BREAKING NEWS

MSH: Ndërrojnë jetë 2 pacientë në spitalin Infektiv nga koronavirusi

MSH: Ndërrojnë jetë 2 pacientë në spitalin Infektiv
x

Sport

Champions/ Gatuzo: Napoli nuk i frikësohet Barcelonës, por Mesit, luan si në “play-station”

Champions/ Gatuzo: Napoli nuk i frikësohet Barcelonës, por Mesit, luan

Napoli do të presë mbrëmjen e sotme Barcelonën, në duelin e parë midis tyre në kuadër të 1/8 e finales së UEFA Champions League, ku pritet një superpërballje midis dy skuadrash që bëjnë futboll të bukur. Padyshim që vëmendjen po e merr ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Mesi, i cili do të luajë për herë të parë në fushën e stadiumit “San Paolo”, atje ku është aktivizuar më parë edhe legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona. Në prag të këtij takimi ka folur trajneri kurajoz i Napolit, Ivan Xhenaro Gatuzo, i cili do të debutojë si trajner në Ligën e Kampionëve mbrëmjen e nesërme, teksa Napoli i tij do të presë Barcelonën. Tekniku i të kaltërve ka falënderuar trajnerin Ançeloti, pasi drejtimin e klubit e trashëgoi pikërisht nga mësuesi i tij. Ndërkohë, në konferencën për shtyp, Gatuzo nuk harroi edhe elozhet për Mesin duke e cilësuar si futbollistin më të mirë të gjithë kohërave, pasi në fushë bën veprime nga ato që realizohen vetëm në “play-station”. “Falënderoj Ançelotin për mundësinë që jam te Napoli. Prej disa ditësh jam i shqetësuar sepse me trajnerin Setien, Barcelona ka nisur të luajë në mënyrën më të mirë. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm, sidomos kur jemi në zotërimin e topit pasi presingu i tyre është asfiksues. Mesi? Për mua Mesi është prej disa vitesh më i miri. Jo vetëm për kualitetet e tij. Është një futbollist i jashtëzakonshëm, i cili bën veprime që shihen vetëm në “play-stacion”. Prej disa kohësh është më i miri në histori”, u shpreh Gatuzo.

Insinje: Mesi më i miri, Maradona një shenjtor

Lionel Mesi u prit me brohoritje nga një turmë prej 200 personash në Napoli, ku Barcelona ka udhëtuar këtë të hënë për përballjen e parë me Napolin në Champions, por në zemrën e napolitanëve mbetet i pakrahasueshëm me të tjerët një tjetër argjentinas, Diego Armando Maradona. Lorenzo Insinje, në prag të përplasjes së “San Paolos”, e ka të vështirë të bëjë një krahasim mes dy legjendave, por i gjen etiketat e duhura për të dy. “Mesi është mi miri në botë, por nuk dua të bëj krahasime. Për ne, Maradona mbetet një shenjt, por, sigurisht, pa i hequr asgjë Mesit, që është më i miri në rruzull”, theksoi Insinje. Më pas ai foli për mundësinë e kalimit të turit në Champions nga Napoli. “Jam i bindur që do të zhvillojmë një ndeshje të madhe, por e dimë që do të jetë e vështirë. Barcelona ka kampionë të mëdhenj dhe në duhet të luajmë si skuadër. Vetëm kështu mund të bëjmë një ndeshje të madhe. Tifozët presin shumë nga unë, i pranoj kritikat, jam i qetë dhe gjithmonë kam ditur t’i kaloj situatat e vështira, këtë po bëj edhe tani”, shtoi ai. Duhet thënë se takimi midis Napolit dhe Barcelonës ka tërhequr shumë vëmendje, sidomos në kampin italian, ku për nga rëndësia takimi po “rivalizon” me coronavirusin që po “çmend” italianët gjatë këtyre ditëve.