup të përzier mes lojtarëve të U-21 dhe atyre që nuk luajnë në Kupën e Botës. Të tillë si, Zhorzhinjo, Armando Broja, Obamejang, Loftus-Çek apo Shalobah. Kështu, trajneri Graham Poter po përpiqet që të ndryshojë disi formën fizike të lojtarëve që ka në dispozicion pasi kanë kaluar disa ditë pushim. Ajo që ka qetësuar kampin blu dhe është pritur me entuziazëm është rikthimi i Brojës. Sulmuesi, i cili u lëndua gjatë ndeshjes miqësore që Shqipëria luajti me Italinë në mes të këtij muaji, por ai e ka kaluar këtë, dhe tani është kthyer me pjesën tjetër të shokëve të skuadrës, ndërsa përgatiten për fazën e tyre të ngrohtë përgatitore që do të zhvillohet në Abu Dabi. Broja është një lojtar premtues dhe prej tij pritet shumë në eliminatoret e ardhshme të Europianit të vitit 2024.
Më të lexuarat


Mehmeti firmos për Bristol Siti dhe shpreson të ftohet nga Silvinjo, Ismajlgeci largohet nga Tirana

Shqipëria U-21 njeh sot rivalët në eliminatoret e Europianit 2025

Bylisi e Kastrioti blerje për t’i shpëtuar rënies, Egnatia merr Hysen Memollën

Protestoi ndaj arbitrave, Disiplina dënon trajnerin e Bylisit me dy ndeshje

E pazakontë/ Magjistari i famshëm lë me gojë hapur Messin, ja truku që i bën (VIDEO)

Çfarë ndodhi? Drejtori i Al Nassr shpërthen keq ndaj Ronaldos: Pagova 200 mln, di të bëjë vetëm "Siu"

Egnatia bën 'bingo' në merkato, prezantohet mbrojtësi i kombëtares shqiptare

Reali tentoi deri në fund Vlahoviçin, merkatoja në Spanjë mbyllet pa zhurmë

Mesi kërkon falje për sjelljen e tij në çerekfinalen e Botërorit kundër Holandës

Manaj nuk duron më, braktis Anglinë dhe planifikon zbarkim në Serie A
