Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Çfarë goli në minutat shtesë! Shqipëria mposht Moldavinë

Postuar: 11/06/2019 - 22:46

Kombëtarja shqiptare e futbollit është rikthyer te fitorja. Me rezultatin 2-0, kuq e zinjtë e drejtuar nga Ed Reja mposhtën Moldavinë në stadiumin ‘Elbasan Arena’.

Ndeshja u dominua nga vendasit, të cilët goditën më shpesh portën e kundërshtarëve.

Por pavarësisht dominimit që në minutat e para, goli për Shqipërinë u realizua vetëm në minutën e 66, të pjesës së dytë. Ishte Sokol Cikalleshi që shënoi i pari në portën e Moldavisë.

Kur ndeshja ishte pranë përfundimit, Ylber Ramadani dyfishoi rezultatin në minutën e 93, duke i dhënë Shqipërisë një fitore bindëse.

Me këtë rezultat, Shqipëria është rikthyer në garën për të siguruar kualifikimin për në ‘Euro 2020’. Ekipi ynë pozicionohet në vend të katërt me gjashtë pikë, ndërsa në tre vendet e para renditen Franca, Turqia dhe Islanda me nga 9 pikë secila.

Ndeshja e radhës për Kombëtaren do të jetë në muajin shtator kundër Francës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 08:59

Merkato në top-ligat europiane të futbollit po shkon drejt fundit dhe klubet e mëdha po nxitojnë të bëjnë blerjet e tyre të dëshiruara për të mbajtur profil të lartë pretendimi në kampionatet respektive.

Postuar: 21/08/2019 - 08:57

Kukësi e humbi Superkupën përballë Partizanit, një trofe që shënoi start me sukses për “dem

Postuar: 21/08/2019 - 08:54

Një nga emrat e lojtarëve që janë lakuar shumë në media është padyshim ai i sulmuesit Kristal Aba

Postuar: 20/08/2019 - 23:23

Emri i tij ka dominuar të gjithë merkaton e verës dhe pikërisht kur ndodhet në kulmin e tratativa

Postuar: 20/08/2019 - 17:30

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, mungoi në dy ndeshje miqësore të Juventusit për shkak të proble

Postuar: 20/08/2019 - 07:28

Merkato e kësaj vere nuk ka prodhuar ndonjë surprizë ekstra, siç ishte, fjala vjen, ajo e Nejmari

Postuar: 20/08/2019 - 07:27

Partizani e fitoi Superkupën e Shqipërisë dhe lumturoi veten, stafin teknik e drejtues dhe tifozë