Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

CAS jep sot vendimin, Shqipëria me shpresë tek gjykata e Lozanës

CAS jep sot vendimin, Shqipëria me shpresë tek gjykata e Lozanës

Postuar: 10/07/2015 - 08:39

Këshilli i Arbitrazhit Sportiv të Lozanës do të mblidhet sot për të dhënë vendim në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri të datës 14 tetor të vitit 2014, ku në stadiumin e Partizanit të Beogradit përfaqësuesja jonë u përlesh në fushë me tifozët vendas, por që UEFA ia dha në tavolinë këtë takim Serbisë më rezultatin 3-0.
 
Arsyetimi ishte për braktisje të lojës nga ekipi ynë, ndërkohë që Federata Shqiptare e Futbollit e apeloi vendimin e dhënë nga UEFA në të dy komisionet e saj disiplinore (Komisioni i Disiplinës dhe ai i Apelit), pikërisht në CAS, me shpresën se kjo gjykatë do ta marrë në shqyrtim gjithë protagonizmin e asaj mbrëmjeje në Beograd, për të nxjerrë një përfundim të drejtë. Edhe Serbia e ka ankimuar vendimin e heqjes së trepikëshit, por pala jonë ka insistuar fort në marrjen parasysh të elementëve që sollën dhunën, qoftë për hyrjen e tifozëve në fushë, goditjen e lojtarëve tanë, mungesën e ambientit të përshtatshëm për të zhvilluar një ndeshje futbolli dhe natyrisht thirrjet raciste e antinjerëzore ndaj shqiptarëve në tërësi. Këto dhe të tjera argumente CAS i ka tashmë në duart e tij dhe jo rastësisht FSHF ka ende shpresë për një vendim të drejtë e në favor të Shqipërisë.
 
Situata 
 
Pas shumë shtyrjeve të njëpasnjëshme e shpesh të paargumentuar, më në fund Këshilli i Arbitrazhit Sportiv të Lozanës do të japë sot një vendim për përfaqësuesen tonë kuqezi. Pritja e gjatë mbaroi dhe sot duhet të mësojmë të vërtetën. Këtë të premte, CAS-i i Lozanës pritet të japë verdiktin e tij në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri të 14 tetorit të shkuar. Më në fund shqiptarët do të mësojnë nëse do të ketë vërtet drejtësi në lidhje me atë që ndodhi në Beograd, ku kuqezinjtë u bënë viktimë e dhunës dhe thirrjeve për genocid nga ana e tifozëve dhe personelit të sigurisë në stadiumin e Partizanit të Beogradit.
 
Në CAS, Shqipëria kërkon drejtësinë që nuk u dha në organet e UEFA-s si dhe tre pikët për ndeshjen me Serbinë që janë vendimtare për shanset e kuqezinjve për një kualifikim të drejtpërdrejtë në Euro 2016. Vënia e drejtësisë në vend nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do ti çonte kuqezinjtë në vendin e dytë të klasifikimit në Grupin i të eliminatoreve, me 10 pikë, po aq sa Danimarka por me një ndeshje më shumë në dispozicion për të luajtur, duke e kthyer praktikisht Shqipërinë në favoriten për biletën e dytë të kualifikimit të drejtpërdrejtë në Europianin e Francës. Vendimi i CAS pritet të vijë pas disa shtyrjesh, fillimisht u komunikua se do të jepej në 29 Maj, pastaj u shty për në 12 qershor dhe më pas u përcaktua si afat i fundit 10 korriku. Me një vendim në favor të së drejtës dhe Shqipërisë, pritja e gjatë vërtet do t’ia ketë vlejtur.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/11/2019 - 21:21

Franca ka kaluar sërish në avantazh në minutën e 30. Goli i dytë është shënuar nga ylli i Barcelonës, Antonie Greizman.

Postuar: 17/11/2019 - 21:12

Gjatë momentit kur po ekzekutohet himni i miqve, fërshëllimat kanë qënë të shumta nga ana e tifoz

Postuar: 17/11/2019 - 20:59

Shënon Franca nga një goditje standarte dhe të parin në stadiumin e ri. Në minutën e 8-të ës

Postuar: 17/11/2019 - 20:56

Flori Mumajesi, Aurela Gaçe dhe Era Istrefi kanë elektrizuar 21 mijë tifozët në stadiumin kombëta

Postuar: 17/11/2019 - 20:33

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi ndodhet në stadiumin e ri "Air Albania&q

Postuar: 17/11/2019 - 20:26

Kosova u mund nga Anglia, në një ndeshje që u mbyll me rezultatin 0-4.Winks shënoi në minutën e 3

Postuar: 17/11/2019 - 20:14

Atmosfera në “Air Albania Stadium” me 21 mijë tifozë po dhurojnë një atmosferë elektr