BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestime "VIP" në Shqipëri dhe jep lajmin "e keq" për Edi Ramën

Milaim Zeka paralajmëron arrestime "VIP" në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Vjen deklarata ‘bombë’, spiunët që hynë në pallatin e Kremlinit zbulojnë sëmundjet që rrezikojnë jetën e Putinit: Do të vdesë brenda 2...(VIDEO)

Vjen deklarata ‘bombë’, spiunët që hynë në
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare: Ja goditja që do të marrë Sali Berisha në 7 korrik dhe 4 dosjet e SPAK që do të tronditin opozitën, Meta përgjegjës për korrupsionin në Shqipëri

Fatos Klosi paralajmëron “tërmet” në politikën
x
BREAKING NEWS

Bordi merr vendimin, publikohen çmimet e reja të produkteve ushqimore, sa lek do të shiten duke nisur nga 1 kg sheqer deri tek...

Bordi merr vendimin, publikohen çmimet e reja të produkteve
x
BREAKING NEWS

Meta-Berisha shtojnë thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe shkundje të sistemit, ja strategjia që po aplikojnë 2 antiamerikanët e “Foltores” për të joshur ithtarët e tyre

Meta-Berisha shtojnë thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe
x
BREAKING NEWS

E trishtë! Shuhet në moshë shumë të re pedagogia e njohur, rektorja e Universitetit ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

E trishtë! Shuhet në moshë shumë të re pedagogia e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”, ja kush është ministri më i pëlqyer në qeverinë “Rama 3”, Frida Krifca dhe Mirela Kumbaro më të urryerat për qytetarët

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”, ja kush është
x
BREAKING NEWS

Ngjarjet kriminale në Shqipëri/ DEA bën lëvizjen e papritur, reagon eksperti Karamuço dhe jep lajmin e bujshëm: Koha e duhur

Ngjarjet kriminale në Shqipëri/ DEA bën lëvizjen e papritur,
x

Sport

Caktohen arbirtrat që do të gjykojnë ekipet shqiptare, për Partizanin janë finlandezë, për Tiranën norvegjezë

Caktohen arbirtrat që do të gjykojnë ekipet shqiptare, për

Ekipet shqiptare po përgatiten për ndeshjet e tyre në Europë, ku Tirana do të luajë në Champions, kurse Laçi, Partizani dhe Vllaznia në Conference League. Dje këto ekipe mësuan edhe gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në takimet e tyre. Siç dihet, Tirana, Partizani dhe Laçi do të luajnë në fillim të korrikut ndeshjet e para për kualifikueset e kupave të Europës, ndërsa Vllaznia takimin e parë do e ketë në raundin e dytë kualifikues. Ndërsa pak ditë më parë u mësuan kundërshtarët e skuadrave shqiptare në Champions dhe Conference League, si dhe datat kur do të zhvillohen këto sfida, tashmë kanë dalë edhe oraret e sakta e emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi. Skuadra e vetme shqiptare që garon në Champions League, Tirana do të përballet në transfertë me Dudelanzh më 6 korrik në orën 19:30 në “Stade Jos Nosbaum” në Luksemburg. Arbitrat që do të vendosin drejtësi në këtë përballje janë norvegjezë, i pari i tyre është Rohit Sagi, asistentë janë Morten Jensen, dhe Ojstein Yterland, ndërsa arbitër i katërt është Sivert Oksnes Amland. Partizani, që konkurron në Conference League, takimin e parë e ka në transfertë ndaj skuadrës gjeorgjeze të Saburtalo, me ndeshjen që do të luhet më 7 korrik në orën 18:00 në Tengiz Burjanadze Stadium, në Gori të Gjeorgjisë. Arbitri kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Mohamed Al-emara, asistentë Miko Alkare dhe Turka Jonas Valjaka, ndërsa arbitër i katër do të jetë Oliver Reitala, të katërt filandezë. Ndërsa Laçi ndeshjen e parë e ka në Shqipëri, ndaj malazezëve të Iskra Danilovgrad, që do të luhet më 7 korrik ora 20:00 në “Elbasan Arena”. Arbitrat që do vendosin drejtësi në këtë përballje janë nga Luksemburgu dhe kryesori i tyre është Alain Durieo, asistentë janë Zhoakim Da Silva dhe David Mateus Santos, ndërsa arbitër i katërt është Rikardo Morais.

Arbitrat e ekipeve shqiptare në rajon

Tre ekipe të Kosovës, Drita, Gjilani dhe Llapi do të marrin pjesë në garat e Ligës së Konferencës këtë vit. Drita do të përballet me skuadrën nga Finlanda, Inter Turku, Gjilani me Liepajan e Letonisë, kurse Llapi me ekipin nga Mali i Zi, Buduçnosti. UEFA ka caktuar tashmë edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në këto ndeshje. Te Inter Turku – Drita janë caktuar katër gjyqtarët nga Republika e Çekisë. Jan Petrik do të jetë kryesori, teksa ndihmësit e tij do të jenë Kamil Hajek dhe Matej Vlcek – Jan Maçalek është caktuar si gjyqtar i katërt. Gjyqtarët nga Uellsi do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Gjilani – Liepaja. Robert lan Jenkis si kryesor, do të ketë Leëiss Edëards dhe Xhohnathan Briant ndihmës. Jonh Andriu Xhones është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt. Kurse, te përballja mes Buduçnostit dhe Llapit janë caktuar gjyqtarët nga Zvicra. Fedaji San do të jetë gjyqtari kryesor, i cili do të asistohet nga Stefane De Almeida dhe Zurcher Benjamin, derisa Sandro Sharer do të jetë gjyqtar i katërt. Kujtojmë se Drita lojën e parë do ta luajë më 6 korrik në Finlandë, Gjilani të parën më 7 korrik në Prishtinë, kurse Llapi në udhëtim më 7 korrik gjithashtu.