BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Sport

Broja shpëton nderin e Rejës, Shqipëria mposht Hungarinë dhe kthehet në garë kualifikimi

Broja shpëton nderin e Rejës, Shqipëria mposht Hungarinë dhe

Shqipëria korri një fitore të rëndësishme dje në “Elbasan Arena”, duke mundur me meritë Hungarinë 1-0 me gol të Armando Brojës në të 87’, një trepikësh që e mban në vallen e kualifikimit ekipin kuqezi, por i shpëtoi pankinën edhe trajnerit Edi Reja.

Pjesa e parë

Në stadiumin “Elbasan Arena” pati një numër të konsiderueshëm tifozësh, të cilët mbajtën dje radhë të gjata pranë impiantit për të gjetur biletë. Mbështetja e tifozerisë ishte e rëndësishme për skuadrën, e cila vinte nga një disfatë e rëndë në Poloni, ku humbi 4-1. Avantazhet që jepte prania e tifozëve ishin të dukshme, por në fushë kuqezinjve u duheshin të përballeshin me një skuadër që vinte gjithashtu nga humbja dhe kërkonte të bënte kthesë. Kjo pasi ishte një duel vendimtar për renditjen në grupin I. Në kushtet kur mungonin për shkak kartonësh Manaj, Bare dhe Hysaj, trajneri Edi Reja aktivizoi për herë të parë në mesfushë Nedim Bajramin, si dhe i dha rol titullari Uzunit dhe Bekim Balajt, me një rreshtim 3-4-2-1. Tanët e nisën me furi takimin, duke iu imponuar kundërshtarit në disa drejtime, por finalizimi, si në shumë ndeshje të tjera të Kombëtares, mungoi. Madje ishte në shkallë të dobët edhe pasimi i fundit, apo versioni diagonal i kalimit në sulm. Një dorë vijës ofensive ia dhanë edhe mbrojtësit shtatlartë Kumbulla, Ismajli e Gjimshiti, por pa sukses në pjesën e parë. Ky fraksion loje nuk prodhoi gola, edhe pse të dyja skuadrat patën rastet e tyre për shënim. Për kuqezinjtë rastin më të mirë e pati mbrojtësi Kumbulla, që fare pranë vijës fatale nuk arrin të shtyjë topin në rrjetë, kurse hungarezët patën dy raste të mira që gjetën të përgatitur portierin Berisha. Duhet thënë se në këtë pjesë loje parametrat ishin të barabartë, si në mbajtjen e topit dhe në numrin e aksioneve ndërtuese, me dominimin e kuqezinjve në goditjet drejt portës dhe goditjet nga këndi, por me hungarezët më mirë me shënjestrën në kuadrat.

Pjesa e dytë

Në pjesën e dytë Reja tentoi të ndryshonte diçka, për ti dhënë impuls sulmit. Heq Trashin dhe në vend të tij aktivizon Roshin. Në minutën e 50-të, kombinimet e bukura të Abrashit me Uzunin nxjerrin të lirë sulmuesin Balaj, i cili vetëm me portierin gjuan jashtë. Dy minuta më pas kuqezinjtë afrohen sërish tek goli nga goditja e këndit, por sërish sfera përfundon jashtë. Në minutën e 66-të Abrashi pëson tërheqje e largohet, duke u zëvendësuar me Çekiçin, kurse hungarezët zëvendësojnë Gazdak me Sallai. Po në këtë minutë, Reja aktivizon Qazim Laçin në vend të Bajramit. Në minutën e 72-të, Çekiçi del i vetëm përballë portierin në krahun e djathtë të sulmit, por portieri hungarez grushton, duke evituar golin. Në të 79’ trajneri Reja bën lëvizjen e fundit, heq Balajn e fut Brojën. Shtatlarti Broja shpërblen lojën e skuadrës në minutën e 87-të, pasi në kufijtë e zonës gjuan saktë tokazi, në krahun e majtë të portierit hungarez, dhe tund rrjetën. Entuziazmi i tifozëve ishte i ligjshëm. Minutat e fundit administrohen shumë mirë dhe Shqipëria korr një fitore të merituar 1-0 dhe rikthehet në garë për vendin e dytë të grupit I.