BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Cana i jep lamtumirën futbollit edhe në Gjakovë

Cana i jep lamtumirën futbollit edhe në Gjakovë

Pas stadiumeve ‘Loro Boriçi’ dhe ‘Velodrome’, Lorik Cana i dha lamtumirën futbollit edhe në Gjakovë, qytetin e origjinës së prindërve të tij.

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare shkelmoi topin e parë në sfidën mes Vëllazënimit dhe Prishtinës e quajtur dhe si një klasike e futbollit kosovar.

“Pavarësisht vendeve ku kemi qenë futbollist, në qytetin tënd çdo gjë është më speciale. Pavarësisht se kam lindur në Prishtinë, prindërit e mi janë nga Gjakova dhe ky është qyteti im. Duke qenë se babai im, Agimi ka marrë detyrë të drejtojë klubin, mendoj se ishte një rast mjaft i mirë edhe për t’u përshëndetur me tifozët”,– u shpreh Cana.

Agim Cana, babai i Lorikut, ka marrë presidencën e klubit gjakovar para pak ditësh, me synimin e vetëm, ringritjen e klubit.

“Futbolli në Kosovë është vetëm në rritje e sipër. Ka kaluar shumë vështirësi ekonomike dhe infrastrukturore, por është vetëm në fillim të ngritjes dhe stabilitetit të futbollit. Vëllazënimi është në të njëjtën periudhë, kemi gjetur një gjendje të vështirë, por babi ka një plan shumë të mirë për ta rikthyer këtë klub, që ka nxjerrë shumë lojtarë si Naim Kryeziu, Besnik Hasi, etj. Ka shumë gjëra të mira për t’u bërë, por duhet pak durim dhe mbështetje për projektin”, tha Cana.

Tifozët vendas i rezervuan një pritje madhështore Lorikut, teksa shpalosën edhe një banderolë të madhe, me Canën kuqezi, ndërsa thërritën në kor emrin e tij.

“Kur sheh stadiumet plot me njerëz dhe kur çdo gjë shkon bukur, mendoj se e shijon edhe ndeshjen. Jam i lumtur për pritjen që mu bë, pasi u ndjeva jashtëzakonisht mirë. Unë kam qenë dhe do jem tifoz i Vëllazënimit deri në fund”,-deklaroi Cana