BREAKING NEWS

SHBA thirrje qeverive partnere të izolojnë Sali Berishën, kërkohet bllokim vizash për “listën e zezë” të Amerikës

SHBA thirrje qeverive partnere të izolojnë Sali Berishën,
x
BREAKING NEWS

Fondet për rindërtimin pas tërmetit, ligji për tatimin mbi të ardhurat dhe gjendja ekonomike shkaktojnë debate të forta në Kuvend, opozita akuza qeverisë për mungesë transparence dhe shpopullimin e vendit

Fondet për rindërtimin pas tërmetit, ligji për tatimin mbi
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Arrestimi i Lefter Allës nga SPAK, zgjidhet kryetari i ri i bashkisë së Bulqizës

EMRI/ Arrestimi i Lefter Allës nga SPAK, zgjidhet kryetari i ri i
x
BREAKING NEWS

Po Adriatik Llalla ka marrë azil politik? Kreu i SPAK zbardh detajet: Po punojmë për...

Po Adriatik Llalla ka marrë azil politik? Kreu i SPAK zbardh detajet: Po
x
BREAKING NEWS

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e Alibeajt, koalicioni Meta-Berisha vijon garën për zgjedhjet e 14 majit, Celibashi kërcënon me sanksione ata që abuzojnë me simbolet e PD

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e Alibeajt, koalicioni Meta-Berisha
x
BREAKING NEWS

Do përfshihet SPAK në hetimet për sulmin ndaj 'Top Channel'? E zbulon Altin Dumani dhe bën paralajmërimin e fortë

Do përfshihet SPAK në hetimet për sulmin ndaj 'Top
x
BREAKING NEWS

Ja si do bëhet rritja e pagave për punonjësit e administratës dhe 2 hapat që do ndiqen për të bërë realitet këtë premtim, zbardhen detajet

Ja si do bëhet rritja e pagave për punonjësit e
x
BREAKING NEWS

“Duhet të gjendet pronari”/ Dumani zbardh prapaskenat e hetimeve për inceneratorët

“Duhet të gjendet pronari”/ Dumani zbardh prapaskenat e
x

Sport

Bylisi e Kastrioti blerje për t’i shpëtuar rënies, Egnatia merr Hysen Memollën

Bylisi e Kastrioti blerje për t’i shpëtuar rënies, Egnatia

Klubet që luftojnë për mbijetesë në Kategorinë Superiore bënë disa lëvizje në orët e fundit të merkatos dimërore, duke dashur të përforcojnë kontigjentin e tyre me elementë cilësorë dhe për të rritur objektivat, që do të thotë se duan të shpëtojnë nga rënia. Kastrioti, Bylis dhe Egnatia e kanë parë veten të rrezikuar pas mbylljes së gjysmës së parë të kampionatit dhe pavarësisht nga pozita aktuale në renditje, kanë dashur të tregojnë se pjesa e mbetur duhet të ketë më shumë impuls, ndaj dhe kanë bërë lëvizje në merkaton dimërore. Egnatia e mbylli merkaton e saj me një lojtar të Kombëtares, Hysen Memollën, kurse Kastrioti bëri tri afrime që pretendohet e do ta ringrenë grupin në pretendime gjatë javëve në vazhdim. Kurse në Ballsh kanë afruar një brazilian, Santos, për të mos rënë nga Superiorja.

Egnatia mbyll merkaton me Hysen Memollën

Klubi nga Rrogozhina ka arritur akordin me ish-lojtarin e kombëtares shqiptare Hysen Memolla. Anësori i majtë ndërpreu në ditën e parë të janarit bashkëpunimin me finlandezët e Lahtit. 30-vjeçari numëron gjashtë ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë, ndërkohë që ka një eksperiencë të madhe. Memolla ka luajtur më parë me Salernitanën dhe Hellas Veronën në Itali, teksa ka luajtur edhe në Hungari, Kroaci, Finlandë dhe Slloveni. Mbrojtësi i krahut i është bashkuar skuadrës së Superiores në stërvitje dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Tetova për duelin e Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut. Hysen Memolla është prezantuar ditën e sotme në ambientet e klubit nga Presidenti i klubit z. Agim Demrozi dhe Kryetari i Bashkisë z.Edison Memolla. Më pas futbollisti është bashkuar me ekipin në stërvitje.

Kastrioti bën tre përforcime për mbijetesën

Kastrioti ka kryer tri përforcime në ditën e fundit të merkatos. Klubi krutan ka siguruar shërbimet e Arturo Rexhinaldos, Mustafa Kamara dhe Stuart Gjetës. I pari është një emër i njohur në Superiore. Sulmuesi nga Mozambiku ka luajtur më parë me Luftëtarin, Laçin, Kukësin dhe Dinamon në elitën e futbollit shqiptar. Me verilindorët u shpall Këpuca e Artë në sezonin 2018/2019 me 13 gola, ndërkohë që tani synon të ndihmojë Kastriotin me golat e tij në objektivin mbijetesë. Ndërkohë, Kamara është 19 vjeç dhe luan si sulmues i majtë. Senegalezi ishte pjesë e turqve të Ankara Keciorengucu, ekip me të cilin zhvilloi 13 ndeshje dhe shënoi një gol gjatë fazës së parë.

Bylisi, goditje në limitet kohore të merkatos

Bylisi ka bërë dy përforcime në “limitet” e merkatos së dimrit. Klubi ballshiot ka prezantuar Jo Santos, sulmues brazilian, por mësohet se janë dy sulmues që janë federuar. Santos është 31 vjeç dhe luan si sulmues i majtë. Përveç disa aventurave në vendlindje, lojtari brazilian ka luajtur edhe në Portugali, Moldavi, Rumani, Letoni, Bahrein, Poloni dhe Kazakistan. “Zyrtare! Bylisi bën dy supergoditje në sulm në limite! Braziliani Jo Santos është sulmues i majtë, me “CV” të pasur dhe eksperiencë në disa shtete. Po ashtu, një tjetër sulmues me “CV” të pasur është regjistruar në sistem si përforcim nga klubi ynë. Të dy lojtarët pritet që së shpejti të bashkohen me skuadrën tonë”, shkruan Bylisi.