BREAKING NEWS

Amerikanët të vendosur për pensionimin e Berishës, kujt i është bllokuar viza rrezikon të mbetet jashtë listave, shtohet presioni ndaj Bashës

Amerikanët të vendosur për pensionimin e Berishës, kujt i
x

Sport

Champions League, ja kush janë golashënuesit më të mirë në histori, udhëheqin Ronaldo e Mesi

Champions League, ja kush janë golashënuesit më të mirë

Ronaldo dhe Mesi janë padyshim dy lojtarët më të mirë në historinë e Champions League. Përveç konkurrencës mes tyre për Topin e Artë, duket se kemi konkurrencë edhe sa i takon golave të shënuar në Ligën e Kampionëve. Sipas statistikave rezulton se golashënuesi më i mirë në të gjithë historinë e saj është portugezi Ronalo. Ai ka shënuar 130 gola në 170 ndeshje të luajtura. Më pas vjen Mesi me 115 gola në 142 ndeshje të luajtura. Vendin e tretë e mban Raul me 71 gola në 142 ndeshje të luajtura. Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert LeWandoëski shënoi dy gola në fitoren 4-1 ndaj Chelseat në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve të zhvilluar të shtunën mbrëma. Sulmuesi polak arriti në numrin e 53 gola për 44 ndeshje vetëm në këtë edicion në të gjitha garat, duke arritur në vlerësimin e 1.2 golave për ndeshje. Ai po ashtu është duke shkëlqyer edhe në garën më të madhe për klube në Evropë, ku ka shënuar 13 gola në shtatë paraqitje të bëra. LeWandoëski me këto gola të shënuara ka arritur që të pozicionohet në vendin e katërt si golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve, duke parakaluar kështu Karim Benzeman. Pas francezit, vijnë: Ruud van Nistelrooy; Thierry Henry; Alfredo Di Stefano; Zlatan Ibrahimovic, etj.

Rekordet e Ronaldos

Përveç se është golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve ka vendosur dhe një sërë rekordesh me ekipin e Juventusit. Me golat kundër Lyon, ku Juventusi fitoi 2-1, por u eliminua nga Liga e Kampionëve, Cristiano Ronaldo kapi shifrën e 37 finalizimeve në sezonin 2019/20 me fanellën e “Zonjës së Vjetër” në të gjitha garat. Ronaldo është lojtari që arrin më së shpejti 50 gola në Serie A (61 paraqitje). Po ashtu është lojtari i parë në histori që shënon 30+ gola në ligat më të mëdha në Evropë (Serie A, Premierligë, La Liga). Cristiano Ronaldo është vetëm njëri prej tre futbollistëve që ka shënuar së paku 1 gol në 11 ndeshje me radhë në Serie A. Fabio Quagliarella (2018/19) dhe Gabriel Batistuta (1994/95) e kishin arritur këtë. Në këto 11 ndeshje, Ronaldo ka shënuar 16 gola. Ai është lojtari i parë në histori të Juventusit që shënon 10 ndeshje me radhë në Serie A. Ronaldo ka shënuar gola në Serie A më shumë se çdo lojtar tjetër portugez, duke kaluar Rui Costan dhe Luis Figon. Cristiano Ronaldo ka shënuar 31 gola në Serie A sezonin 2019/20, duke barazuar rekordin e të gjitha kohëve të Juventusit për gola në një sezon të vetëm.

Rekordet e Mesit

Lojtari i Barcelonës, Lionel Mesi ka shënuar më së shumti gola radhazi në La Liga nga jashtë zonës së 16-metërshit. Është i vetmi lojtar që ka shënuar gola në Kupën e Botës, si adoleshent, 20-vjeçar dhe 30-vjeçar. Messi ka shënuar më shuma gola nga gjuajtjet e lira gjatë katër vjetëve të fundit sesa cilido klub tjetër. Është i vetmi lojtar që e ka fituar çmimin për lojtarin më të mirë të ndonjë turneu të paktën një herë në secilin turne ndërkombëtar”. Lionel Messi ka më së shumti gola të shënues si zëvendësues në Kupën e Amerikës. Messi ka më së shumti asiste në histori të Kupës së Botës.