BREAKING NEWS

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme të vendit/ Kallëzohen 7 funksionarë publikë në Prokurori. Kush janë zyrtarët e lartë dhe akuzat që rëndojnë mbi to

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme
x

Sport

Champions dhuroi emocione të forta mbrëmë, ku madrilenët barazuan në “Anfield” 0-0 e shkojnë më tej falë fitores së parë 3-1. Në gjysmëfinale shkon dhe Siti i Guardiolës

Champions dhuroi emocione të forta mbrëmë, ku madrilenët

Liga e Kampioneve ka dhënë verdiktin e saj për fazën çerekfinale dhe pas dueleve të djeshme janë mësuar edhe 4 gjysmëfinalistët. Në duelet e mbrëmshme në Champions spikati ajo mes Liverpulit dhe Realit, një ndeshje që ishte interesante në çdo aspekt sportiv, nisur dhe nga cilësia që kanë skuadrat respektive por edhe ambiciet e tyre këtë edicion. Liverpuli pati në minutat e para të ndeshjes një rast të shkëlqyer për shënim me Mohamed Salah, i cili nuk arriti të finalizonte me portën e boshatisur, një rast që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e ndeshjes. Fitorja në ndeshjen e parë 3-1, i jepte Realit avantazhe të dukshme, sidomos në planin psikologjik. Kjo bëri që trajneri i skuadrës madrilene, Zinedin Zidane, të mbante skuadrën e tij në pozicione mbrojtëse e të shfrytëzonte kundërsulmin. Liverpuli e dominoi takimin në pjesën e parë, por vetëm barazim 0-0. Në pjesën e dytë anglezët e rritën forcën sulmuese, por eksperienca e Realit si skuadër me staturë të madhe në Champions League bëri diferencën. Spanjollët ishin të qartë në detyrat e tyre në fushën e lojës, duke i kushtuar rëndësi edhe detajeve më të vogla. Për pasojë, në këtë ndeshje nuk pati gol e në gjysmëfinale kaloi Reali i Madridit falë fitores në ndeshjene  parë (3-1). Një kualifikim i merituar i “Los Blancos”, që me Zidanin mund të njohin suksesin e radhës në këtë aktivitet. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Borusia e Dortmundit tregoi dhe një herë mbrëmë se është “kockë e fortë” në Champions League. Pasi ia kishte bërë të vështirë Mançester Sitit në ndeshjen e parë, ku anglezët me vështirësi e përmbysën takimin e duke fituar 2-1, mbrëmë gjermanët ishin jashtëzakonisht të fortë në fushën e lojës dhe ishin të parët që shënuan me anë të Bellingham në minutën e 15-të. Në tërësi topin e mbajti Siti, me një përqindje dukshëm më të lartë, si dhe me aksione sulmuese më të shumta, poor skuadra që ishte racionale në veprime dhe godisti më fort në kuadrat ishte Dortmundi, i cili mbi gjithçka në pjesën e parë të ndeshjes spikati për veprimet taktike të tij dhe racionalitetin në pasime, duke qenë konkret edhe në rezultat. Trajner i Sitit Pep Guardiola, i luajti të gjitha “kartat” mbrëmjen e djeshme në planin tekniko-taktik, por përballë gjermanëve entuziastë dhe të vendosur mirë në fushë çdo stil loje i anglezëve doli huq. Gjithsesi, në fillim të pjesës së dytë Siti rriti volumin e lojës sulmuese dhe pas shumë përpjekjesh fitoi penallti, e cila u shndërrua në gol në minutën e 55-të nga Mahrez. Pas pësimit të golit gjermanët gabojnë duke dalë të gjithë përpara në kërkim të golit të fitores. Por këtë e shfrytëzoi Siti i Guardiolës, ekspert në këtë drejtim, pasi një asist i Silvës u shfrytëzua si duhet nga Foden që shënoi për shifrat 2-1, duke i vënë “kapak” ndeshjes në favor të anglezëve. Loja që bëri në pjesën e dytë skuadra e Guardiolës ishte shumë cilësore, duke i ngjarë modelit të “tiki-takës” që i njëjti trajner aplikoi me sukses tek Barcelona më shumë se një dekadë më parë.