Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë Ramës dhe Bashës: Ju jeni pala përgjegjëse, mos harroni marrëveshjen e ...

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë
x

Sport

Bushi: Shpresat një Francë e vogël, Reja do të ketë në dispozicion dy Kombëtare

Bushi: Shpresat një Francë e vogël, Reja do të ketë

Kombëtarja bëri një lojë shumë të mirë dhe me fitore kundër Bjellorusisë më 4 shtator, por zhgënjeu tërësisht në duelin e kthimit ndaj Lituanisë më 7 shtator në Tiranë, duke humbur 0-1 dhe duke vënë në pikëpyetje efikasitetin e projektit të trajnerit veteran italian Edi Reja. Ndërkohë, atë që nuk e bëri Kombëtarja e madhe e realizoi në eliminatoret e Europianit U-21 ekipi i kuqezinjve të rinj të trajnerit Alban Bushi, i cili siguroi dy fitore bindëse në harkun e katër ditëve dhe u ngjit në vend të tretë fare pranë Austrisë së vendit të dytë, me vetëm një pikë larg, duke i dhënë vetes mundësinë të luftojë deri në fund për një vend të dytë në grup. Shkëlqimi i kuqezinjve të rinj ka domethënie dhe është fakt që Shqipëria në këtë moment ka një plejadë lojtarësh të talentuar të moshës 18-21 vjeç. Dje për këtë çështje doli e foli dhe trajneri Alban Bushi. Kështu, një fitore mbresëlënëse 5-1 me Austrinë në transfertë, e kompletuar më pas me një fitore karakteri 3-1 me përmbysje ndaj Andorrës, një ndeshje ku kuqezinjtë e rinj të shpresave veç cilësive, treguan personalitet, duke mos e lënë veten ta kumbisnin toruan nga një gol i pësuar që në fillimin e takimit, ishin sukseset ekzaltuese të Shqipërisë U21 në këtë fillim vjeshte. Oreksi vjen duke ngrënë dhe paraqitjet e mira kanë rritur edhe premisat për objektivat, me Shqipërinë që është ngjitur në vendin e tretë të grupit eliminator për Europianin e kësaj grupmoshe, me vetëm një pikë diferencë ndaj Austrisë së vendit të dytë, por Alban Bushi qëndron me këmbë në tokë, pasi ai e di mirë se detyrë parësore për të është puna në funksion të kombëtares A. “Prioriteti kryesor është furnizimi i ekipit të parë dhe këtë e kam thënë që kur u emërova si trajner këtu. S’i kemi lënë asnjëherë rezultatet për të shkuar larg. Jemi ekip modest, i vogël dhe s’mund të krahasohemi me Spanjën e Gjermaninë që kanë objektiva edhe për ekipet e moshave. Duhet të përqendrohemi te Kosova dhe më pas do të vlerësojmë objektivat”, u shpreh Bushi. Muçi që debuton me dygolësh ndaj Austrisë, Sherif Kallaku lider i padiskutueshëm i një grupi, Adolf Selmani një mbrojtës që gjen rrjetën në të dy takimet, ndërsa nuk zhgënjejnë as Vrioni, Bullari, Tuci e gjithë të tjerët. Një vërshim talentesh që konfirmon pasurinë e grupit të shpresave dhe trajneri Bushi nuk mund të mos jetë i kënaqur me brumin që ka në dispozicion. “Jam shumë i kënaqur sepse sa herë që grumbullohen 12-13 lojtarë të rinj, na e bëjnë përzgjedhjen të vështirë. Kishim 13 lojtarë e mangët dhe kjo tregon se FSHF-ja ka bërë një strategji të mirë duke krijuar kampionate dhe me ekipet kombëtare për moshat U13 e kështu me radhë. Edhe kur kemi mungesa, ato nuk ndihen. Do të thotë se do të kemi alternativa për të ardhmen dhe ekipi A nuk do të ngelet mangët”, deklaroi Bushi.

Shqipëria një Francë e vogël

Dhe të mendosh se në këtë grumbullim trajner përballej me një lumë mungesash, disa prej të cilëve nga më të mirët e Shpresave, suksesi i arritur me të gjithë ata që i zëvendësuan denjësisht, është një tjetër burim shprese për të ardhmen. “Ata që munguan ishin lojtarë të mirë, ndaj mendoj se ka ardhur momenti që Shqipëria do të ketë 2-3 kombëtare dhe Reja nuk e di kë do të ketë kombëtare. Jemi një Francë e vogël. Ne ku ta gjemë që nga të mirët të zgjedhim më të mirët, pasi konkurrenca bën mirë. Nuk duhen parë emrat, por duhet të përqendrohemi te kombëtarja, pasi nuk më intereson se për kë luan dhe nga vjen. Të shikoj një javë në stërvitje dhe pastaj të zgjedh”, u shpreh trajneri i Shpresave. Megjithatë Bushi trajner është shumë më i ftohët se sulmuesi i dikurshëm pasionant e impulsiv dhe me kostumin e trajnerit nuk ngatërron kompetencat kur pyetet se cili nga lojtarët e tij është gati për kombëtaren e parë. “Mendoj se shumica e lojtarëve të Shqipërisë U21 vlejnë për ekipin e parë, megjithatë Reja e di më mirë se cili vlen”, përfundoi trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi. Përfaqësueses së të rinjve u mbeten dhe dy ndeshje në grup për të luajtur, e me siguri që Bushi me djemtë e tij do të tentojnë të marrin maksimumin për të kapur, pse jo, vendin e dytë.