BREAKING NEWS

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja Yuri Kim shfaqet si kurrë më parë (Pamjet)

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja
x

Sport

Bufon pranë rekordit të ri në Serinë A, i mjafton 1 minutë ndaj Xhenoas të barazojë rekordin e Maldinit

Bufon pranë rekordit të ri në Serinë A, i mjafton 1

Paolo Maldini njihet si një prej ikonave të futbollit italian, një lojtar legjendar i Milanit dhe Kombëtares së Italisë, simbol i futbollistit të përkushtuar, të qetë dhe njerëzor, që nuk abuzoi kurrë me asgjë dhe ruajti nivel shumë të lartë performance në Serie A, duke qenë padyshim nga më të mirët në botë. Maldini ka dhe një rekord absolut, të numrit të ndeshjeve të luajtura në Serinë A, rekord që mund të thyhet ditën e sotme nga një tjetër legjendar italian, Xhixhi Bufon, i cili vijon të jetë ende aktiv në fushën e lojës. Kështu, ndonëse me 42 vjet mbi supe, Xhixhi Bufon nuk ka ndërmend t’i varë dorezat në gozhdë, madje nesër në mbrëmje mund të rishkruajë historinë, duke u bërë futbollisti me më shumë ndeshje në kampionatin italian. Nëse Sarri do ta aktivizojë si titullar në sfidën përballë Xhenoas, atëherë kjo do të jetë sfida numër 648 për Bufon në një ndeshje të kampionatit italian, po aq sa ka luajtur edhe legjenda e Milanit, Paolo Maldini, i cili është futbollisti me më shumë ndeshje në Serinë A. Në këtë mënyrë portieri legjendar do të rishkruante historinë, duke u bërë futbollisti me më shumë ndeshje në kampionatin italian, ndërsa forma e tij e mirë në takimet e fundit ka bindur drejtuesit e Juventusit që t’i ofrojnë rinovimin edhe për një tjetër sezon. Kujtojmë që Bufon ka debutuar në Serinë A më 19 nëntor të 1995-ës, kur nuk kishte mbushur ende 18-vjeç, në sfidën Parma-Milan, të përfunduar në barazim 0-0, ndërsa më pas gjithçka është histori që mund të gdhendet me germa të arta. Ndërkohë, konfirmohet në mediat italiane se Bufon dhe Kjelini do të rinovojnë kontratat me klubin bardhezi. Madje ka qenë pikërisht klubi i Juventusit ka njoftuar se të hënën janë nënshkruar kontratat e reja me portierin Xhixhi Bufon dhe mbrojtësin Xhiorxhio Kjelini. Të dy futbollistët legjendarë kanë vazhduar kontratat edhe për një vit. Do të qëndrojnë në klubin e madh italian deri në verën e vitit 2021. Bufon, 42-vjeçar, ka luajtur për Juventusin prej vitit 2001 e deri në vitin 2018. U kthye në skuadër vjet pas një edicioni te PSG-ja. Mbrojtësi Kjelini (35) është te Juventusi prej vitit 2005. Sa i takon klubit juventin, jo vetëm do të rinovojë me veteranët në repartin e prapavijës, por mësohet se “Zonja e Vjetër” po punon shumë për të përforcuar mesfushën dhe një prej këtyre blerjeve është edhe ylli i Barcelonës, Artur Melo. Ardhja e blerjeve të reja bën të mos ketë hapësira për talentet e akademisë dhe një prej atyre që e ka pësuar më rëndë këtë fakt është Simone Muratore. 22-vjeçari nuk ka mundur të depërtojë në ekipin e parë dhe të fitojë minuta, kështu ka vendosur të largohet. Atalanta, si një klub që i gjuan të tilla raste, ka vepruar menjëherë dhe ka vendosur të transferojë të riun. Ditën e sotme dy klubet kanë zyrtarizuar marrëveshjen. Muratore bëhet shok skuadre me Gjimshitin dhe Juventusi arkëton 7 milionë euro, pa klauzolë riblerje. I riu konsiderohet si një lojtar me cilësi të mëdha dhe Atalanta do mundohet ta trajtojë në mënyrën e duhur për ta sjellë në formë për të dhënë kontribut sa më të madh për ekipin nga Bergamo. Gjithçka duket e hapur dhe e realizueshme për Juventusin.