Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ceremoni madhështore në hapjen e Lojërat Olimpike në Kore, parakalojnë Shqipëria e Kosova

Postuar: 10/02/2018 - 09:55

Më Korenë e Jugut startuan zyrtarisht dje Lojërat Olimpike Dimërore, eme pjesëmarrjen e mbi 90 shteteve dhe që përbën edhe aktivitetin më të rëndësishëm sportiv për këtë vit. Natyrisht, Botërori Rusi-2018” do të jetë aktiviteti më tërheqës, por nisur nga numri i veprimtarive, disiplinat dhe pjesëmarrja, Lojërat Olimpike Dimërore kanë një dimension më të gjerë për sportin kudo në botë. Për më tepër, këtë herë Olimpiada shërbeu për të sjellë sinjale bashkimi e kompromisi midis dy Koreve, të ndara politikisht që prej luftës së Koresë në vitin 1953. Ceremonia hapëse ishte vërtet madhështore dhe e mrekullueshme. Spektakël pot ngjyra në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore “Pyeongchang 2018”. Pas garave të para në sportin pak të njohur në Shqipëri “Curling”, në patinazhin artistik dhe hedhjes në ski, të gjitha shtetet pjesëmarrëse parakaluan në stadiumin e improvizuar pikërisht për ceremoninë hapëse. 92 delegacione, ndër të cilat edhe Shqipëria me Kosovën, bënë parakalimin e rastit në stadiumin Olimpik. Flamuri shqiptar mbahej skiatorja Suela Mëhilli, ndërsa atë të Kosovës sportisti i vetëm pjesëmarrës, skiatori Albin Tahiri. Duhet thënë se shanset e sportistëve shqiptarë për të kapur zonën e medaljeve janë shumë të pakta, por si Tola, ashtu dhe Mëhillaj që përfaqësojnë Shqipërinë, por edhe Tahiri që përfaqëson Kosovën, kanë premtuar maksimumin e tyre.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 20:21

Cristiano Ronaldo, u maskua si një person tjetër, dhe doli në qendër të Torinos për të luajtur me njerëzit që ishin aty.ronaldo-torino

Postuar: 20/09/2019 - 19:25

Sulmuesi danez Kasper Dolberg u transferua nga Ajaksi i mrekullive që gjeti gjysmëfinalen e Champ

Postuar: 20/09/2019 - 17:40

Forma e dobët që Real Madrid po kalon gjatë muajve të fundit ka shtuar zërat për një shkarkim të

Postuar: 20/09/2019 - 17:17

E ardhmja e Eros Grezdës te Rangers është më e paqartë se kurrë.
 

Postuar: 20/09/2019 - 15:50

Një tjetër goditje ka ardhur për ekipin e Kamzës nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Postuar: 20/09/2019 - 08:14

Ka marrë fund misteri i gruas që i jepte ushqim Cristiano Ronaldos pas ndeshjes.

Postuar: 20/09/2019 - 07:27

Humbja ndaj Paris San Zhermenit në UEFA Champions League, me shifrat e pabesueshme 3-0, e ka vend