BREAKING NEWS

Pakti për emigrantët/ Reagojnë media italiane: Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali, një ish-avokat i...

Pakti për emigrantët/ Reagojnë media italiane: Engjëll
x
BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x

Sport

Cikalleshi dhe Et’hemi shënojnë në Turqi, Arlind Ajeti supergol në Rumani

Cikalleshi dhe Et’hemi shënojnë në Turqi, Arlind Ajeti

Lojtarët shqiptarë që luajnë në Turqi dhe në Rumani e kanë rritur “stekën” e tyre si profesionistë, ku një pjesë lënë gjumë me golat dhe asistent e tyre, e do të tjerë spikasin për autoritetin e liderit që shpalosin në fushën e lojës. Padyshim që në Turqi luan një kontigjent i vlefshëm dhe që e ka vlerësuar edhe trajneri i Kombëtares Silvinjo, i cili i ka vizituar lojtarët atje dhe ka marrë mendimet e tyre, por edhe ka mbajtur shënime për formën dhe cilësitë sportive që disponojnë. Dje ishte radha e Cikalleshit dhe Et’hemit të tregohen protagonistë, kurse në Rumani spikati Arlind Ajeti me një supergol.

Pas Cikalleshit edhe Ethemi bëhet protagonist

Sokol Cikalleshi u rikthye te goli në Superligën turke teksa shënoi për Koniaspor në ndeshjen ndaj Pendikspor në transfertë. Sulmuesi i kombëtares shfrytëzoi në maksimum një penallti, duke e shndërruar atë në gol në minutën e 12-të. Ky ishte goli i parë për kavajasin sa i takon vitit 2024, ndërsa nëse shohim statistikat sezonale, atëherë ky ishte goli i nëntë. Cikalleshi konfirmohet kështu si lideri i Koniaspor në repartin ofensiv ndërsa vlen të theksohet se në skuadrën e Pendikspor bën pjesë Endri Çekiçi, që këtë ndeshje e ka nisur nga stoli. Ndërkohë, në pjesën e dytë të ndeshjes për Koniaspor u aktivizua edhe Valon Et’hemi në minutën e 63-të. 11 minuta më pas, sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës për të shënuar golin e dytë të Koniasporin. Për 26-vjeçarin ky ishte goli i parë me fanellën e Koniaspor pas transferimit të tij më janar.

Arlind Ajeti shënon gol spektakolar në Rumani

Arlind Ajeti tani në rolin e “bomberit”. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, pjesë e CFR Kluzh në elitën e futbollit rumun, realizoi një gol spektakolar në ndeshjen kundër Farul Kostanta, e mbyllur në barazim 1-1. Në minutën e 82-të, në zhvillimet e një këndoreje, Ajeti koordinohet në mënyrë perfekte dhe me një kthesë të befasishme e dërgon topin atje ku portieri e kishte të pamundur të arrinte (as që lëvizi nga vendi). Një gol i pabesueshëm nga 30-vjeçari, që në këtë rast u shfaq në rolin e një goleadori të madh. Për Arlind Ajetin ky ishte goli i tretë në kampionatin elitar rumun, pasi më parë ka shënuar në barazimin 3-3 me Politehnika Ia?i dhe në humbjen 3-4 Universitatea Kluzh. Ajeti me paraqitjet që po zhvillon mbetet në vëmendjen e trajnerit të Kombëtares, Silvinjo, i cili e aktivizoi titullar në fitoren 3-0 me Çekinë në një moment delikat, kur mungonte Ismajli.

Sulmuesi/ Kristjan Shpendi shkëlqen me Çezenën, vjen goli i 17-të sezonal

Ndërkohë që në Turqi dhe në Rumani spikasin kuqezinjtë, të tjerë nga Kombëtarja U-21 po spikasin në Itali. Kështu, Çezena fitoi është me rezultatin 4-0 ndaj Entelës dhe në takimin e javës së 29-të të Serie C dhe mes protagonistëve është edhe sulmuesi i kombëtares U-21 të Shqipërisë, Kristian Shpendi. Shpendi realizoi golin e dytë të skuadrës së tij në minutën e 34-t, duke i dhuruar siguri dhe duke treguar edhe njëherë formën e mirë që ai vetë po kalon. Sulmuesi “kuqezi” është golashënuesi më i mirë i këtij kampionati, ndërsa deri tani numëron 17 gola. Golat e Shpendit kanë qenë shumë vendimtar për Çezenën, që momentalisht kryeson me 74 pikë, plot 15 pikë diferencë nga vendi i dytë që mbahet nga Torres.