BREAKING NEWS

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte magnituda

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte
x
BREAKING NEWS

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur (FOTO+EMRI)

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur
x
BREAKING NEWS

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe bën deklaratën e fortë: Ja pse kjo parti duhet të shkrihet

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid
x
BREAKING NEWS

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet për Fatmir Mediun, shpërthen i revoltuar Erion Braçe dhe nuk lë gjë pa thënë: Mos guxoj kush të...(VIDEO)

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet
x
BREAKING NEWS

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb kohë dhe bën lëvizjen urgjente, del kundër Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe e paralajmëron

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb
x
BREAKING NEWS

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin
x
BREAKING NEWS

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste pritet të dalë në një konferencë urgjente

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste
x

Sport

Broja s’gjen akord me Partizanin, pritet t’i bashkohet Çinarit në Turqi

Broja s’gjen akord me Partizanin, pritet t’i bashkohet

Turqia po kthehet në një destinacion me shumë vlerë për lojtarët e dalë nga kampionati shqiptar. Gjithnjë e më shumë po shtohet armata e kuqezinjve në dy ligat kryesore të futbollit turk dhe kjo është interesante. Së fundmi, drejt Turqisë po shkon një tjetër lojtar i Partizanit dhe bëhet fjalë për Rron Brojën, i cili me shumë gjasë do të ndjekë gjurmët e sulmuesit Erland Çinari, që u bë pjesë e Samsunsporit pak ditë më parë.

Broja nuk gjen akord me të kuqtë

Një tjetër futbollist cilësor largohet nga Partizani. Pas Jasir Asanit, Erald Çinarit, Eneo Bitrit, Esin Hakajt e Hektor Idrizajt të cilët u larguan pasi u përfundoi kontrata edhe mesfushori Rron Broja nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar kontratën që i skadonte në 30 qershor me klubin kryeqytetas duke ndarë përfundimisht rrugët me Partizanin. 25-vjeçari kosovar i cili u bë pjesë Partizanit para 2 vitesh pasi kishte spikatur me fanellën e Shkupit në Maqedoninë e Veriut, ka vendosur të largohet nga të kuqtë me të cilët zhvilloi në total 62 ndeshje në Kategorinë Superiore në dy sezone duke shënuar dhe 2 gola. Broja me një postim në rrjetet sociale ka zyrtarizuar lamtumirën nga Partizani, duke falënderuar drejtuesit e klubit, tifozët dhe shokët e skuadrës për këto dy vite që sipas tij kanë qenë të mrekullueshme pasi është rritur shumë si futbollist.“Dua të njoftoj se nga sot nuk do të jem pjesë e KF Partizani. I falënderoj të gjithë, duke nisur nga presidenti, drejtori, trajnerët, shokët e skuadrës dhe gjithë stafin e klubit, me të cilët kemi punuar së bashku në këto dy vite. Gjithashtu një falënderim i veçantë për tifozët “Ultras Guerrils” për mbështetjen e tyre në çdo moment”, shkruan mesfushori. E ardhmja e Rron Brojës me shumë mundësi do të jetë jashtë Shqipërisë ashtu siç ka ndodhur edhe me Erald Çinarin që u transferua te Samsunspor në Turqi, Jasir Asanin që kaloi te Kisvarda në Hungari dhe Eneo Bitrin i cili është një hap larg zyrtarizimit te Astana në Kazakistan.

“Buba” në Europian, Partizani shpreson të përfitojë

Superiorja kishte 2 futbollistë të pranishëm në Kampionatin Europian 2016, por ata nuk arritën të shkelnin në fushën e lojës dhe të provonin shijen e debutimit. Orges Shehi dhe Alban Hoxha nuk u aktivizuan gjatë Euro-2016 nga trajneri De Biazi dhe nuk ia dolën që të “regjistronin” kampionatin tonë në Europian. Por këtë e bëri Ferhan Hasani, i cili duke zbritur në fushë me Maqedoninë e Veriut kundër Holandës, mundësoi që një lojtar i Superiores të arrijë të debutojë në një aktivitet të tillë. Një moment historik ky për kampionatin shqiptar, të cilit i është gëzuar veçmas ekipi i Partizanit që është përfaqësuar në mënyrën më të mirë nga lojtari i saj. “Ferhan Hasani debuton me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut në finalet e Europianit 2020. Mesfushori ynë është aktivizuar në minutën e 68-të në përballjen ndaj Holandës. Për herë të parë një lojtar nga kampionati shqiptar luan në finalet e një Europiani”, shkruan klubi i kuq në postimin që i kushtohej këtij debutimi historik.